| E marte, 17.02.2015, 08:35 PM |
Reportazh nga
Diaspora
Festë e madhe në Mannheim të Gjermanisë
Shkruan: Florim Zeqa
Në
qytetin
Salla ku mbahej manifestimi, e dekoruar me flamuj kombëtar dhe portrete të figurave historike që shpallën pavarësinë e Shqipërisë më 1912-n në Vlorën e Ismajl Qemajlit, ta rikujtonte 100 vjetorin e kremtimit dinjitoz të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Ndër
mysafirët e ftuar ishin edhe; konsulli i Republikës së Kosovës në
Fjalën e rastit e mbajti kryetari i shoqatës Dardania z. Naser Hoxha, i cili fillimisht i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, për të vazhduar më pas me fjalët; "Të dashur bashkombas të nderuar, mbështetja për njëri-tjetrin dhe dashuria pa kusht për Atdheun do të na mbajë gjithmonë të fortë dhe afër njeri-tjetrit, të pandarë dhe largë getoizmit...".
Artistët dhe arti pamorë kurrë nuk kanë munguar nëpër etapat plotë shtërngata dhe katrahura politike gjatë historisë, shqiptarët gjithmonë me urtësinë rugoviane dhe punën e tyre të pa kursyer në bamirësi, politikë, art,kulturë, letërsi, sport,...etj, kanë lenë gjurmë të pashlyera dhe kanë bërë emër të njohur ndërkombëtarisht.
Kemi patur fatin që Europës e Botës t'i japim emra dhe përsonalitete të shquara si; heroin e permasave ballkanike Skenderbeun, bamirësen dhe humanisten me vlera universale Nënë Terezën, paqedashësin dhe politikanin e permasave botërore Ibrahim Rugovën,...dhe shumë të tjerë.
I veçant
për kënaqesinë e shumë bashkatdhetarëve, prezent në këtë manifestim ishte edhe
piktori i artit pamor abstrakt , i cili më punën e tij ka arritur të ngjitet
shkallëve të lavdisë, me prezentimet e tija nëpër galeritë e artit në Mynchen,
Paris, Londër ,
Ky është simpatiku i vijava abstakte 32 vjeçari, i riu nga Llausha e Skënderajt
z.Rifat Gecaj i cili me sukseset e tij çdo ditë po i pushton mediat gjermane, shqiptare dhe ato botërore.
Piktori entuziast Rifat Gecaj, përveq punës së tij ne artin abstrakt pamor, ai ndanë kohë dhe për aktivitete e ndryshme që organizon mërgata shqiptare në Gjermani.
Eshtë mik
i ngushtë me aktivistin e hershëm dhe shumë te dalluar, i njohur për mergatën
shqiptare në
Në bisedë e sipër, Haliti e njoftoi piktorin Gecaj për aktivitetin e shoqatës kulturore”Dardania” të Mannheimit, e cila pos festave shtetërore dhe kombëtare në Mannheim dhe rrethinë, organizon edhe akademi përkujtimore, promovime librash autorësh të rinjë dhe organizon koncerte bamirësie,...me mjetet e fituara nga ato organizime ndihmonë skamnorët në Kosovë.
Poashtu, me ndihmat e tubuara nga koncertet humanitare, shoqata Dardania e Mannheimit ka ndërmarrë aksione për ndertimin e shtëpive skamnorëve dhe familjeve të pjestareve të UÇK-së në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Piktori i ri dhe entuziast Rifat Gecaj, duke përcjellë me vëmendje të theksuar punën e mikut të tij, veprimtarit dhe humanistit Halit Nezaj, i dhuroi dy pikturat e tij më të bukura në vlerë prej 3200 eurosh,...me paratë e këtyre pikturave shoqata Dardania do të ndihmojë skamnorët dhe të pastrehët e Kosovës.
Për këtë
gjest human, piktorin Gecaj e falenderoj veprimtari Halit Nezaj, i cili bashk
me oficierin e lartë të UCK-së, z. Naser Kuliqi pikturat ia dorëzuan kryetarit
të shoqatës Dardania në
Pastaj vazhdoj programi i gjatë festiv, i pasur më këngë dhe valle nga repertoari i pasur i këngtarëve të talentuar Besim Sylejmani dhe Ermal Fejzullahu që kësaj mbrëmjeje i dhanë një pamje dhe atmosferë të mrekullueshme festive.