Udhëpërshkrim
Murat Gecaj: Veprimtari, Shpëtimi i Hebrenjëve
E enjte, 03.04.2014, 06:00 PM
TIRANË: VEPRIMTARI, ME DËSHMI PËR PRANIMIN DHE SHPËTIMIN E HEBRENJËVE, NË SHQIPËRI
Nga: Murat Gecaj
Sot në mesditë, në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit, u zhvillua veprimtaria me tematikë, “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore”(Pranimi dhe shpëtimi i hebrenjëve). Ajo ishte organizuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), me drejtor dr. Ramiz Zekaj, në bashkëpunim me Fondacionin “Mbretëresha Geraldinë”. Veprimtaria u zhvillua me një Konferencë, ku u lexuan tema nga disa autorë dhe me shfqjen e flmit dokumetar “Besa”.
Merrnin pjesë nga AIITC dhe Fondacioni “Mbretëresha Geraldinë”, punonjës të shkencës, kulturës e arsimit; diplomatë të ambasadave në Tiranë; profesorë e akademikë; nga institucionet zyrtare, shoqatat joqeveritare, media e shkruar dhe ajo elektronike e te ftuar të tjerë. Ndodheshin edhe disa të ftuar nga Republika e Kosovës, ndër të cilët ishte z.Adem Demaçi.
Pamje nga salla, ku u zhvilllua veprimtaria…(I pari djathtas, F.Borova-Foto: M.Gecaj)
Fjalën e
hapjes e mbajti z. Faruk Borova, kryetar i Bordit të AIITC dhe ish-përfaqësues
i Shqipërisë për Izrealin, në vitet 1993-1997. Pastaj u lexuan kumtesat e
përgatitura: “Trajtimi i minoriteteve në Shqipëri” (nga prof.dr. Beqir Meta),
“Shqiptarët dhe Hebrenjtë, gjatë kohës së Mbretit Zog”(nga Sulejman Gjana,
kryetar i
Përmes këtyre temave, u dhanë dëshmi e fakte të shumta për pranimin e shpëtimin, strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjëve (izrealitëve) në Shqipëri, që në kohën e mbretërisë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ndiqeshin nga nazistët, për t’i kapur e shfarosur në kampin famëkeq të Aushvicit, në Gjermani. Ato flisnin qartë e më së miri, për shpirtin njerëzor, traditat mikpritëse dhe besnikërinë e popullit tonë, ndaj kujtdo që i ka ardhur në shtëpi dhe ka kërkuar ndihmën ose mbështetjen e tij.
Fotoja, që është marrë nga Interneti, paraqet disa hebrenjë (izrealitë), të mbijetuar dhe të strehuar në Kamëz-Tiranë, në vitin 1944
Pjesëmarrësit në këtë veprimtari i përshëdeti bashkëshortja e Princit Leka, që dhe ai ishte i pranishëm, bashkë me disa anëtarë të Oborrit Mbretëror.
Fjalën e mbylljes e mbajti znj. Elia Zaharia, drejtoreshë e Fondacionit “Mbretëresha Geraldinë”.
Në këtë veprimtari mbresëlënëse u shfaq dhe u ndoq me mjaft interes nga të ftuarit filmi dokumentar, me titullin “Besa”, realizuar nga Astrit Hykaj. Gjatë koktejit, që ishte shtruar me këtë rast, të pranishmit panë me kërshëri ekspozitën fotografike, e cila pasqyronte bashkëjetesën e familjeve shqiptare e hebreje.