Udhëpërshkrim
Faton Mehmeti: LDK-ja nënshkroi vdekjen e saj
E diele, 23.11.2014, 08:08 PM
LDK-ja nënshkroi vdekjën e
saj...!!!
Shkruan: Faton MEHMETI
Pas pesë
muajsh të ngërçit për krijimin e
qeverisë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, mbrëmë në praninë e Presidentës
Jahjaga dhe ambasadorës amerikane Jakobson, u arrit akordi për koalicioni ne madh
PDK-LDK.Një koalicon i pëerfolur herëet nga qarqet e huaja diplomatik ,i
konsideruar koalicion që i jep stabilitet politik vendit ,rezultoi më në fund
edhe me akordin në mes të dy rivalëve
tradicional politik.Në cdo zgjedhje ka humbës dhe fitues ,në zgjhdhjet e 8
qershorit fitues doli PDK-ja ndërsa humbese LDK-ja .Ndonëse LDK shënoi ngritje
të votave prap se prap doli humbëse, dhe ky është embrioni nga ku do të duhej
të reflektonte paria e LDK-së në krye me Isa Mustafën, i cili fushaten e tij para zgjedhore e mbështeti në akuza të forta
kundër PDK-së, duke thënë “ se e ka
ngulfatur shtetin…ka rritje të krimit të organizuar “ e deri nëe akuzat per
vrasjet e pas luftës. Keto akuza të
forta dhe mbi tëe gjitha kryefjala e tij se “ kurreë sdo bëejme koalicion me
PDK-në ” vetëm sa forcoi pozitën e tij në LDK, duke tërhqur një numër të madh
të aktivistëve të vjetër që ishin lën pas dore, si dhe të rinjtë për realizimin
e endrrëes “ evropiane ”. I veshur
gjithnjë elegant me kollarëen e tij njëe ngjyrësh e me pamje të ngrysur ,
konsiderohej “ njeri i ftohtë por besnik ne parime “. As edhe pesimistët më të
medhenj sdo te besonin se Isa një ditë as
do ta mendonte një koalicon me PDK- në lëre më të jetësohet. Por gjëerat
ndryshuan. Pas konfirmimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 8 qershorit,
Isa doli humbës.Rendi demokratik e kërkonte qëe humbësi t’ia uronte rivalit fitoren, si dhe të largohej nga pozita e të parti të
LDK-së, por kjo nuk ndodhi. Filluan të dalin ne pah ambiciet e shfrenuara të
Isës për pushtet, që dorën në zemër pata zgjedhjeve sdo e besoja se ishte i
tillë.Tërhoqi për hunde LDK-në drejt një Bloku njohur si VLAN, për të ia
pamundësur PDK-së krijimin e institucioneve në mënyrë që të merrnin udhëheqjen e vendit. Derisa PDK
shfrytëzonte vendimin e Gjykatës
Kushtetuese, e cila përcaktoi se e vetmja
partia fituese ka të drejtën e
propozimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, Isa i tërbuar pas kolltuqeve, vazhdoi të kërkonte
formulën se si të vinte në pushtet. Duke qenë se Ramushi nuk leshoi pe,
Isa lëpiu atë që pështu- koaliconi me
PDK-në. Ambiciet e tija të shfrenuara
për pushtet e kanë kantandisur LDK-në në pusi, në greminën e cila lëshon vetëm
klithmat e atyre të cilët këtë parti e
konsideronin si shteformuese.Isa ka mbytur mendimin kritik brenda partisë,
nuk e ka hapur partinë për kuadrot të
reja, duke shndërruar partinë në një shtëpi pleqësh , për më tepër ka devijuar
nga vlerat me të cilat LDK identifikohej.Realisht pas vdekjës së Rugovës LDK
cdo ditë e më tepër është katandisur, pasi shfrenimi për pushtet i atyre që
zaptuan LDK-në nuk ka të bëjë asgjë me vizionin e Presidentin Rugova.LDK-ja e
tanishme përvec mbajtës së fotos së Rugovës në zyrat e saja, ska asgjë të
përbashkët me vizionin e tij. Më habit fakti se si Ramushi dhe partitë tjera të
bllokut e pritën me habi tradhëtin që ju bëri