Udhëpërshkrim
Kadri Tarelli: Çdo fund marsi në Durrës
E hene, 07.04.2014, 07:46 PM
Miku nga Kosova
15 VJET. ÇDO FUND MARSI JAM NË DURRËS
Nga Kadri Tarelli, Durrës
Një telefonatë nga kolegu im Bajram Gashi, ish drejtor i shkollës së Shënavlashit:
- Ka ardhur Dush Zeqiraj nga Peja. A je për kafe?
Nuk u çudita, por më kishte dalë nga mendja se miku ynë nga Kosova e ka bërë ligj për vetveten, që në çdo fund Marsi, do të lerë çdo punë e hall dhe do të niset të vijë në Durrës. Deshiron të takojë e të përshëndetet me miqtë, që këtu e 15 vjet të shkuar, e pritën me aq dashuri e bujari, pikërisht në motin e keq të shpërnguljes masive të shqiptarëve të Kosovës, si rezultat i genocidit serb. Nuk di, a ka tjetër njeri që e bën çdo vit një ritual të tillë?. Deshira ime është të mos jetë i vetmi, sepse është fisnikëri dhe shpreh mirënjohje.
E prita me kënaqësi kët takim me mikun e vjetër. Pasi u falëm me shëndet, biseda nisi shtruar, si fillim për shëndetin dhe hallet e ditës, e më pas vetiu në kujtimet e atyre ditëve aq të ngarkuara me dhimbje e urrejtje bashkë. Viti 1999, prag kapërcyelli të shekullit njëzet. Më e madhja tragjedi e kohëve moderne u luajt mbi popullin shqiptar në truallin e Kosovës. Në pak kohë u pleksën egër, në njërën anë lufta dhe dhuna e agresorit serb, që shkaktoi viktima të shumta mbi popullsinë e pambrojtur dhe që detyroi një popull të tërë të marrë udhën e largimit nga trojet stërgjyshore. Shpërngulje popullsie me përmasa biblike, që u dynd drejt Shqipërisë ku u pritën aq bujarisht. Në të njëjtën kohë rezistenca e armatosur e UÇK-së dhe ndërhyrja urgjente dhe e vendosur e SHBA-së dhe fuqive të botës demokratike, që sollën fundin llogjik: çlirimin e Kosovës dhe kthimin e të shpërngulurve në shtëpitë e tyre.
- Ka kaluar 15 vjet që atëherë. – flet shtruar miku nga Kosova. - Nuk është shumë, por edhe jo pak, për të kujtuar e kuptuar çka ndodhi. Si në një filmë dokumentar më kalojnë ndodhitë e atyre ditëve të mbushura me tmerret e luftës. Sado që mundohem t`i harroj, është e pamundur. Thonë se koha bën të vetën, domethënë i zbeh, i fashit dhe i mbyll plagët. Unë mendoj se hiri i kujtesës e mbulon zjarrin, zbut zemërimin, por mjafton ta zbulosh dhe ai të djeg e përcëllon, ndërsa plagët dhembin sikur më parë. Unë kam 15 vjet që le çdo punë apo hall që të kem, dhe nisem nga Peja ku banoj e vij këtu në Shënavlash të Durrësit. Më së shumti, jo për të risjellë në kujtesë të shkuarën, por për të takuar e nderuar familjet dhe familjarët që na u ndodhën në ato dit reziku, në ato kohë aq të vështira ku s`dinim ku të përplaseshim e të fusnim kokën.
Sot, -
vazhdon Dushi, - duke biseduar e pirë kafe këtu pranë detit, mbase duket jo aq
e trishtë, sidomos për të rinjtë, ajo që përjetuam atëherë. Vetëm ne që e
provuam e dime çdo të thotë të lesh vatanin, të ikish vetëm me plaçkat e tupit,
pa ditur se ku dhe çdo të ndodhte më tej. Shpesh them me vete se vetëm guri dhe
druri mund ta durojë vuajtjen e shpirtit të nënave dhe baballarëve, kur kishin
humbur fëmijët dhe s`i gjenin dot. Kur rri e gjykoj në qetësi, pyes: A mund të
shterrej loti i familjarëve që, kur u kthyem në Kosovë gjetën vendin të
shkretuar, shtëpitë e djegura, gjithëçka e rrënuar. A mund të ndalej vaji dhe
kuja e nënave kur gjetën trupat e fëmijëve të tyre të masakruara e të pa
kallura në dhe. Ç`zemër burri e duroi dhimbjen kur nxorri nga pusi vajzat e
mbytura. Kur bëj këtë bisedë me veten, më
Si është jeta!!! U kthyem gjithë gëzim në vatrat tona dhe gjetëm lemeri. Sot ne i gëzohemi pavërsis. Lëvizim të lirë, shkojmë e vjijmë sa herë të duam këtu. Jeta vazhdon, shkatërrimet janë ndrequr, po plagët e zemrave a janë mbyllur? Vështirë!! Nuk kam ç`t`u them, pasi ju i kini parë vetë sa lapidarë dhe përmendore janë ngritur për gjatë rrugëve të Kosovës. Të gjithë janë aty për të na thënë: “Mos harroni”. Por unë kam një merak tjetër që dua ta zbraz, ndaj vij këtu çdo vit. Mbase nuk më dëgjojnë të gjithë, por ata që i takoj u shpreh mirënjohjen më të thellë dhe këtë ua them me fjalë shpirti: A e dini se ç`fisnikëri e ç`pasuri shpirtërore fshihet në zemrën e popullit të Durrësit, që hapi portat për ne muhaxhirët, jo për dhjetë – pesëmbëdhjetë, por për mijëra familje. E në ç`kushte do të thoni ju, që i dini më mirë se unë!? Pa ardhur këtu, shumica nga ne në Kosovë e përfytyronin Shqipërinë, si vendin me bukuri e begati përrallore, ku perëndia vjen e bën pushime.
- Çudi! – ndërhyra unë, - Tek ju në Kosovë kishin ardhur shumë nga ne, por edhe nga Kosova kishin ardhur shumë nga ju.
-
Propaganda tek ne dhe frika juaj këtu, kishin bër vend, - Dushi e treti
shikimin larg në det dhe e nisi përsëri fjalën. - Unë kisha dëgjuar, por s`e
besoja sa të varfër ishit. Vetëm kur e pashë me sytë e mi, u binda për skamjen
dhe kushtet e vështira të banimit ku u kishte katandisur diktatura. Ç`
Mos ma merrni për të qeshur, pasi do t`u rrëfej një ndodhi të vogël, - miku ynë rrëfimtar po na shikonte buzagaz: - Jo më larg se dje, në fisin tonë ndodhi një vdekje. E ne, sipas zakonit i ndjekim shumë këto adete. Shkova pasdite për ngushëllim, por nuk prita deri nesër që të bëhej edhe varrimi. Thashë me vete: “Në atë botë, ai shkon edhe pa mua”, ndërsa unë nuk do ta thyej zotimin që i kam bërë vetes, që çdo 29 - 30 Mars do të jem në Durrës. U ngrita që në sabah pa gdhirë, i hipa autobuzit dhe për katër orë isha në Durrës. Kisha qejf që kafen e mëngjezit ta pimë bashkë. Hë, si thoni, a nuk është bukur kështu!?
Qeshëm dhe uruam: Vizita të tilla në Durrës mos reshtin kurrë!
Ju mirëpresim!