E premte, 10.05.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Festë e madhe në Mannheim

E marte, 17.02.2015, 08:35 PM


Reportazh nga Diaspora

Festë e madhe në Mannheim të Gjermanisë

Shkruan: Florim Zeqa

Në qytetin Mannheim (Gjermani),  me pjesmarrjen e qindëra bashkatdhetarëve,  të ardhur nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë u festua shtatvjetori e Pavarësië së Kosovës. Salla e madhe e këtij qyteti ishte e vogël për numrin e madhë të bashkatdhetarëve.

Salla ku mbahej manifestimi, e dekoruar me flamuj kombëtar dhe portrete të figurave historike që shpallën pavarësinë e Shqipërisë më 1912-n në Vlorën e Ismajl Qemajlit, ta rikujtonte 100 vjetorin e kremtimit dinjitoz të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Ndër mysafirët e ftuar ishin edhe; konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt z. Astrit Zemaj, oficieri i UÇK-së z. Naser Kuliqi, veprimitari  dhe gazetari z.Idriz Zeqiraj, ish i burgosur në burgun e burrelit dhe veprimtar të tjerë.

Fjalën e rastit e mbajti kryetari i shoqatës Dardania z. Naser Hoxha, i cili fillimisht i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, për të vazhduar më pas me fjalët; "Të dashur bashkombas të nderuar, mbështetja për njëri-tjetrin dhe dashuria pa kusht për Atdheun do të na mbajë gjithmonë të fortë dhe afër njeri-tjetrit, të pandarë dhe largë getoizmit...".

Artistët dhe arti pamorë kurrë nuk kanë munguar nëpër etapat plotë shtërngata dhe katrahura politike gjatë historisë, shqiptarët gjithmonë me urtësinë rugoviane dhe punën e tyre të pa kursyer në bamirësi, politikë, art,kulturë, letërsi, sport,...etj, kanë lenë gjurmë të pashlyera dhe kanë bërë emër të njohur ndërkombëtarisht.

Kemi patur fatin që Europës e Botës t'i japim emra dhe përsonalitete të shquara si; heroin e permasave ballkanike Skenderbeun, bamirësen dhe humanisten me vlera universale Nënë Terezën, paqedashësin dhe politikanin e permasave botërore Ibrahim Rugovën,...dhe shumë të tjerë.

I veçant për kënaqesinë e shumë bashkatdhetarëve, prezent në këtë manifestim ishte edhe piktori i artit pamor abstrakt , i cili më punën e tij ka arritur të ngjitet shkallëve të lavdisë, me prezentimet e tija nëpër galeritë e artit në Mynchen, Paris, Londër ,New York, Tiranë , Prishtinë, Neapet e qendra tjera të djepit të kulturës.

Ky është  simpatiku i vijava abstakte 32 vjeçari, i riu nga Llausha e Skënderajt

z.Rifat Gecaj i cili me sukseset e tij çdo ditë po i pushton mediat gjermane, shqiptare dhe ato botërore.

Piktori entuziast Rifat Gecaj, përveq punës së tij ne artin abstrakt pamor, ai ndanë kohë dhe për aktivitete e ndryshme që organizon mërgata  shqiptare në Gjermani.

Eshtë mik i ngushtë me aktivistin e hershëm dhe shumë te dalluar, i njohur për mergatën shqiptare në Mannheim, Ludwigshafen, Speyer dhe më gjërë me z.Halit Nezaj-Dj-Lita).

Në bisedë e sipër, Haliti e njoftoi piktorin Gecaj për aktivitetin e shoqatës kulturore”Dardania” të Mannheimit, e cila pos festave shtetërore dhe kombëtare në Mannheim dhe rrethinë, organizon edhe akademi përkujtimore, promovime librash autorësh të rinjë dhe organizon koncerte bamirësie,...me mjetet e fituara nga ato organizime ndihmonë skamnorët në Kosovë.

Poashtu, me ndihmat e tubuara nga koncertet humanitare, shoqata Dardania e Mannheimit ka ndërmarrë aksione për ndertimin e shtëpive skamnorëve dhe familjeve të pjestareve të UÇK-së në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Piktori i ri dhe entuziast Rifat Gecaj, duke përcjellë me vëmendje të theksuar punën e mikut të tij, veprimtarit  dhe humanistit Halit Nezaj, i dhuroi dy pikturat e tij më të bukura në vlerë prej 3200 eurosh,...me paratë e këtyre pikturave shoqata  Dardania do të ndihmojë skamnorët dhe të pastrehët e Kosovës.

Për këtë gjest human, piktorin Gecaj e falenderoj veprimtari Halit Nezaj, i cili bashk me oficierin e lartë të UCK-së, z. Naser Kuliqi pikturat ia dorëzuan kryetarit të shoqatës Dardania në Mannheim z. Naser Hoxhaj.

Pastaj vazhdoj programi i gjatë festiv, i pasur më këngë dhe valle nga repertoari i pasur i këngtarëve të talentuar Besim Sylejmani dhe Ermal Fejzullahu që kësaj mbrëmjeje i dhanë një pamje dhe atmosferë të mrekullueshme festive.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora