E enjte, 01.05.2025, 11:19 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Baki Ymeri: Shkrimtarët lobojnë për Kosovën

E marte, 08.04.2014, 08:04 PM


Shkrimtarët lobojnë për Kosovën edhe në Bukuresht

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve „Teuta“, nëpërmjet takimeve me institucione dhe figura me ndikim në këtë shtet, përçoi mesazhin e qartë qe Kosova pas një rrugëtimi të  gjatë dhe të pergjakshëm është e pavarur dhe njohja e vullentit të popullit shumicë te Kosovës nga shteti rumun, do t´i kontrbuonte përforcimit të urave të vjetra me këtë shtet, nga gjiri i të cilit dolën rilindësit më të shquar të historisë kombëtare shqiptare.

Ekskluzive nga Baki Ymeri

Nga Jeta Beqiraj kuptojmë se ka përfunduar turi katërditor „Shkrimtaret lobojnë për Kosovën“, një aksion produktiv dhe konstruktiv i Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve „Teuta“, të cilët me aktivitete të ndryshme kulturore në Bukuresht përçuan thirrjen e popullit të Kosovës për njohjen e shtetit të tyre nga Rumania.

Adresa e parë e „Teutës”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, ishte Lidhja e Shkrimtarëve të Rumanisë ku në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe nën përkujdesjen e ambasadës së Shqipërisë në Rumani, u mbajt një takim letrar ku u tha se  kultura është ambasadori më i mire i një populli, se është shpirti i shkrimtarit ai që nuk njeh barriera dhe hap shtigje të reja, dhe se vetëm nëpërmjet njohjes se njëri-tjetrit munde ta pranojmë njëri-tjetrin.

Pa Bukureshtin dhe Rumaninë, historia e Rilindjes Kombëtare Shqiptare do të ishte e gjymtë, tha shkrimtari nga Kosova, Ibrahim Kadriu: “Sepse, këtu është thurrur himni kombëtar shqiptar. Këtu janë bërë takimet e para për pavarësinë e Shqipërisë. Këtu janë botuar edhe gazetat e para shqipe dhe po nga këtu kanë dalë poetët më të mëdhenj shqiptarë tejet të rëndësishëm për letërsine tonë kombtare”. Në kete manifestim poetik merrnin pjese figura eminente të letërsise rumune, si Nicolae Prelipceanu, Magda Carneci, Hora Garbea, Tiberius Puiu, Florica Ceapiou, Nicolae Grigore Marashanu etj., përderisa, manifestmin me pranine e tyre i nderoi edhe ambasadori i Shqiërsisë në Rumani, Shkëlqesia e Tij, Sami Shiba, konsuli i ambasades shqiptare,  Luan Topciu, diplomatët Aleks Jaso, Gheorghe Micu dhe Georghe Bucura.

Në takimin me drejtoreshën e përgjithshme të Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë,  Elena Terziman,  u bisedua për mundësinë e një bashkëpunimi ndërmjet të dyj shteteve në fushën e kultivimit të kësaj pasurie kombtëare. Ndërsa përqafoi vullnetin e shoqatës treshtetërore për përtëritje të urave të vjetra të kulturës shqiptaro-rumune,  duke pohuar se „Teuta ka trokitur në një derë të hapur dhe institucioni të cilin e drejton është i gatshëm për bashkëpunim të frytshëm dhe me interes për të dyja palët”. Po nga Jeta Beqiraj (gazetare, poete dhe presidente), kuptojmë se të mërkuren ne takuam sekretaren permanente të Ministrisë së Kulturës së Rumanisë, Irina Cajal-Marin, e cila me një thjeshtësi të madhe dhe me vullnetin më të mirë tregoi interesimin për të mbështetur çdo iniciativë që vie nga shoqata treshtetërore „Teuta”.

Nicolae Prelipceanu, nga Unioni i Shkrimtarëve të Rumanisë, edhepse nuk ishte aq optimist se ndryshimet e mëdha fillojnë edhe nga shkrimtarët, theksoi se “Zëri i tyre mund të dëgjohet nëpër qarqe të ndryshme, edhepse qarqet e tyre janë të vogla. Por,ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën!”, tha Prelipceanu.

Përderisa Natasha Lako, njëra ndër tri themelueset e Teutës e cila me këtë rast përfaqësonte Shqipërinë, tha se turi “Shkritmarët lobojnë për Kosovën” është iniciativë e brendshme e shoqatës, sepse veprimet duhet marrur së pari vetë: „Duhet kërkuar shtigje dhe pikat e përbashketa, jo vetëm me vendet tona, por edhe me Rumaninë, sepse ajo që të duket tejet larg për shkak se ende nuk kanë pranuar njohjen e Kosovës, kur vjen këtu, distanca shkurtohet dhe fillon të gjesh pikat e përbashkëta prej nga vijmë. Ndaj, institucionet e Kosovës, por edhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë, duke e kuptuar peshën e këtij projekti,  mbeshtetën misionin tonë, të  cilin mendoj se e realizuam me sukses. Sepse, atje ku janë portat e mbyllura duhet të trokasësh me kulturën, e pastaj hapen portat për mallra, ide etj.“. Sipas zonjës Lako, kultura është një aspekt i rëndësishëm për çdo mirëkuptim dhe prosperitet; ”Ne  zgjodhëm Rumaninë për projektin tonë për shkak se ndërmjet shqitparëve dhe rumunëve ka një traditë bashkëpunimi e cila zë fill që nga lëvizja kombtare shqiptare. Ndaj, e them me kënaqësi se na kuptuan shumë mirë dhe hapat e bashkëpunimit do të shtohen ndërmjet këtyre dy vendeve të Ballkanit”.

Jeta Beqiraj thekson se “Pjesë e këtij delegacioni ishin: Natasha Lako, Ibrahim Kadriu, Ajete Beqiraj, Smajl Smaka dhe Albina Idrizi nga Kosova,si dhe Basri Çapriqi, president i Pen Qendrës së Kosovës, me origjinë nga Mali Zi. Ndërsa, sipas Baki Ymerit, aktivist i  Bashkesise Kulturore te Shqiptarëve të Rumanise, prania e këtyre emrave të kulturës shqiptare nga të tri shtetet, ka një rëndësi të madhe për të ndryshuar opinionin rumun rreth situatës reale të Kosovës dhe rrugëtimit të saj të gjatë e të mundimshëm drejt lirisë dhe pavarësisë.”

Shkrimtari Ibrahim Kadriu thotë se me këtë turnir lobues „Teuta“ ka tejkaluar të priturat e veta: „Një pritje dhe organizim të tillë nuk e kisha menduar, sepse nivelet ishin ndër më të lartat, në kohën kur çdo gjë eci sipas programit. Prezantimi ynë i denjë ishte një surprizë për ta, siç ishte edhe mikrpitja e tyre për ne dhe aty u pa një etje e ndërsjellë për vënje kontaktesh dhe shtrirje bashkëpunimi. Ndaj, besoj se ky tur do të mbetet në kujtesën e të dyja palëve dhe imazhi për Kosovën në sytë e tyre do të jetë ai i vërtetit, i një populli vullnetmirë, paqësor, i hapur për bashkëpunim, për fqinjësi dhe marrëdhënje të mira me të gjithë popujt botës“.

Basri Çapriqi, president i Pen Qendrës së Kosovës, tha se ky tur ishte një sensibilizim me shumë takt i çështjes së Kosovës: „Ishte një ndjeshmëri tek pjesa intelektuale për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe një rimëkëmbje e urave që tash një kohë te gjatë, për shkaqe politike janë ndërprerë ose janë rrënuar. Dhe, si duket, edhe ata e pranuan se prania e kulturës është rruga më e mirë për të sensibilizuar opinionin rumun për çështjen e Kosovës“. Kështu theksoi Çapriqi, i cili ne bashkëpunim me Pen Qendrën e Rumanisë paralajmëroi inisiativa konkrete që do të fillonin me një vizitë të ndërsjellë me shkrimtarë nga Kosova dhe Rumania.

Ajete Beqiraj, përfaqësuese e shoqatës Teuta për Kosovë, tha se ”Ne në takimet tona kërkuam që secili prej atyre që janë dëshmitarë të shtypjes sistematite, të  persekutimeve, vrasjeve, masakrimeve, përdhunimeve, përndjekjes,eksodit biblik deri në përpjekjen për gjenocid mbi popullatën joserbe të Kosovës nga pushteti serb, të shfrystëzojë autoritetin e tij në qarqet e veta dhe të pranojë vullnetin e popullatës shumicë, e cila me dekada e shekuj nuk kërkoi tjetër veçse të jetojë i lirë dhe i pavarur në trojet e veta shekullore, i barbartë perkrah kombeve të qytetëruara të botës. Kërkuam nga shteti i Rumanisë, që me pranimin e pavarësisë të ndihmojë konsolidimin e këtij embrioni të lashtë mbi tokë, por të ri dhe të vonuar në hap!”

Programi "KosovoTalksEU" (Bisedimet e Kosovës me BE-në)  ka për qëllim përmirësimin e komunikimit ndërmjet Kosovës dhe vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, si: Sllovakia, Greqia, Spanja, Qipro dhe Rumania. Turi katërditor "Shkrimtarët lobojnë për Kosovën” u mundësua nga Këshilli Britanik dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në kuadër të Fondit të Kosovës për Avokim; nga Minisitria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë; Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës dhe komuna e Istogut.  Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve „Teuta“, nëpërmjet takimeve me institucione dhe figura me ndikim në këtë shtet, përçoi mesazhin e qartë qe Kosova pas një rrugëtimi të  gjatë dhe të pergjakshëm është e pavarur dhe njohja e vullentit të popullit shumicë te Kosovës nga shteti rumun, do t´i kontrbuonte përforcimit të urave të vjetra me këtë shtet, nga gjiri i të cilit dolën rilindësit më të shquar të historisë kombëtare shqiptare.

Nga Albina Idrizi, poete dhe romansiere, kuptojmë se shkrimtarët, edhe kur shkruajnë për vendin e tyre dhe për vetveten, njerëzimi gjen veten sikur gjithë bota të jetë aty. Po edhe, kur shkruajnë për universalen ata përcjellin origjinën, kulturën e vet e të vendit ku formohen. Në këtë kontekst, të konkludojmë se, letërsia e një shkrimtari, pavarësisht qëndrimeve aktuale të dhe ndaj vendit ku jeton dhe vepron ai, nuk njeh kufinj, është diçka që dihet nga të gjithë. Por se, po ky shkrimtar, i po kësaj letërsie, duhet të kalojë disa porta kufinjsh për disa ditë, vetëm e vetëm të pajiset me një lejeqëndrim shteti të cilin dëshiron ta vizitojë,apo të prezentojë gjatë një manifestimi poetik qoftë edhe me ftesë nga po ky vend, dihet kjo nga të gjithë?! E tmerrshme dhe vetëm po ta mendosh. Ndodhë kjo akoma sot me shkrimtarët kosovarë edhe me 15 vite që lufta la pas, me 6 vite pavarësi, me pak ditë pasi “Gratë në të zeza” demostruan në sheshin e Beogradit kërkimfaljen ndaj popullit të Kosovës për krimet e Serbisë. A nuk është për të të ardhur keq? Kaq vështirësi për të shpjerë të vërtetën atje ku nuk njihet. E, nëse e vërteta nuk është e lirë, edhe liria nuk është e vërtetë, thotë Zh. Prevert.

Pata rastin të jem në mesin e miqve: Ibrahim Kadriu, Natasha Lako, Basri Çapriqi e Smajl Smaka, si pjesë e projektit “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën”, nën drejtimin e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta”, gjegjësisht kryetares së kësaj shoqate Ajete Beqiraj. Projekt ky, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Këshillit Britanik në Kosovë, më konkretisht, nga programi “Kosovatalks Eu” (Bisedimet e Kosovës me BE-në), i cili kishte për qëllim përmirësimin e komunikimit në mes të Kosovës dhe vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, e me këtë rast, edhe Rumania, vendi të cilit iu drejtuam ne. Gjatë këtij qëndrimi tre ditor, nuk kishe si të mos ndjeje hijen e të parëve shqiptarë që hapëruan kalldërmeve të Bukureshtit duke filluar nga Nikolla Naço e Viktor Eftimiu, banesa e të cilit gjendej pak metra larg hotelit ku qëndronim e me emrin e të cilit quhej gjithë rruga që përshkuam më këmbë gjer atje. Më tej, nën luksin e Hotel Kontinentalit pamë të shkëlqente pllaka që mbante shkrimin për Ismajl Qemalin, më larg tutje përmendorja e Naim Frashërit e, në qendër të Bukureshtit të vjetër, shtypshkronja e vjetër prej ku rodhën shkronjat shqipe.

Nga krejt këto dhe shumë tjera, të vinte vërtetë të thërrisje Bukuresht i dashur, siç e quante Lasgush Poradeci në një bisedë me Asdrenin, para 70 vitesh. Vendi ku flitej shqip, shkruhej shqip, botohej shqip dhe me të drejtë i njohur në shekuj si qendër e shqiptarëve. Parisi i vogël i Lindjes me një arqitetkturë ineteresante ku momumentet e lashta dhe ndërtimet e reja moderne, qëndrojnë ballë për ballë njëra tjetrës. Ngjante po aq e ngrohtë mikpritja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, Sekretares së Ministrisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Rumanisë, Drejtoreshës së përgjithshme të Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë, gjithmonë të shoqëruar nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, të hapur e të gatshëm për realizime konkrete kulturo-letrare. I gjithë qëndrimi, në një gjuhë ndryshe, fliste: Ne duam... ! Ne dëshirojmë...! Dhe askush, askush nuk mund të më bindë se, një nënë rumune që pashë rastësisht pranë një shkolle fillore, të merakosur, teksa po priste fëmiun e vonuar, mbase për pak minuta, nuk e njeh dhimbjen dhe trishtimin e një nëne kosovare që për pesëmbëdhjetë vjet pret të birin e zhdukur. Dhe po kjo nënë, ka aq forcë sa të lejojë të ndërtohet një shtëpi e re, ngjitur me shtëpinë e djegur të saj, për një familje serbe. Në fillim thashë se, ishte e tmerrshme dhe për të të ardhur keq për Kosovën që, pas kaq kohe të mos njihet ende nga disa vende të botës. Jo. Tani them, më e tmerrshme, më keq akoma duhet të jetë për ato vende që nuk e njohin Kosovën.



(Vota: 67 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx