E enjte, 01.05.2025, 07:16 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Nue Oroshi: Takime mbreslënëse në Berlin

E marte, 22.07.2014, 07:51 PM


Takime mbreslënëse gjatë vizitës tre ditore në Berlinin e shumë ngjarjeve historike

Nga Nue Oroshi

Berlini është kryeqyteti i Gjermanisë, dhe njëkohësisht edhe një Republikë Gjermane. Ky qytet - shtet ka 3.4 miljon banorë, ku ka nje sipërfaqe preji 892 kilometrash katror dhe eshtë qyteti me i madh ne Gjermani njekosisht, i dyti qytet me i madh i Bashkimit Evropian. Berlini ndahet ne 12 regjione. Pasë ndarjes në vitin 1949 Berlini ishte kryeqytet i Republikës Demokratike Gjermane,  kurse me bashkimin e Gjermanisë në vitin 1990, sërish Berlini u bë Kryeqytet i Republikës Federale te Gjermanis,    kët qytet i kanë selitë Qeveria e Gjermanis, Parlamenti Gjerman, Presidenti Gjerman, si dhe një numër i ministrive dhe ambasadave te huaja.  Berlini gjithashtu ësht një qytet dhe metropol botëror ne kultur,politik, media si dhe në shkenc. Me datën 16,17 dhe 18 Korrik një grup politikanësh, gjygjtarësh dhe prokurorësh nga mbar Republika e Shlesvig Holsteinit, me ftesën e Deputetit të Bundestagut Gjerman z. Thomas Stritzl patëm një vizit zyrtare në Berlin dhe Potsdam.

Takimi filloji tek muzeu qëndror i relikteve të mbetura ku ishte ndërtuarë dikur muri i ndarjes në mesë të popullitë Gjermanë, e që ky murë ra pikërisht tani e dy dekada e gjysmë. Duke vazhduar me një takim frytdhënës në Ministrin e Financave, ku na njoftuan për punën konkrete të kësaji ministrie e cila udhëhiqet nga Wolfgang Schäuble si dhe tre sekretar të kësaji Ministrie duke bashkpunuar ngusht me dy ekspert financiar, që njëkosisht jan edhe Deputet të Parlamentit  dhe me mijëra puntorë, nëpër sektore të ndryshme. Por vizita më mbreslënëse, ishte në qytetin e Potsdamit ku patëm mundësi që të vizitojm kështjellën me emrin Cecilienhof, aty ku në qershorin dhe korrikun e vitit 1945 u mbajtë një koferenc e paqës ku ju dha fund luftës së dytë Botërore.

Me kët Konferenc Gjermania u nda në katër pjesë por shum shpejt Amerika,Britania dhe Franca hoqën dore nga pjesët, që kishin marr dhe u krijua shteti modern Gjerman, kët qështje nuk e bëri edhe Rusia porë forcimi i Gjermanis e detyroji ishë BRSS që të heqë dorë në vitin 1990,  nga pjesa e okupuarë kështuqë sod kemi një Gjermani fuqi e parë ne Evrop si në aspektin politikë ashtu edhe në atë ekonomik.

Me nje fjalë alfa dhe omega e politikës Evropiane dhe jo rastësisht, ju kam thën disa miqv të mi shqiptarë, që gravitojn neper parti të ndryshme politike, se qendra defakto e Bashkimit Europian ësht Berlini, ndersa Brukseli ësht vetëm qendër Dejure. Ishte interesant edhe vizita në vendin, ku shërbimi i fshehtë i DDR ka dhan urdhëra  të ndryshme për vrasje, shantazhime, burgosje dhe metoda të tjera të ndryshme. Stasi tani ishte mbetur muze dhe relikt i një kohe që fatbardhsisht u varros njëher e përgjtihmon. Ishte mjaft interesant edhe informimi rreth punës së Parlamentitë Gjerman si dhe veprimi i 631 Deputetëve te këti Parlamenti nga mbar Gjermania.

Dhe krejt në fundë takimi mbreslënës me Deputetin Gjerman mikun timë të nderuar Thomas Stritzl. Thomasi na njoftoji gjerë e gjatë për punë e ti në Bundestag si dhe mundësin për ta ndimuar, me projekte qytetin e Kielit ku e ka edhe bazën elektorale. Nuk e lam anash si gjithnjë pa e diskutuarë edhe përkrahjen politike të Gjermanisë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, dhe më erdhi mir për percjelljen e një porosie që i kisha dhen, ditë më parë per politiken e Kosoves, dhe qe ja kishte përcjellur ashtu siqë i kam thën dr.Angela Merkelit kancelarës së Gjermanis, ndersa ditë me parë kët porosi në qytetin e Kielit ja kisha thën direkt Presidentit te Gjermanis Joachim Gauck, gjat një takimi të përbashkët. Nga Berlini u kthyem me përshtypje dhe kujtime sa më të mira. Dhe derisa kthehesha nga Berlini, dhe derisa shikoja reliktët e mbetura të murit të Berlinit, vetvetiu më lindi pyetja se kurë do të bije edhe muri shqiptarë, që të kemi një shtet të fortë si ne aspektin politikë, njashtu edhe atë ekonomik te orjentuarë mir e mbarë drejt Bashkimit Evropian.




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx