E enjte, 01.05.2025, 03:48 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Shtatë vjet për Kosovën shtet

E diele, 22.02.2015, 08:38 PM


Blerina Gallopeni dhe nx. e sh.sh. në interpretim të Recitalit...

Në Treviso të Italisë u festua 17 Shkurti, me moton: Të festojmë së bashku:

SHTATË VJET PËR KOSOVËN SHTET!

Nga Beqir M. Cikaqi

Të dilen me 15 shkurt 2015, në Paderno di Ponzano (TV), për nder të  17 shkurtit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në organizim të Shoqatës ILIRIA Treviso, u mbajt një pasdite festive në pranin e disa qindrave  bashkëatdhetarëve që jetojnë e punojnë në Treviso dhe rrethinen e saj.

Vendi ku mbahej kjo pasdite festive ishte i stolisur me flamuj kombëtar e shtetëror, në mesin e të cilëve edhe AUTOCHTHONUS, pankarta e mbishkrime me përmbajtje kombëtare e shtetërore kushtuar kësajë feste të rëndësishme, etj. Të pranishëm ishin edhe shumë miq e musafir nga Kosova, Sllovenia, madje edhe nga qytetet ma të largëta, si nga Verona, Vicenza, Triesta, etj.

Ky eveniment u hap me intonimin e dy himneve: kombëtar Shqiptar dhe shtetëror i Kosovës të shoqëruar nga grupi artistik i valleve të Shoqatës ILIRIA Treviso. Moderator i këtijë manifestini ishte antari i grupit artistik të shoqatës, Halit Cikaqi - LITI.

Për të pranishmit u kujdesen:  i mirënjohuri - Gjovalin Shani nga Shkodra me grupin e tijë.... Këngëtarja e re dhe e talentuar kosovare -  Dafina Morina, e cila ishte ftuar  enkas për këtë festë nga Theranda, vendi  ku gjithmonë ka lindur këngëtar  e këngëtare....  Mandej  muzikanti Roland Cukaj, këngëtari i shoqatës  Gjin Shani....Nxënësit  e Shkollës Shqipe që ka nis të funksionon në gjirin e Shoqatës ...Grupi artistik i valleve të Shoqatës ILIRIA...

Ndërsa, mysafirë  special ishin Grupi artistik nga Shoqata ILIRIA e Koprit të Sllovenisë, me kryetar z. Heset Ahmeti, të cilët paten minutashin e rezervuar ...

Nga Ministria e Diasporës së Republikes Kosovës, këtë festë e nderuan me prezencven e tyre:

zotrinjët  Mentor Borovci dhe  Lorik Pustina. Krijues të diasporës  shqiptare, si: Nënëlokja e Triestes - Vitore Stefa Leka, nga Verona Toninin Nikolli, nga Vicenza Miradie Zymberi – Avdullahu, nga Sllovenia Mexhid Hoxha. Kishte edhe nga miqt vendor italian, etj.

Pas hapjes së moderatorit, në skenë u ftua zonjusha Ermira Zhuri, presidente e Shoqatës ILIRIA Treviso, në cilësin e nikoqirit, për të iu uruar mirëseardhje të pranishmëve. Zonjusha Zhuri i ftoi në foltore zotrinjët: Mentor Borovci, Lorik Pustina, Heset Ahmeti e Tonin Nikollin.

Këngë për KOMANDANTIN LEGJENDAR ADEM JASHARI, të kënduar nga Gjin Shani filloi pjesa artistike e e muzikore e festes. TOKA IME, ishte kënga e parë e Dafina Morinës, ndërsa Gjovalin Shani e filloi me këngën MOJ SERBI... Paraqitjet e para të këtyrë këngëtarëve, sinjal i mirë për të pranishmit se do të ken një program të mirëfillt fetiv e kualitativ.

Fjalë rasti për festën e 17 Shkurtit - Ditën e Pavarësisë së Kosovës, e prezentoi  nënkryetari Dytë i Shoqatës ILIRIA, z. Mumin Murtezani, me prejardhje nga Shkupi.

Edhe të vegjëlit nuk u anashkaluan. Sikur dihet pas pregaditejeve të gjata, Shoqata ILIRIA filloi edhe me Shkollën Shqipe të mësimit Plotësues, andaj vërehen edhe sukseset e para, këto suksese i paraqiti mesuesja  Malsore Shaqiri me grupin  e nxënesve, dhe poezi kushtuar kryesisht kësaj feste të rëndësishme...

Me valle u dalluan grupi i fëmijëve dhe i të rriturvë të shoqatës vendëse me: VALLE DRENICASE dhe VALLE KOSOVARE. Ndërsa miqt nga Sllovenia me një koreografi e pregaditje të z. Mexhid Hoxhaj, me origjin nga Zhuri i Prizrenit, u paraqiten me: VALLJA E SHQIPONJAVE dhe VALLE TROPOJANE, çka muaren duartrokitje të gjata dhe frenetike.

Recitalin me vargje të  përgaditur nga Beqir Cikaqi: Të festojmë së bashku SHTATË VJET PËR KOSOVËN SHTET, e paraqiti Blerina Gallopeni, e shoqëruar nga grupi i nxënësve të shkollës shqipe me bluza nga ngjyra e flamurit shtetëror të Kosovës, me shkronja që jepnin emrin ATDHEU e KOSOVA....

Edhe kjo festë  nuk kaloi pa surpriza, kështu për të pranishmit ishte një prezantim befasues i moderatortit, ku u shprehë:”Të nderuar të pranishëm, dhe ju musafirë të respektuar, në mesin ton ndër shumë miq, krijues, aktivist, etj. e pranishme është edhe një zonjë e rëndë, një krijuese e mirëfilltë, një aktiviste e denjtë çështjes kombëtare, kryetare nderi e 35 shoqatave  anemban botës, e pa lodhura, me origjin nga Berati, e njohur si NËNLOKJA e Triestës, e madhja Vitore Stefa Leka”. E kjo e fundit pati një paraqitje të gjatë, duke i sjellur përshëndetjet e sa e sa shoqatave e personaliteteve shqiptare e botërore... dhe në fund në emër të Bashkesisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanis dorëzoi MIRËNJOHJEN, e ndar ditë ma parë për autorin e këtijë shkrimi, me motivacion: Për promovimin e imazhit të kulturës shqiptare në trojet italiane dhe për bashkëveprim me Bashkësin Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Mbasi pranoi mirënjohjen autori i këtjë shkrimi(B. C.)u shprehë:” duke e falenderuar bashkësin  Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe Nënënloken Vitore Stefa Leka që kishte marr këtë rrugë të gjatë nga Triesta, që të na nderoj të gjithëve, edhe mua personalisht, këtë mirënjohje ia dedikojë të gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojne këtu  e që jan prezen, e në radhë të parë nënës time që eshtësht prezent në mesin tuaj...” u shpreh ndër të tjera lauerati i kësajë mirënjohje”.

Grupit të këngëtarëve iu bashkangjit edhe këngëtari Agron Tefaj ku se bashku me Roland Cukajn, Vëllëzërit Shani dhe këngëtaren Dafina Morinan i kënaqen të pranishmit ku një pjesë e mirë e të rinjëve u hodhen në valle nën tingujt e këngëve të kënduara...

Përfundoi edhe kjo festë si është më së miri, pa as më të voglin eksces, me hyrje të lirë pa pagesë për të gjitha moshat...Edhe njëherë u vërtetua se Shoqata ILIRIA Treviso di të krijojë atmosferë festive, disponon me potencial organizativ, për këtë i falenderon të gjithë pjesëmarrësit...

Valltaret e Shoqatës ILIRIA Treviso


Vallja e SHQIPONJAVE, e interpretuar nga grupi i vajzave të Sllovenisë


Lorik Pustina, Mentor Borovci, Ermira Zhuri e Moderatori-LITI


Festë e vërtetë në Treviso



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx