Udhëpërshkrim
Gashi: Takimet ndërkombëtare letrare Azem Shkreli
E marte, 27.05.2014, 07:59 PM
Në Pejë u mbajetën ''Takimet
nderkombetare letrare Azem Shkreli''
''Mos u bej poet nese smund te vdesish për secilin varg, te vdesesh për secilen fjalë''
Njerzit e lartësive ,nuk pajtohen kurrë qe te fluturojnë ulët, Azemi lindi në kreshtat e shkrepave te Alpeve shqiptare , atje ku skifteret ngrejnë foletë, Ai , edhe në letersi hyri furishem si stuhitë e shkrepave te vendlindjës se tijë dhe kapi majat e sajë ne lartesite e krijmatrisë .Ishte gjithëherë Ai , Azemi i qetë në dukje , vullkan në shpirtë, shumë i thellë në mëndime dhe shumë racional në veprime Kështu , e kanë kujtuar gjatë dy ditëve te “Takimeve nderkombëtare letrare Azem Shkreli „ në Pejë edicioni i 14 me rradhë.Ku çmimi i ketyre takimeve shkoi ne Konstancë të Italisë dhe i takoi hulumtuesit , shkrimtarit dhe profesorit te Arbreshve te Italisë dr. Anton Nikë Berisha .
Nga Halil Gashi
Pejë 24 maj - Jemi sot këtu për të dymbdhjetën herë për të kujtuar vargun dhe poetin e pa shoq i cili nga Shkreli I Rugovës na mësoi se si shkruhet vargu , me gur, me kroje , me lugje , me male . Jemi këtu ,që se bashku të nderojmë Eruditin e letrave shqipe Azem Shkrelin. Kështu u tha sot ne fillim te Manifestimit Qëndror të mbajtur nen Patronatin e kryetarit të komunës gazmend Muhaxherit ne sallën e Tetarit të qytetit “ Istref Begolli” e ku perpos familjarve, miqve dhe shokve te Azemit , merrnin pjesë edhe krijues letrar nga Gjeografia e jonë kombetare por edhe nga Italia e nga Turqia.
Duke i pershendetur te pranishmit Kryetari i komunes Gazmend Muhaxheri tha se Komuna e Pejës ka patur dhe do te ketë gjithëherë konsideratë për krijuesit e saj , Krijimtaria e Azemit nderon Rugovën , Pejën , Kosovën dhe mbarë shqiptarinë ka thenë Kryetari Muhaxheri
Azem Shkreli, ne krijimtarinë e tijë letrare si askush deri me tani hyri ne thellësitë e shpirtit te Rugovasve, bashëkëvendasve të tijë. Askush deri me tani , nuk dijti sia Ai qe me aq dashuri ti kendoi jetës në ato kreshta ku skivteret ngrenë foletë. Ai , pra Azemi I Rugovës aq shumë e deshti shalline barrdhë duke e berë edhe sinonim te qefinit ne varr si gjenë më të shtrenjtë qe njeriu e merrë më vehte kur shkon në amshim. Azemi bisedoi shtruar me Rugovasit e vetë , me Dyl Mehmetin me Dasho Shpendin me Kerin e Sadri Bajrit dhe Sakë Fazline , por edhe me Zhujë Selmanin ngase e qmonte lartë sakrificën për atdheun, dhe kurrë nuk e mbaroi biseden me ta , deri sa nuk shkoi te piqet me ta ne amshim .
Edhe keto Takime tani më tradicionale u rriten dhe u zhvilluan gjatë rrugetimit te tyre tani 12 vjeqar , ato tani kapercyen nivelin edhe të vëndit për tu be Takime letrare nderkombetare, ashtu sikurse vargu poetik she shkrimi prozaik i tijë qe kaluan kufijtë e gjeografisë tonë kombëtare , për te hapruar ne rreshtin e perlave te krijimatrisë edh jashtë kufijve te gjeografisë kombetare, ku poezitë e tijë janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja . „Azem Shkreli u ngjit natyrshem në kulmet e poezisë se sotme shqiptare , dhe ketë vënd e konsoslidoi dhe e përforcoi nga njera veper poetike në tjetren“ pohojnë kritiket e mirëfillt te krijimtarisë se tijë . Ai i beri nderë vdlindjës se tijë Shkrrelit, i beri nderë Pejës ,Kosovës dhe kombit, ishim më fat qe kishim në rradhet e kombit nje poet qe vargun e skaliti nga shkëmbi.
Per ta nderuaar jetën dhe vepren e tijë ne Pejë u organizuan „ Takimet Letrare nderkombetare Azem Shkreli“ te cilat zgjaten dy ditë me 23 dhe 24 maj dhe u organizuan manifestime te shumta . Keto takime u hapën më orën poetike të mbajtur ne Univerzitetin Haxhi Zeka , ku u tha se Azemi, gjithmon i lexuar, i admiruar dhe i respektuar ka hyre ne zemrat e studentve te te ketij Univerziteti publik Prorektorja Drita Begolli tha se me kte Orë Poetike duam te nderojme atë qe me krijimtarine e tijë nderoi kombin. Ne kte orë poetike poet nga Peja dhe Kosova dhe krijues nga rradhet e studentve lexuan poezitë e tyre ,
Me pas u mbajt edhe ora letrare me krijues te rinjë pejanë dhe u be ndarja e çmimit per krijuesit e rinjë „Bulzat“ çmim ky i cili i takoi Marigona kelmendit per vepren me te mire ne mes te dy takimeve te fundit letrare Azem Shkreli.
Në manifestimin qëndror me 24 mars ku poezit e tyre I lexuan krijues te shquar nga Kosova, Shqiperia, Turqia dhe Italia u nda edhe çmimi Azem Shkreli per takimet letare nderkombetare Azem Shkreli 2014. Këshilli Organizativ vendosi që ti ndahet krijuesit I cili me shkrimet e tijë dhe krijimtarinë letrare , emrin e Azem Shkrelit dhe krijimtarinë e tijë e ngriti ne pediestalin meritor ne komunitetin e kulturor në Itali, duke njohtuar aderuesit e librit Italian, ku ne veqanti ka kontribuar qe krijimtaria e Azem Shkrelit te depertoi te Arbreshet e Italisë , te gjaku I vjeter I Arberit,.ky çmim kesaj rradhe I kalon kufijt e gjeografisë kombëtare duke shkuar ne Kostancë të Italisë te krijuesi dhe profesori I Arbreshve te Italisë e dr. Anton Nikë Berisha .
Laurati i çmimit tha se Azem shkreli arrijti rrafshin me te lartë kombetar dhe me ketë edhe atë poetik dhe te krijimtarisë letrare . Ai, si askush dijti te gjurmoi shpirtin e njeriuat e ta perzentoi perms veprave te tije lexuesit.
Në nderim te jetës dhe veprës se Azem Shkrelit u shfaq nje insert nga Drama “ Varri I qyqës “ e Azem Shkrelit ne interpretim te Safete Rogovës dhe Niman Muqajt, Edhe nxënesit e shkollës se Muzikës Halit Kasapolli me profesorin e tyre memli kelmendin kanë shfaq nje Recital muzikor. Ne kuader te ketyre takimeve u promovan edhe veprat e Jusuf Buxhovit , u mbajt Tribuna Tematike “ Tregimi Shqiptar sot’ nderkaq në mbremje ne mbylljen e takimeve Letrare nderkombëtare u mbajt nje Preformansë artistike me flakadan në qëndër të qytetitku moren pjesë poet dhe aktor te ketyre takimeve si dhe Ansambli Autokton folklorik Rugova.