E enjte, 01.05.2025, 07:06 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Dibran Demaku: Rrugës për në atdhe

E hene, 29.09.2014, 07:58 PM



RRUGËS PËR NË ATDHE

Nga Dibran Demaku

Avioni i linjës Toronto-Frankfurt-Hamburg do të arrinte në kohën e caktuar. Unë dhe ime shoqe kishim dalur me kohë në aeroportin e Hamburgut. Prisnim që në aeroport të vinin miqtë tanë nga Toronto e Kanadasë.Dhe nuk do të kalonte kohë e gjatë nga aterimi i avionit,kur miqtë tanë Besa dhe Faiku(Bytyqi) do të shfaqeshin në holin e aeroportit.Nuk ishim parë me vite,por sapo ata të paraqiteshin në holin e aeroportit ne do t`i njihnim që nga larg.Kishin kaluar vite pa u parë dhe ata pothuajse ishin të njejtit që nga takimi i fundit para shumë vitesh.Vetëm se mbi flokë sikur u kishte rënë një vesë e bardhë dhe e hollë.Unë dhe ime shoqe do t`i përshëndesnim përzemërsisht duke u dëshiruar mirëseardhje në  Gjermani,që tash sa vite sikur është bërë atdheu ynë i dytë.Pastaj që të gjithë së bashku do të hynim në makinë dhe do të niseshim drejt qytetit të vogël gjerman ku unë dhe ime shoqe( së bashku me fëmijët tanë) jetojmë tashmë njëzet vite.

Në mbrëmje të së njejtës ditë unë,ime shoqe,fëmijët tanë dhe miqtë e ardhur nga Kanadaja do të darkonim në restorantin e qytetit tonë të vogël,pronë e bashkëatdhetarëve tanë Gazit nga Peja dhe Selamit nga Shkupi.Në restorantin në fjalë ne dhe miqtë e ardhur nga Kanadaja do të ndiheshim si të ishim në midis të Pejës apo të Shkupit falë bashkëatdhetarëve tanë Gazit dhe Selamit,që gjatë tërë mbrëmjes na shoqëruan me humorin e tyre të çiltër.

Të nesërmen, pas mëngjesit unë.ime shoqe dhe miqtë tanë të ardhur nga larg e nisëm udhëtimin  drejt atdheut tonë-Kosovës.Gëzimit tonë thuajse i ishte bashkuar

edhe makina me të cilën udhëtonim e cila shpejtonte nëpër autostradat gjermane drejt Zvicrës,ku do ta bënim ndaljen e parë dhe aty do të kërkonim konak tek të njohurit tanë.Bukurija dhe Petriti(Plakiqi) do të na prisnin me zemër të hapur(ashtu siç kanë ditur dhe dinë të të prersin shqiptarët) dhe do të na bënin konak.Do të shtronin në tavolinën e ushqimit Bukë e kripë e zemër!Këtë fjali e shkrova vetëm sa për të përkujtuar atë shprehjen tonë të vjetër,përndryshe pritësit tanë do të na shtronin darkë me të gjitha të mirat që i kanë sot shqiptarët gjithandej nëpër vende të ndryshme ku ndodhen!

Konakun e mbrëmjes tjetër e kishim të rezervuar që më parë tek miqtë tanë Drita e Lahu(Shatri) në qytetin e bukur zviceran të Schafhausenit.Edhe aty nuk do të mungonte mikpritja e njohur shqiptare.Drita dhe Lahu(Shatri) do tëmundoheshin që ne ta ndjenim vetën si në shtëpinë tonë.Të moqmit e kombit tonë gjithmonë kanë thënëse Shtëpia është e zotit dhe e mikut! Këtë xhevahir të kombit tonë e përmendi edhe Presidenti i shtetit shqiptar zotëri Bujar Nishani gjatë pritjes në Tiranë të shenjtërisë së tij Papa Françeskut-të parit të Vatikanit dhe të parit të besimit katolik!

