Udhëpërshkrim
Miradije Gashi: Piknik në Altes Freibad
E merkure, 02.07.2014, 08:05 PM
Shkolla shqipe “Dardanija“
NJË PIKNIK NË ALTES FREIBAD
Nga Miradije Gashi
22 qershor 2014
Ditë e diel. Ditë me diell.
Atë ditë të bukur qershori, të gjithë së bashku: mësues, nxënës dhe prindër, ishim nisur për piknik në njërin ndër vendet më atraktivë, të quajtur: Altes Freibad afër Sulzbach-ut. Një vend i mrekullueshëm për një piknik të tillë.
Ndonëse viti shkollor ende nuk kishte përfunduar, prej kohësh kishim menduar që ta organizojmë një piknik të tillë në një vend të mrekullueshëm, siç është Atles Freibad-i, dhe koha më e përshtatshme për këtë, na u duk fundi i qershorit. Për çudi, kjo dëshirë jo vetëm që na u realizua, por ajo shkëlqeu në njëmijë ngjyra.
Vepruam kështu për dy arsye: e para: me qëllim që nxënësit të çlirohen sadopak nga stresi i mësimeve që ata kanë në fund të vitit shkollor, (kur dihet se fundi i vitit shkollor është mjaft i ngarkuar për ta).
Dhe e dyta: me qëllim që (përmes këtij pikniku), të njihemi sa më shumë me njëri-tjetrin. Duke e pasur parasysh faktin se pikniqet, ekskursionet dhe format tjera argëtuese si këto, përveç efektit argëtues që kanë, e kanë dhe efektin tjetër, atë të afrimit të brezave mes vete. Gjë që tek nxënësit kjo ndikon në motivimin e ture për mësimin e gjuhës amtare, dhe jo vetëm, por edhe njohja me traditën e popullit tonë, qoftë përmes këngëve e valleve, ashtu dhe me mënyrën tradicionale të përgatitjes së ushqimit (gjellërave) tona tradicionale.
Dhe vërtet, një vend i bukur që ofron këtë mundësi, është Altes Freibad-i. Ai si të thuash, na pranoi ngrohtësisht në gjirin e tij. Si nëna natyrë që di të presë. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Kënaqësia ishte e papërsëritshme. Përjetimi ishte i rrallë. Sepse të gjithë për një çast, u shkrimë me atë natyrën e bukur që na rrethonte, u bëmë njësh me të, duke u bërë të gjithë poetë.
Një piknik i tillë kaq madhështor, nuk kishte ndodhur të jetë organizuar ndonjëherë.
Por ajo që na bëri edhe më të bukur këtë piknik, ishin lojërat e shumta që i zhvilluam; ishin këngët tona të bukura që i kënduam.Hareja dhe gëzimi sikur e arriti kulmin. Të gjithë ishim shpërndarë gjithandej. Dikush luante ping-pong; dikush volejboll; dikush futboll e dikush mes dy zjarreve...
Mirëpo e veçanta e të veçantave të këtij pikniku, ishin gjellërat tradicionale që i kishim përgatitur, si: flija me saxh (që për ne është një specialitet që s'e gjen në snjë vend tjetër).
E gjithë kjo atmosferë e këndshme dhe plot hare, sikur na solli në Kosovën tonë të dashur që në zemër e ruajmë gjithmonë.
Këtë herë u njemë edhe më të bashkuar se kurrë. Edhe më të afërt se kurrë. Edhe më të hareshëm se kurrë.
Atë ditë, i harruam të tgjitha hallet, i harruam të gjitha brengat që kishim. Dhe kjo nuk është pak.
Kështu e kaluam një ditë të bukur që nuk do ta harrojmë kurrë.
Të tillë pikniqe, u organizofshin dhe herë të tjera
P.S.
Falënderojmë të gjithë prindërit
e shkollës shqipe “Dardanija”ne Backnang
per kontributin e tyre .
Me respekt,
Miradije dhe Gani Gashi
Arsimtaret, Miradije dhe Gani Gashi.
Gëzuar ne piknik, gjithmonë bashkë.
Nxënësit e shkollës shqipe
Ushqime tradicionale, mësuesja ndihmon.
Lojra sportive nga nxënësit.
Mësuesja e loz edhe topin.
Mesuesit Gashi bashke me prinderit.
Nxënësit presin te fillojnë me lojrat e planifikuara.
Nje pamje e bukur ne piknik.
Pjesa tjeter e prinderve ne piknik
Vullnetin për shkollen shqipe e dëshmon edhe nxënësja Delija me karrocen e saj!
Tryeza tjeter e prinderve ne piknik.
Lojara futbolli te kombinuara.