Udhëpërshkrim
Sylejman Morina: Kërkimi i trungut familjar
E enjte, 25.09.2014, 08:27 PM
Po
Kërkimi i trungut familjar
Nga Sylejman Morina
Zhvillimi
i aktiviteteve të shumta kulturore në bibliotekën e Arbneshit, është meritë e
bibliotekistës së zellshme prof. Lucija
Peroviqit. Aty, përpos aktiviteteve të ndryshme kulturore, hapësirë të
rëndësishme po zënë edhe ato me motive
arbneshe.
Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite profesori i Universitetit të Zarës historiani i njohur arbnesh Prof. Dr.Serxho D.Nikpali, ndër të tjera kishte thënë: Diçka të tillë, asnjëherë nuk ka parë, për bibinjasit (Bibinje-fshat afër Arbneshit )ku prifti kishte krijuar diçka të ngjashme, ndërsa për arbnesht është dashur njeriu nga sllovenia ta bëjë(realizojë) këtë. Kjo është dashur kaherë të jetë e realizuar”. Por, z.Antoni mes tjerash thotë se, “nuk e ndiej veten i huaj në Arbnesh, sepse 1/8 e gjakut tim është arbresh”. Ndërsa këngëtari i njohur i ish Jugosllavisë Gjani Marshan, pastaj diplomat i Republikës së Kroacisë, ishte interesuar që për Marshanët të përgatiste një gjenealogji, ku fill pas ekspozitës Antoni ia ka dhuruar Gjanit gjenaologjinë e Marshanëve. Ekspozitën e shikuan shumë arbnesh: intelektualë, studentë, pjesëtarë të këtyre familjeve, si dhe familjeve tjera për t’i parë rrënjët e tyre.
Stërgjyshja e Antonit Jakica Ana Duka (1887-1922) ishte lindur në Arbnesh, ndërsa ishte e martuar në Putiçan afër Pirovcit, kurse gjyshja e Antonit Tereza Jajash (1910-1940) nga mosha 4 vjeçare ka jetuar në Babin Dub. Pas luftës së Parë Botërore, Zara kishte mbetur protektorat i Italisë, ku në kufi në Babin Dub ishin vendosur nëpunësit shtetëror të kontrollit financiar të mbretërisë Srbo-kroato- slovene. Në mesin e atyre nëpunësve ishte edhe slloveni Mihael Hirshelferdera (1900-1985), i cili ishte njoftuar me vajzën arbneshe Terezën, me të cilën edhe kishte lidhur kurorë në Zemunikun e Epërm. Mihaelin, pastaj e transferuan me shërbim në Kralevë-Serbi e prej andej në Bratunac (te Srebrenica). me vdekjen e gruas së tij (Terezës) të cilën e varrosen në Bratunac, '' gjyshi me tre fëmijë edhe me nënën time Marinë, kthehet në Slloveni, ku edhe njëherë është martuar”. Që nga atëherë ishin ndërprerë lidhjet me Babin Dubin-familjen e nënës. Interesimi i tij për gjenealogjinë filloi nga viti 1996 krejt rastësisht duke interesuar për gjyshin, se sa vëllezër e kushëri i ka pasur dhe ashtu filloi hulumtimi i tij. Pastaj gjurmimin e vazhdoi edhe nga vija e nënës. Tani në bazën e shënimeve i ka të evidentuar 24961 persona :“ të gjithë këta të lidhur me lidhje gjaku me fëmijët e mi”, mbi 5100 fotografi të personave të ndryshëm, prej tyre 2580 persona që kanë lidhje me arbneshet e Zarës. Në ekspozitën e hapur në bibliotekën e Arbneshit ka paraqitur familjet Duka, Nikpali dhe Musapi, të cilët janë farefis i tij. Gjithashtu ka edhe nga familjet tjera, megjithatë dominuese ishin këto.
Rinjohja me familjen e nënës
Xhaxhi im
më 1965 gjatë kalimit të pushimeve
verore në Vodicë, ka shkuar në këmbë deri në fshatin Potiçan për të
kërkuar rrënjët e nënës, takohet me një kushërirë. Por befasia tjetër ishte se
aty jetonin vëllai dhe motra e gjyshes sime. Që nga ajo kohë kemi mbajtur
lidhje me ta. Antoni për herë të parë e
kishte vizituar Potiçanin më 1979, si 19
vjeçar aty rastësisht u takua me hallën e nënës Danicën, e cila kur mori vesh
se kush ishte djaloshi i pa njohur
filloi ta përqafonte dhe t’i
rridhnin lotë gëzimi, tregon Antoni, me vizita ka vazhduar gjer më sot.” Gjyshi im
shumë herë ka treguar, që gjyshja ime ka folur arbnisht, por kurrë nuk kisha mundur ta kuptoja këtë çështje, kur ajo
ishte dalmatinase.! Atëherë kur kërkoja rrënjët e gjyshit nga ana babait
fillova t’i kërkoja edhe nga ana e
gjyshes, ku desha ta dija si është e
mundur që gjyshja ime ka folur shqip kur
kishte qenë dalmatine. Më 1999 kishte
filluar t’i kërkoj rrënjët në Arbënesh”. Më tej vazhdon rrëfimin “së pari
hulumtimet i fillova në famullinë e
Arbneshit, pastaj në arkivin shtetëror të Zarës. Me ekspozitën përfundova,
mirëpo megjithatë kjo nuk është punë e mbaruar sepse nuk ka kufij”. Antoni nga
famullia dhe libri i Dr. Kruno
Kërstiqit “Shpërngulja e Arbneshve në Zarë” ( Zarë1988) ishte informuar për ardhjen e abneshëve në këto
anë. “Arbneshin e vizitoj qe 15 vjet,
pjesë e farefisnisë sime janë: Serxho Dokoza- Nikpali, Gjani Marshan, Ivica
Gjovani- Mateshiq, Nado Bajlo, Branko Qurkoviq- Qezot, Livio Stipçeviq,
Aleksandar Stipçeviq, ish sekretari i Vatikanit
i ndjeri monsinjor Shime Duka. Me këta edhe mbajmë kontakte”. Antoni
është tejet i preokupuar për këtë
çështje, i cili përpos Arbneshit e ka
vizituar 4 herë Shestanin, Livaren, Briskun, Dobrecin edhe dy herë malin e
Rumisë, duke bërë qindra
fotografime për kujtim.
Arbneshët shquhen për muzikë, sport, a mos keni trashëguar ndonjë cilësi nga ata?
“Gjyshja ime jo vetëm që ishte shumë e bukur , por edhe këndonte mirë, po ashtu xhaxhai dhe nëna, ndërsa unë këto cilësi nuk i kam trashëguar, por vetëm temperamentin arbnesh, që do të thotë shpejt nxehem, por edhe shpejt qetësohem, e dua të vërtetën, ndershmërinë dhe e mbaj premtimin ”, ishin fjalët e Antonit, që buronin nga një ndjenjë krenarie e dëlirësie.
Ai ka në
plan ta realizojë edhe një rrugë shtegtim, në rrugën e shtigje të njëjta të
cilën i kaluan para 288 vjetëve arbnesht, për të cilët thotë: rrugëtim si të
parëve të mi.