Udhëpërshkrim
Xhevahir Cirongu: Atje, ku libri merr frymarrje
E diele, 23.03.2014, 01:05 PM
Atje, ku
libri merr frymarrje nga kaltëristë adriatikase
( Me rastin e 6 vjetrit të Shpalljes së Pavarsisë së Kosovës)
Nga Xhevahir Cirongu
Ishte një ditë e bukur, ajo e datës 15 shkurtit 2014, ku buzëqeshjen edhe më të ngrohtë qytetit bregdetar të Durrësit, ia dha edhe aktiviteti që u organizua nga Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të po këtij qyteti. Tashmë, është bërë një traditë e përhershme që instuticioni shtetëror, siç është tempulli i arkivimit të dijes biblioteka e qytetit dhe Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve, në bashkëpunim organizojnë aktivitete të ndryshme e sidomos promovime të librave të autorëve durrësak e të tjerë që operojnë me këtë inctitucion që mbart vlerat e historisë e të kulturës së qytetit bregdetar dhe mbarëkombëtare.
Një nga sallat e Pallatit të Kulturës ‘’A. Moisiu’’ që mban emrin e aktorit ‘’Nikolin Xhoja’’ kishte në gjirin e vet të ftuar shkrimtarë, poet ,këngëtarë, historianë, por edhe të afërm e shokë të ardhur nga Elbasani. etj , që i dhanë gjallëri edhe më shumë evenimentit të aktivitetit kushtuar prezantimit dhe promovimit të katër vëllimëve të librave me autor Myftar Gjonbalaj. Ekspozeja e paraqitur në sfondin ballor të sallës, fliste shumë me reklamën e saj që u kishte bërë shtypshkronja e shtëpia botuese ‘’Milenium i Ri’’ librave të autorit, për nga cilësa dhe artin grafik të tye. Në emër të Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve, pjesëmarrësit e aktivitetit i përshëndeti kryetari i klubit z. Nikolla Spathari. Pjesëmarrësi, në emër të bibliotekës publike i përshëndeti zonj. Spatha.
Autori M. Gjonbalaj ka lindur në Vuthaj të të komunës Plavë- Guci më 12.12. 1946, në një famijlje me tradita të shëndosha atdhetare e patriotike. Ka mbaruar studimet e larta dhe është diplomuar në degën gjuhë- letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës më 1971. Ka kryerë studimet pasuniversitare për degën gjuhë-letërsi shqipe, për emergjencat civile dhe drejtimin e shkollës. Ka punuar si mësues dhe drejtues shkolle në Berat dhe Durrës për 45 vjet.Së fundi ka qënë drejtor i shkollës së mesme ‘’Naim Frashëri’’ në Durrës Eshtë kryetar i shoqatës A.P. ‘’Kosova’’ që nga viti 1993 e deri më sot, dega Durrës. Ai ka shkruar edhe artikuj të ndryshëm publicistik në organe të ndryshme .
Botime të autorit:
‘’Odisea e një rrugëtimi’’, roman -2013
‘’Kosovë, o kreshnikja në flamur’’ -2013
‘’Pubkicistikë, tregime, poema, poezi, anektoda’’
‘’Endrra e shqiptarëve’’, poemë e poezi-2013.
Fjala e moderatores Habi Hoxha, e cila është edhe anëtare e Klubit të Shkrimtarëve e të Artstëve të qytetit, ngriti peshë sallën dhe u duartrokit fuqishëm nga pjesëmarrëst, kur tha se autori M. Gjonbalaj në radhë të parë është një atdhetar i flaktë, prind i mirë, dhe edukator shëmbullor që ka mësuar e nxjerrë breza të tërë nxënëssh që sot janë bërë kuadro të aftë në shërbim të atdheut.
Vladimir Muça mbajti fjalën kryesore dhe referoj rreth krijimtarisë të autorit M . Gjonbalaj. Për prozën e shkurtër foli z. Kadri Tarelli, i cili vuri në dukje vlerat cilësore dhe edukative që mbartin tregimet e autorit M. Gjonbalaj ,mesazhet që përcjellin ato te lexuesi ynë, fryma patriotike. Si shembull ai solli tregimin’’Dëshmori i lirisë’’ që edhe libri hapet me këtë tregim qysh në faqen e parë të prezantimit të librit. Kurse për poezinë foli poeti Vaso Papaj, që i cili kishte shkëputur fragmente analize nga poezitë ‘’Endrra shqiptare’’,,por ai u ndal edhe te bukuritë e natyrës, e sidomos te bjeshkët tona që janë aq të bukura e tërheqëse për vizitorin vendas edhe të huaj.
Në këtë eveniment kulturor tërheqëse ishte edhe fjala e Gjergji Junçaj i cili kishte ardhur nga qyteti i Elbasanit në aktivitetin e librit të organizuar në qytetin e durrësit. Fjala e Gjergjit dhe e Gjokut, përloti jo vetëm autorin e librave z. Myftar Gjonbalaj, por edhe gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në odaonin e sallës’’ N. Xhoja’’. Kujtime të bukura dhe vlerat që kanë librat e botuara të autorit M. Gj.,- solli para të pranishmëve edhe mësuesi e poeti Hasan Shahini e Daut Hoxha.
Poeti Agim Bajrami e Habi Hoxha recituan me plotë ëmbëlsi e aromë lule mimoza, vargje poezish nga librat e M.Gjonbalaj.
Për
pjesëmarrësit u shtrua edhe një koktej në resorant ‘’