Udhëpërshkrim
Lekë Mrijaj: Katolikët e Klinës Kremtojnë Pashkët
E hene, 21.04.2014, 07:55 PM
Besimtaret
Shqiptar Katolik të Klinës Kremtojnë Pashkët - Triumfin e Jetes Mbi Vdekjen
Meshë te Enjtën, Premtën, Shtunën e Madhe të Pashkëve
Nga: Lekë Mrijaj – Klinë.
Nismat për kremtimin e Festës se Ringjalljes së Jezu Krishtit kanë nisur që në mes të javës te enjtën e madhe vëmendja e Kishes Katolike permes Meshës Shënjte përqëndrohet në mundimet e Jezuesit pra Kisha ''ZOJA E KËSHILLIT T'MIRË'' në Klinë rikujton me lutje ngjarjet – mundimet e Jezu Krishtit e asaj kohe permes Meshtarit Don.Lencit celebrues kryesor i Meshës dhe Don.Martinit te cilet drejtuan Ritualin Shënjte qysh ne fillim vazhduan me lutje shpirtërore me besimtaret me pas duke vazhduar me ritualin e larjës se kembëve të fëmijve – nxenësve dhe Dark?n Mistike sipas ungjillit shenjt(Mt.26.36-46).Ndërsa edhe te premtën u vazhdua me Meshën Shënjte duke rikujtuar se kjo ditë Hyjnore e Pashkëve për Kishën katolike është ditë lutëje e heshtje, ditë e mundimeve dhe e vdekjes së Krishtit të gozhduar në kryq pra sakrificen qe e beri per ne – njerëzimin e botës mbarë.
Ndërsa dje - mbrëmë ( të shtundën ) u vazhdua me Meshë njiherit vazhduan ritualet gjate tërë ditës me bekimin e bukës dhe në mbrëmje ne ora 19.00 ,filloi Mesha me Ritualet Shënjte u vazhdua me dalje në oborrin e Kishës ''ZOJA E KËSHILLIT T'MIRË'' në Klinë u bë edhe bekimi i zjarrit ,ujit … duke falenderuar Atin Tone Qiellor që të na jep bekim,dashuri… zemër të mirë s’bashku ta shënojm,kremtojm bashkërisht pa armiqesi ,dallime,urrejtje kombetare,fetare,njerezore … ).
Mesha kryesore e së Dielës – Ringjalljes se Jezu Krishtit Mbret
( Kjo është Festa me e Madhe e Kalendarit Liturgjik te Kishes Katolike dhe te Kishave te tjera te Krishtera, te cilat festojne Ringjalljen e Jezusit, mbeshtetur tek Beselidhja e Re ).
Sot me 20.04.2015 sikurse ne mbarë Kishat Katolike
ne Trojet Arbërore dhe në mbarë rruzullin tokësor gjithashtu edhe në Kishën Katolike Shqiptare
''ZOJA E KËSHILLIT T'MIRË'' në Klinë në ora 18,00 është mbajtur Mesha e Shënjt
e Ringjalljes se Jezuesit ,celebruar nga kryefamullitari Don.Lënc Sopi,
ndihmesi i tij Don.Martin Jetishi nën percjelljen e Xhakonëve ,Korit te Kishës
,Motrave te Nderit ,Besimtarve dhe Mysafireve te ndryshëm vëndas dhe të huaj(
te besimeve tjera ) pjesmarrës të gjithë s'bashku më një mëndje dhe zemër me Lutje … Kremtuan Ringjalljen e Jezu
Krishtit - Mbret ,Don.Lënci duke ju referuar
Ungjilli Shenjt si Mateut për Ringjalljen e Krishtit tha: Në ditën e
parë të javës, në mëngjes, ende pa dalë drita, erdhi Maria Magdalenë Maria
tjeter te varri dhe ne te hyrë u verejtë një dridhje e tokës vertetë në atë
kohë u krijua një panikë parqitet ëngjulli i shënjtë duke thënë atyre ju lutem
mos frikësoheni unë jam i deleguari i Hyut duke u pergjigjur : Jezuesi është
ngjallë , rojat qe ruanin varrin e Jezuesit ishin të frikësuar,tmerruar … pra
ishin berë nga frika sikurse të ishin të ngrirë,vdekur … u pa se guri ishte
hequr prej varrit Jezuesit gjatë dridhjes. Atëherë Maria Magdalenë erdhi me
vrap te Simon Pjetri dhe tek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e donte dhe u
tha: “E kanë marrë ( vjedhur ) Zotërinë ( Jezuesin ) prej varrit e nuk dimë se
ku e kanë vënë.”Atëherë dolën Pjetri dhe ai nxënësi tjetër e u nisën drejt
varrit. Vertetë vraponin me nxitim të dy bashkë, por ai nxënësi tjetër ia kaloi
Pjetrit dhe arriti i pari te varri. Ai u përkul dhe pa pëlhurat e vëna aty, por
nuk hyri. Ndërkaq mbërriti edhe Simon Pjetri që po vinte pas tij dhe hyri në
varr. I pa pëlhurat e vëna dhe rizën që pati qenë në kokë të Jezusit. Kjo nuk
ishte me pëlhura, por veçmas e palosur në një vend.Atëherë hyri edhe ai nxënësi
tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi. Në të vërtetë, ende nuk e
kishin kuptuar Shkrimin e shenjtë: se duhej që Ai të ngjallej së vdekuri. Dhe
ja, u doli Jezusi përpara e u tha: “Ju falem!” Ato u afruan, e përqafuan dhe e
adhuruan. Atëherë Jezusi u tha: “Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni vëllezërit
e mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin dhe do të binden ne fuqin
Hyjnore ”…
Pra permes predikimit te shënjt Don.Lënci tha: se Pashkët na kujtojnë Ringjalljen dhe na ngjallin shpresën për të cilën ne Shqiptaret,njerezimi kemi aq nevojë aq shumë për të kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet o sot o kurr për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë ne pergjithesi të ndiejmë pafundësinë pra është prova që Zoti na jep për të na kujtuar se jeta është thelbësisht shpirtërore, gjithashtu, se po të mendojmë nga pak çdo ditë për sakrificën e Krishtit kam parasysh se do bëhemi më të mirë,të sjellshem më të urtë, më të butë, më të dashur, më të njerëzishëm, më te afert për veten tonë miqe farefisin dhe për të gjithë te tjeret ku do të jetonim të lumtur me njeri tjetrin dhe Hyun e Jezuesin e Ringjallur.
Në permbyllje të ritualit ,meshës Don Lënci shfrytëzoj rastin në ëmrin tij personal Don.Martinit,Motrave të nderit të i uroj besimtarët krishterë në mbarë vendin, me dëshirën më të madhe që të kalojnë momente sa më të mira, në paqe e harmoni të plotë me njëri-tjetrin, kudo që ata gjenden Zoti i Bekoftë me të mirat e veta.
Me pas besimtarët Shqiptar të komunitetit katolik të Klinës kanë shkëmbyer urimet më të mira për njëri tjetrin .