Schaffhauseni( dhe sidomos Ujëvara e njohur e Rajnës) që kalon thuaja mes për mes të këtij qyteti do t`i lente pa fjalë miqtë tanë Besën dhe Faikun(Bytyqi),të cilët do të mahniteshin me këtë bukuri të rrallë të natyrës.Në të vërtetë ata vinin nga qyteti i Torontos,që sipas tyre ishte larg vetëm njëqind e pesëdhjetë kilometra larg Ujëvarës së Niagarës(më e madhja në botë) dhe të cilën ata e kishin parë dhe prekur shumë herë,por sipas tyre kjo e Rajnës na qenka larg më e bukur se ajo e Niagarës.Ne, që nuk kemi dalur jashtë territorit të Europës,sikur nuk na besohej ajo për çfarë flisnin të njohurit tanë të ardhur nga Amerika! Vetë emri Amerikë për ne Europianët simbolizon diçka shumë shkëlqyese dhe vështirë të arritshme!

Entuziazmi dhe mahnitja e Besës dhe Faikut(Bytyqi) me bukurinë natyrore të Ujëvarës së Rajnës,mbase do të ndikonte tek mikpritësit tanë që deshëm ose nuk deshëm ta kalonim edhe natën e dytë në konakun e tyre,që do të thotë në shtëpinë e tyre.

Besa dhe Faiku(Bytyqi) kishin ardhur nga larg dhe në këtë ardhje dëshironin që të shihnin dhe të takonin sa më shumë të afërm dhe të njohur të tyre gjatë këtij rrugëtimi për në atdhe.Dhe unë e ime shoqe nuk do të kishim rrugëdalje tjetër vetëm që udhëtimin e nisur për në atdhe ta bënim ashtu siç dëshironin miqtë tanë.Për këtë arsye konakun e mbrëmjes tjetër do ta gjenim në qytetin e madhe dhe të bukur të Mynihut.Lirija dhe Isufi(Ibrahimi) do të na prisnin në konakun(banesën) e tyre dhe edhe aty do të kalonim një mbrëmje dhe një mikëpritje të paharruar!

Ditën tjetër do të niste rrugëtimi ynë i gjatë( me makinë) drejt atdheut.Ndalesën e parë e kishim planifikuar që më parë dhe atë do ta bënim diku në një qytet të bregdetit kroat.Por.ndodhi që ndalesën si dhe konakun e asaj dite ta bënim në një villë të qytetit të bukur të Neumit,qytet ky i vetmi bregdetar i Bosnjes dhe Hercegovinës.

Në mbrëmje u kisha thënë sime shoqeje dhe miqëve të ardhur nga larg se të nesërmen do të niseshim sa më herët që të ishte e mundur,sepse kishim rrugë të gjatë deri në cakun tjetër.Por,ç`ti bësh kur nga e thëna tek e bëra sikur në mes ndodhet një rrugë e gjatë apo si të thuhet një pengesë e pakalueshme.Rruga e gjatë deri në Neum e një dite më parë e së bashku me të edhe lodhja e kishin bërë të vetën.Edhepse ndonjëri nga radhët tona do t`i përmbahej së thënës së një mbrëmjeje më parë  dhe do të zgjohej pothuajse me rrezet e parat ë diellit veror, do të dilte tjetri që në zgjim do të vonohej.Kështu që ne që në nisje do të vonoheshim me mbi dy orë sapas kohës së planifikuar.Dhe kur kësaj t`i shtohej edhe e dhëna se njëri nga radhët tona këtë rrugë e bënte për herë të parë( e ajo ishte Besa) dhe e cila dëshironte që ato bukuri të qyteteve bregdetare nga kalonim ne t`i fiksonte në aparatin e saj,domosdo që ne do të arrinim në cak me shumë vonesë,që i binte diku pas mesnatës.

-Ku i dihet nëse do të kaloj edhe ndonjëherë tjetër në jetën time nëpër këtë rrugë!-do të fliste nganjëherë Besa dhe do të lutej që të ndalnim makinën vetëm për ca sekonda sa ajo të bënte fotografitë që dëshironte.Dhe ajo( Besa) do t`i bënte fotografitë e dëshiruara…

Po hynim në qytetin e bukur të Shkodrës.Ende pa kaluar nëpër Urën mbi lumin e Bunës,në anën e djathtë të rrugës shihej kodra dhe mu në majë të kodrës Kështjella apo Kalaja e njohur e Rozafatit,që në njëfarë mënyre sikur i bënte roje qytetit.Dhe në majë të Kalasë së Rozafatit valëvitej krenar Flamuri ynë kombëtar!Në anën tonë të majtë shiheshin gurë të rinj të renditur njëri mbi tjetrin sikur kishin dalur vetë nga toka.Faiku(Bytyqi) që gjatë tërë udhëtimit tonë kishte qëndruar i ulur në karrigen djathtas nga ajo e imja për një çast do të ngritej nga karriga si ta kishte pickuar gjarpri apo si fëmija kur i ikën balona drejt qiellit dhe do t`i drejtohej Besës:-Shiko në anën e majtë Fisnike! Është ai hoteli të cilin e kemi parë në televizion dhe për të cilin kemi debatuar se a do të mund ta shihnim në jetën tonë!Besoj se drejtuesi i makinës nuk do të ketë kundërshtim nëse e lusim që të ndalojmë vetëm pak minuta sa ta shohim dhe ta prekim këtë hotel që u ngjanë hoteleve të përrallave!

Ndalesa jonë tek Hotel Ilirija nuk do të zgjaste vetëm ca minuta siç kishte thënë Faiku,por ajo do të zgjaste mbi njëqind e njëzet minuta apo mbi dy orë.Aty përveq që do të provonim ushqipe dhe pje të ndryshme(pothuajse të krejt Ballkanit) do të bënim edhe shumë fotografi!

-Këto fotografi do të ia dërgoj në Toronto një mikes sime nga Shqipëria dhe do t`i them se unë e kam prekur dhe shijuar Shqipërinë e saj dhe timen!-do të thonte e entuziazmuar Besa dhe aparati i saj nuk do tëndalej për asnjë sekondë të vetme por do të mirrte me vete pamje nga më të ndryshme të Hotelit Ilirija,të lumit Buna si dhe të Rozafatit përballë.Kishim kaluar tashmë Urën mbi Bunë ndërkaq miqtë e radhur nga Kanadaja e largët ende i mbanin shikimet e tyre drejt Ilirisë dhe sikur nuk donin që të ndaheshin nga ajo pamje magjepse e tij!...

Kur në nisje vonohesh për shumë orë dhe kur gjatë rrugës për shkaqe të ndryshme humbë edhe minuta e orë të tjera,atëherë domosdo që në cak do të arrish vonë,madje shumë vonë.Dhe ne kishim arritur në cakun tonë,që ishte Saranda shumë pas mesit të natës,apo thënë më mirë afër mëngjesit.Saranda dhe qytetarët e turistët tjerë tashmë ishin në gjumë dhe ndonjëri duke ëndërruar,kur arritëm ne.Recepcionisti i hotelit( i cili kotej) kur nay kishte parë disi si në ëndërr na ishte drejtuar:-Arritët ju më në fund! Kishit thënëse do të arrinit diku në mbrëmje dhe jo kështu para mëngjesit!-E po ç`ti bësh! Kështu e ka rruga e gjatë!- do të ia ktheja unë.Mirë, mirë!- do të dëgjohej zëri si në gjumë i tij dhe do të përfundonte:-Merrini çelsat e dhomave dhe natën e mirë apo mëngjesin e mirë!-dhe do të mundohej të buzëqeshte…

SARANDA OSE  NUSJA ME VELLO TË BARDHË E JONIT

Për qytetin e Sarandës kisha dëgjuar herët.Ata që kishin pasur rastin ta shihnin dhe ta preknin flisnin si për një qytet përrallor.Pastaj për ne shqiptarët e Kosovës kishte ardhur një kohë e keqe! Një kohë si të thuash ters.Pushteti serbo- jugosllav kishte vendosur bariera të ndryshme që ne shqiptarët e Kosovës mos të flisnim,mos të shikonim e as mos të dëgjonim asgjë për Shqipërinë! Ata që do të guxonin të flisnin,të shikonin dhe të dëgjonin për Shqipërinë do të rrezikonin shumë vite burg! Dhe kur ne na ishte ndaluar gjithçka që kishte të bënte me Shqipërinë,ne kishim zgjedhur një rrugë tjetër që ta kujtonim vendin tonë-Mëmë.Kishim vendosur që fëmijët tanë t`i pagëzonim me emra të qyteteve,të fushave, të maleve e lumenjëve të Shqipërisë.Pushteti serbo-jugosllav ishte munduar që edhe këtë zgjedhje tonën ta ndalonte,por disi si për çudi nuk ja kishte arritur qëllimit! Sot me mijëra të rinj e të reja në Kosovë bartin emra qytetesh,fshatrash,fushash,malesh e lumenjsh nga Shqipërija.Veqse dy nga ata emra(Qytetesh) janë më të dalluarit dhe më të pagëzuarit.Sot në Kosovë do të takosh me qindra e mbase me mijëra vajzash apo gocash me emrin Vlora apo Saranda! Se përse janë zgjedhur pikërisht këta emra të dy qyteteve të Shqipërisë së jugut për pagëzimin e vajzave apo gocave në Kosovë,nuk di ta them, por mund të konkludoj se mbase ata që ia kanë zgjedhur emrat e këtyre qyteteve të bukura mbase janë dashuruar pas bukurisë së tyre.Si Vlora ashtu edhe Saranda janë dy nga qytetet më tëbukura shqiptare!

Dhe unë ime shoqe dhe miqtë tanë Besa dhe Faiku(Bytyqi) mbrëmë kemi arritur në këtë qytet përrallor që me bukurinë e tij i ngtjanë asaj nuses me vello të bardhë në brigjet e Jonit! Jam zgjuar nga gjumi bukur herët dhe nga ballkoni i hotekit po shikoj gjithë qytetin e Sarandës që nën këto rreze të diellit veror ajo i ngjanë një nuseje të red he të bukur!

-Ua sa bukur!-sikur më zgjon nga ëndërrimi zëri i sime shoqeje e cila ishte zgjuar nga gjumi dhe kishte dalur në verandën e hotelit pa e vërejtë unë! –Do të kalojmë një pushim të paharruar në këtë qytet të bukur dhe përrallor!-shton pastaj ajo.

Pasi e kishim ngrën mëngjesin në restorantin e hotelit ku kishim bërë gjumin( e shkurtër) të natës së kaluar,ne kishim dalur në plazhin që ishte nën administrimin e hetelit.Edhe plazhi ishte i rregulluar për mrekulli.Uji i kristalt i Jonit si dhe rëra e bardhë e plazhit sikur ia shtonin qytetit edhe më shumë bukurinë!

Mbrëmja në qytetin e Sarandës ishte një përjetim i veçantë! Ty që ishe sdhqiptar dhe që kishte pare edhe qytete të shumtë të botës,qyteti i Sarandës nën dritat e neonit të bënte krenar.Të bënte krenar sepse Saranda me bukurinë që ia kishte falë natyra si dhe me bukurinë që ia kishte shtuar dora njerëzore nuk mbetej aspak prapa qyteteve të njohura të botës.Shëtitja në mbrëmje nëpër sheshin e rregulluar për mrekulli“Naim Frashëri“ ishte dhe do të mbetej në mendje si një përjetim i paharruar! Meritën më të madhe për gjithë këtë rregull do ta kishin edhe qytetarët sarandiotë, të cilët siç duket si askund tjetër në trojet shqiptare, kujdeseshin për qytetin e tyre! Dhe nëse është kështu e që sigurisht kështu duhet të jetë atëherë ne nuk na mbetët tejtër vetëm t`i urijmë sarandiotët me atë shprehjen e famshme: Ju lumtë sarandiotë!.,..

Kush e ka vizitruar Saranden dhe nuk është ngjitur në Kalanë e Lëkurasit( e shndërruar tash në një restorant modern,ai ka ikur nga atje pa një përjetim të veçantë të barabartë me ato përjetimet që tregohen nëpër përralla.Kështu më kishte thënë një mbrëmje,miku im Faiku(Bytyqi) derisa po darkonim nën tingujt e muzikës së njohur Labe.-„Kam parë gjëra shumë të bukura në Kanada,por diçka të tillë e pashë dhe e përjetova vetëm në tokën shqiptare,që natyrisht më bënë krenar!“-do tëshprehej i entuziazmuar Faiku…

Në nisje të rrugëtimit tonë drejt atdheut( me një pushim njëjavor në Sarandë) unë i kisha premtuar sime shoqeje dhe miqëve të ardhur nga larg se nëse do të gjenim një ak kohë do të vizitonim edhe Qytetin e Janinës në Greqi,përndryshe një nga selitë e Ali Pashë Tepelenës gjatë kohës së tij!Dhe premtim i dhënë duhej mbajtur! Do të linim Sarandën dhe plazhin e bukur të saj për një ditë,që të shihnim Jasninën e Ali Pashë Tepelenës, e pse jo edhe fshatra e qytetet tjera të Çamërisë në kalim!

Në doganën greke njëri nga doganierët do të na servonte një befasi:Unë si drejtues i makinës do të ia tregoja pashaportat e të gjithë bashkëudhëtarëve e që ishin dy pashaporta gjermane dhe dy pashaporta kanadeze!Ai në fillim do të më shikonte disi si i bafasuar,mbase duke dyshuar se si ishte e mundur që në një makinë të ufdhëtonin pronarë të pashaportave të dy vendeve aq të largëta nga njëra tjetra! Për ta shuar kureshtjen e tij s pse jo mbase edhe dyshimin e tij ai do të më drejtohej në gjuhën gjermane për të mësuar se sa e njihja unë atë gjuhë.Kur ishte bindur se tek personi im nuk mund të gjendej një i dyshuar,atëherë më kishte kërkuar që udhëtarët kanadezë të paraqiteshin vetë nësportel.Dhe siç do të më tregonte Faiku,pasi kishim kaluar doganën,ai,pra doganieri grek së pari e kishte pyetur në gjuhën shqipe nëse Faiku e dinte atë gjuhë dhe kur ai i ishte përgjegjur po nëshqip se ai jo vetëm se e dinte gjuhën shqipe,por ishte edhe vetë shqiptar,doganieri grek ia kishte kthyer bisedës në gjuhën angleze.Dhe kur Faiku ia kishte kthyer të gjitha përgjigjet në gjuhën që kishte kërkuar doganieri grek,ai i kishte uruar mirëseardhje në Greqi dhe një pushim sa më të këndshëm! Kur më kishte treguar Faiku për të gjitha këto, atëherë mendja më kishte shkuar tek doganiertët tanë( qoftë të Shqipërisë apo të Kosovës,me ndonjë përjashtim të rrallë) që nuk dinë t`i lidhin dy llafe në ndonjë gjuhë të botës!

Dhe Janina e Ali Pashë Tepelenës! Dhe Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në mes të Janinës! Me tërë madhështinë apo me zymtësinë e saj! Askund në asnjë skutë të saj emri i Pashait të njohur!Grekët që nga aneksimi i Çamërisë dhe së bashku me të edhe të Janinës ishin kujdesur që mos të mbeste asnjë shenjë shqiptare! Ndërkaq në mes të Kalasë së Ali Pashës Xhamija me emrin e njëfarë Asllan Pashës!

Bri Kalasë liqeni i bukur i Janinës!Dhe përrreth liqenit e Kalasë lokale e dyqane të panumërta,që edhepse ishte ditë e diel ishin të mbushura me blerës!

Në kthim në mbrëmje të asaj dite doganieri grek(nuk ishte ai i mëngjesit) kur i kishte kontrolluar pashaportat tona na ishte drejtuar disi si me nënçmim:-„Keni ardhur nga Gjermanija dhe Kanadaja për të vajtur në Shqipëri?!“ Dhe kur ne i kishim thënë se ne ishim shqiptar ai na e kishte kthyer po me atë nënçmimin e mëparshëm:-„Punë për ju“-dhe na i kishte përplasur pashaportat disi si me hidhërim!

NË BUTRINTIN E LASHTË

Kur muaj më parë me time bijë dhe time shoqe e kasha vizituar Romën(kryeqytetin Italian) në kthim e kasha shkruar një reportazh me titull:“Roma mes legjendës dhe reales“.E kisha shkruar një shkrim me një titull të këtillë duke menduar se atë çfarë kisha parë dhe prekur në Romë nuk do të shihja dhe nuk do të prekja askund tjetër.Kisha menduar se Roma e lashtë ishte një dhe e vetma,pa menduar se diçka të lashtë,por të bukur( në përmasa më të vogla) do të shihja dhe prekja diku në trojet shqiptare!Por,isha gabuar! Isha gabuar dhe befasuar për të mirë! Dhe befasinë do ta takoja në Butrintin e lashtë! Në Butrintin që nëse është për t`u besuar të dhënave të shkruara (edhe në gurët dhe masën e mbetur) del të jetë më i vjetër se vetë Roma!Dhe për befasinë time(për të mirë) edhe në Butrint do të shihja shumë turistë nga e gjithë bota ashtu siç kisha parë muaj më parë në Romë!Ata,turistët e huaj,kishin ardhur nga larg dhe interesiheshin për qytetërimin tonë të lashtë!Ky fakt natyrisht që ty si shqiptar të bënte të ndihesh krenar!

Edhe në Butrint një amfiteatër( me përmasa shumë më të vogla) si në Romë.Edhe nëButrint mbetje të mureve të rrëzuara si në Romë.Edhe në Butrint mbetje të pallateve të ndryshme si në Romë.Edhe në Butrint mbetje të katedraleve të rrënuara si në Romë.

-Asnjëherë më parë nuk kisha dëgjuar për këtë qytet të lashtë!“-do të fliste e befasuar për atë çfarë shihte Besa(Bytyqi) dhe me aparatin e saj fotografik fiksonte çdo mbetje nga qyteti i lashtë.-„Kemi ca miq kanadez me të cilët kemi shkuarje e ardhje“-do të shtonte Faiku(Bytyqi) dhe do tëvazhdonte:-„Shumëherë më kanë pyetur miqtë kanadezë se a kemi diçka të vjetër,meqë ne vazhdimisht themi se jemi populli më i vjetër i Ballkanit dhe i Europës dhe unë nuk kam ditur se çfarë t`u them! Pas kësaj çfarë pashë këtu, jo vetëm që kam se çfarë t`u tregoj atyre,por jam i bindur se ata edhe do të vijnë vetë që të shohin diçka të vjetër dhe interesante!“

E Butrinti i lashtë nga aq sa pamë dhe prekëm ende nuk ishte i tëri.Ai do të duhej të eksplorohej edhe më që të dilte në dritë të diellit me tërë madhështinë e tij!...

SYRI I KALTËR OSE BUKURIA E MAHNITSHME

Ditët e plazhit në Sarandë po na iknin me shpejtësi marramendëse.Ishte dita e gjashtë që kur kishim arritur atje e ne ende e kishim atë ngjyrën e fillimit.Kjo Pastaj do të thonte se ne më shumë kishim  parë e prekur jashtë Sarandës sesa plazhet e saj.Por,çfarë të bëja me miqtë që kishin ardhur nga larg dhe që më shumë se të ndërronin ngjyrën e lëkurës duke qëndruar nën diellin e nxehtë të Jonit dëshironin që të shihnin bukuritë e rralla të Shqipërisë.

-„Më kanë apo e kam dëgjuar në televizion se diku në Shqipëri ndodhet një vend i bukur e që ai vend quhet „Syri i kaltër“-do të thonte Besa(Bytyqi) derisa pinim nga një kafe  nën palmat e bukura të restorantit,përbri plazhit.

-„E çfarë të duhet ty syri i kaltër,kur ti të dy sytë i ke të tillë,moj Fisnike!“-do të ia kthente i shoqi Faiku(Bytyqi) duke buzëqeshur..

-„Atë bukuri të rrallë natyrore e kam parë edhe unë në televizion dhe do të dëshiroja që ta shihja dhe ta prekja!“-do të inkuadrohej në bisedë edhe ime shoqe.Vetëm unë po heshtja dhe po bëja sikur nuk po dëgjojs se çfarë po flisnin ata.

-„Si thua a të shkojmë nesër e të shohim syrin e kaltër!“-më ishte drejtuar ime shoqe duke më shkundur nga krahu.

-„Çfarë do se nuk të kuptova!”-do të ia ktheja unë.

-“Sikur të shkonim e të shihnim Syrin e kaltër!“-kishte shtuar Faiku.

-Si të doni ,por mbetëm ashtu siç kemi ardhur pa u rrezitur fare!“-do të shtoja unë.

-„Një ditë na ka mbetur dhe sikur të rrinim tërë kohën nuk do të mund të ndërronim ngjyrë vetëm sa do të skuqeshim!“-kishte përfunduar ime shoqe.

Dhe e nesërmja që me rrezet e parat të diellit do të na gjente tek „Syri i kaltër“.Dhe syri i kaltër ishte si të thuash magjia vetë.Natyra kishte krijuar diçka vërtetë të mahnitshme.Kishte krijuar bukuri të mahnitshme. Aty ku fillonte burimi i lumit ishte një kaltërsi e rrallë që për nga bukuria do të ia kalonte çdo syri femëror!

-„Eu Fisnike, ky Syri i kaltër këtu qenka më i bukur edhe se sytë tu të kaltër!“-do të shprehej Faiku duke buzëqeshur.Ndërkaq ime shoqe duke menduar se ajoshfaqje e mahnitshme do të zhdukej pas pak çastesh do të më drejtohej:-„Bëje gati aparatin fotografik dhe ma bëjë sa mëshpejtë një foto me gjithë Syrin e kaltër!“

-„Mos u nxito kot se Syri i kaltër nuk të ikën e ke aty sa kohë të duash!“-do të ia ktheja unë dhe do të shkrepja aparatin duke i futur në një foti time shoqe dhe Syrin e kaltër-Bukurinë e mahnitshme. Pastaj do të bënim edhe shumë fotografi të tjera duke e marrë Syrin e kaltër me vete!...

Dhe ditët tona të pushimit kishin përfunduar.Kishte ardhur dita e nisjes drejt Kosovës.Duke u përshëndetur me Sarandën e bukur dhe duke i premtuar se do të shiheshim sërish së shpejti ishim nisur për në Kosovë.Rruga drejt Kosovës do të kalonte afër Krujës dhe edhpse unë e ime shoqe kishim shkuar shumë herë në Krujën e Skënderbeut,një e shkuar më shumë do të thoshte një përjetim më shumë! Dhe natyrisht që do të kthenim makinën dhe do të ia mësynim kodrave të larta ku krenare qëndronte Kruja! E në Krujë edhe Monumenti historik për Kryeheroin e historisë sonë kombëtare!Besa dhe Faiku(Bytyqi) ndodheshin për herë të parë para kësaj madhështie të historisë sonë kombëtare dhe natyrisht që e ndjenin vetën të privilegjuar dhe të gëzuar.Unë vite më parë me rastin e një viztite në Krujë e kisha shkruar një udhëpërshkrim dhe në udhëpërshkrimin e sotëm nuk kisha çfarë të shtoja vetëm të potencoja se çdo njëri që vjen këtu dhe sa herë që vjen këtu e ndien vetën krenar që është shqiptar! Dhe këtë falë bëmave të Kryeheroit tonë kombëtar-Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!

Në mbrëmje, kur dielli tashmë kishte perëndrar dhe gjithandej shiheshin tek ndizeshin dritat elektrike,ne kishim kaluar doganën e Morinës dhe kishim hyrë në Kosovë.Këtu përfundon edhe udhëpërshkrimi ynë!...




(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx