E enjte, 01.05.2025, 07:33 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Hyqmet Hasko: Qytet i vogël që bën art të madh

E diele, 30.03.2014, 06:16 PM


NJË QYTET I VOGËL QË BËN ART TË MADH

NGA HYQMET HASKO

Ardhja e një ftese për të marrë pjesë në një eveniment është gjithmonë gëzim, por dhe impenjim i lartë për t’u ballafaquar në mënyrën më të mirë dhe më dinjitoze, me atë vektor letrar që vepron si një mendësi krijuese në të gjitha hapësirat e botës shqiptare.

Miku im, Ismail Baftjari më telefonoi disa ditë më përpara se të vinte data 23 mars, kur do të mbahej edicioni i trembëdhjetë i poezisë, në qytetin e tij të lindjes.

Është nder për ne, citoi miku im, që ju të merrni pjesë në evenimentin kokurues të poezisë që ne do të mbajmë me datë 23, si vijim i një riti letrar tashmë të kthyer në një traditë, të cilën duam ta mbajmë ndezur dhe ta ushqejmë me flakët e pasionit krijues të hapësirës sonë mbarëkombëtare.

E prita me shumë kënaqësi këtë ftesë, e cila nuk është as e para dhe s’do të jetë as e fundit, pasi ftesa të tilla po bëhen të zakonshme, këndej e matanë kufijve tanë administrativë, pjesë e një vetëdije të re mbarëshqiptare, në një realitet të ri gjeo-politik, pa mure e ndasi.

Kështu, pas kësaj ftese bujare, bashkë me miqtë e mi poetë, Agim Bajrami dhe Besnik Meta u nisëm një ditë më përpara drejt Kosovës.

Ishta ora 15, kur bashke me Besnikun arritëm në qytetin e vogël të Vorës, ku po na priste Agim Bajrami, poet, shkrimtar dhe kritik i talentuar.

Kafenë e pimë në qytetin e Milotit, në një lokal buzë rrugës. Atë vend shumëkush e ka cilësuar drejtoria e ERËRAVE,dhe vërtet aty erërat fryjnë si të tërbuara në çdo stinë, sikur sjellin nga larg, nga kurorat e maleve gjer në re kumte të lashta e të reja.

Ishta ora 17, kur ne kaluam tunelin tashmë të famshëm të Morinit. Makina ime pësoi një difekt, por unë nuk ndalova, duhej të arrinim sa më parë në qytetin e VITISË, në atë vis të mrekullueshëm të shqiptarisë, ku do të zhvillohej aktiviteti.

Por makina rezistoi deri në qytetin e Therandës, ku  vendosëm që të bëjmë difektin dhe pastaj të vijonim udhëtimin. Beseduam me një mekanik, ose mjeshtër, siç i quajnë atje në Therandë riparuesit e makinave. Ramë në ujdi me një pazar që na dha mekaniku, që për ne ishte i kripur, por s’kishim çafrë të bënim, ishim të detyruar ta bëjmë difektin, ndryshe rrezikohej pjesëmarrja në këtë ngjarje letrare në Viti.

Rreth orës 20, mekaniku e mbaroi difektin dhe ne u nisëm drejt qytetit të Vitisë.  Arritëm rreth orës 21 në qendër të qytetit, ku po na priste miku ynë i nderuar Ismail Baftjari.

Mbas një kafeje, që na shijoi aq shumë pas asaj lodhje, shkuam në bar restorant “Panorama”, një ambient vërtet komod, ku klienti ndihej shumë mirë dhe i relaksuar.

Bisedë mbas bisede të këndshme me mikun tonë ISMAL BAFTJARI, ora po shkonte 12 e natës. Ismaili ishte shumë i preokupuar dhe për promovimin e librit te djalit të tij 9 vjeçar, Kristal Baftjari. I biri i tij është një fëmijë tepër i talentuar; ai arriti që të shkruajë një roman të ilustruar për fëmijë, pa ndihmen e askujt. Titullin ia kishte vënë “PASURIA E FSHATARIT” dhe ishte një rrëfim në trajtë përralle, ku djali i vogël, me një dhunti të beftë krijuese, pasqyronte një botë të pasur shpirtërore, dashurinë për jetën dhe filozofinë e ndihmës ndaj njeriut në nevojë. Kishte në këtë rrëfim aq natyrshmëri e spontanitet, sharm dhe elegancë gjuhësore, një pasuri stilistike mjaft premtuese, për të ardhmen e shkrimtarit të vogël.

Në këtë libër. shkrimtari fëmijë e tejkalon jo vetëm moshën e tij fëmijonore si akt shkrimor, por dhe moshën e fëmijëve që iu drejtohet rrëfimi, duke e kthyer romanin në një mesazh për të gjitha moshat dhe kohët…

Ora shkoi 01 kur ne shkuam në qendrën e madhe të hoteleve spitalore që ndodhet në juglindje të Kosovës, në vendin e quajtur Klokot, që mban emrin NËNA NAILE. Këtu ndodhet qendra e Mjeksisë Fizikale për Rehabiltimin Reutizmal. Uji i pashtshtershëm termomineral dhe teknika moderne mjeksore e kanë bërë këtë vend mjaft tërheqës për pacientët nga e gjithë bota. Kjo qendër ka filluar të funksionojë që nga viti 2007. Kushtet klimaterike në Kollkot janë tipike Mesdhetare, me dimër të shkurtër dhe të butë, kurse vera është stina më e gjatë, zakonisht, me ditë të kthjellëta dhe me diell, por dhe me erëra të lehta freskuese. Në këtë qendër janë katër hotele, me dy mijë shtretër gjithsej.

Dhe aty pritja ishte e mrekullueshme; personeli u kujdes qe ne të stistemoheshim më së miri.

Mëngjesi na gjeti në një kafene të hotelit dhe pastaj një mengjes i lehtë në restorantin tij.

Aty rreth orës 10, ishim pranë Pallatit të Kulturës, ku u takuam me shumë miq poetë nga të gjitha trevat shqitare.

Koha kaloi shpejt dhe ora e konkurimit erdhi; të gjithë në orën e caktuar ishim në sallën e Pallatit të Kulturës së atij qyteti.

Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha për kulturë dhe sporte në komunën e Vitisë, Kaltrina Sylejmani. Midis të tjerash, ajo tha se ky manifestim i “Flakadanit të Karadakut” është një ngjarje e rëndësishme e kulturës së këtij qyteti të vogël por të madh nga arti, kultura dhe trimëria. Ky manifestim është e trembëdhjeta herë që mbahet dhe çdo vit ka pësuar një rritje në të gjithë aspektet drejtuese, organizuse dhe pjesëmarrëse.

Zemra e madhe e kësaj komune, puna e palodhshme e Sarë Gjergjit, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Vitisë, Isamil Baftjarit, personalitet me një intengritet të lartë intelektual, e bëjnë këtë aktivitet më të bukur dhe më të ndjeshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Në këtë aktivitet një vëmendje te vecntë i kushtuar dëshmorit Njazi Azemi ose sic njihet ndryshe komandant Mjekrra.

Aktivitetin e nderoi dhe Kryetari i komunës zoti Sokol Halili, i cili me thjeshtësinë e tij, kulturen e lartë të sjelljes dhe komunikimit, i dha këtij evenimenti ngjyra të bukura feste, serioziteti dhe vlerësimi që i bën qeverisja lokale artit dhe letrave kombëtare.

Në konkurim morën rreth 100 poetë që me krijimet e tyre i dhanë larminë e duhur këtij aktivieti.

Pjesëmarrja e figurave dinjitoze artistike si Agim Vinca, Agim Bajrami, Sabit Rustemi,  Sevdail...Buaredin Xhemali Arsim Halili,  Demush Mehmeti, Xhem Karadaku,  si dhe shumë e shumë figura të tjera të nderuara të artit poetik i dhanë këtij aktiviteti një përmbatje majft serioze dhe me vlera të pakrahasueshme artistike.

Në kohën që juria u tërhoq për të vlerësuar poezitë e konkuruesve, me shumë dinjitet u bë dhe promovimi i romanit të shkrimtarit të talentuar Krital Baftjarit “Pasuria e Fshatarit”. Në promovim  folën dhe  figura të mirënjohura të letërsisë dhe artit, që  me këndvështrimet e tyre pasqyruan shumë saktë brendinë dhe mesazhin që përcjell  romani “Pasuria e fshatarit”, si një vështrim psikologjiko-narrativ në botën e fëmijëve. Agim Bajrami  e çmoi lart intelektin e shkimmtarit të vogël, që dhe pse ende i njomë në moshë, sjell për lexuesin një vepër të bukur dhe të shkruar me një realitet ndjesor dhe emocional që të habit. Pastaj Agim Bajrami lexoi  reçesionin e shkruar nga poeti, shkrimtari dhe kritiku Hymqet Hasko nga Tirana.

Nëpërmjet sekuencave filmike dhe intervistave që autori i libirt ka dhënë për mediat vizive dhe asaj të shkruar u mbyll promovimi i librit të shkrimtarit më të ri në Ballkan, Kristal Baftjari.

Juria e përbërë nga Hyqmet Hasko, anëtar, Lumnie Thaçi – kryetare dhe Ismail Baftjari, anëtar,  shpallën fitues poetët: Cmimi i parë i takoi poetit Ruzhdi Ciku,me,poezinë -“JU-FLAS-NGA--VARRI”.

Cmimi i dytë, poetit Besnik Meta nga Tirana me poezinë “VAÇE ZELA”.

Kurse çmimi i tretë iu dha poetit Jonuz Ferataj, me poezinë ''Harta-e-Lotit''.

Me çmim special u nderua poeti Demush Berisha. Organizatorët  Sarë Gjergji dhe Ismail Baftjari e kishin mirëmenduar këtë aktivitet; ata shpërndanë  për të gjithë poetët pjesëmarrës  “Mirënjoheje” për pjesëmarrjen e tyre në këtë eveniment vërtet fantastik për nga  organizimi dhe mikpritja.

Në fund të aktivitetit, organizatorët shtruan një drekë  mjaft të kendshme në  Restorant “Panorama”.

Poetët vazhduan të drekojnë, por dhe të recitojnë krijimet tyre me shum kënaqësi.

Duke u kthyer me miqtë e mi poetë, Agim Barjramin dhe Besnik Metën për në pjesën tjetër të kombit, në trungun amë, në Tiranën tonë të dashur, po mendoja për fuqinë e fjalës, e cila i shemb e para muret e ndarjes, para se ato t’i rrënojë politika dhe era globale.

Po mendoja, gjithashtu, se sa shumë kemi nevojë ne shqiptarët për këtë urë të madhe ku të ecë pa u lëundur dashria dhe gjaku ynë i përbashkët, që më shumë se me gjithçka tjetër, na përcjell të vërtetat tona me anë të artit magjik të fjalës poetike, pasi e para ishte fjala dhe e fundit po fjala do të jetë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx