E shtune, 27.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Kemi rini të mrekullueshme

E hene, 02.03.2015, 08:54 PM


Shoqata „Dardania“ nga Linz-i festojë 7-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kemi rini të mrekullueshme, ata do ta zhvillojnë vendin e vet

Nga Ramiz Selimi

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu për nder të pavarësisë së Kosovës dridhi Austrinë e Epërme me tingujt dhe zërin e tij fantastik. Dardanisë antike, kësaj tokë të shenjtë, për pavarësinë e shtatë të saj i kënduan dhe recituan edhe grupi i nxënësve dhe poeti i mirënjohur Ragip Dragusha.

Edhe pse shoqëria kosovare këtë vit po përballët me emigrimet dhe probleme të shumta ekonomike, mërgata shqiptare përmes shoqatave të shumta gjithandej në Austri po e feston këtë ditë me dinjitet. Këtë të diele pasdite, Shoqata Kulturo- Sportive, “Dardania” nga Linz-i, organizoi pasdite të këndshme festive në 7-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Si çdo herë, edhe kësaj radhe vërehej atmosferë gëzimi e krenarie në fytyrat e bashkatdhetarëve tanë të vyeshëm që jetojnë e punojnë në Linz me rrethinë.

Kryesia e Shoqatës në hyrje të sallës pritnin zemërhapur mysafirët e shumtë që kishin ftuar, në krye me kryetarin e palodhur, Z. Sherif Ferizi. Në tubim ishin të pranishëm afër 1000 bashkatdhetarë. Ky eveniment ishte një nga të shumtët që ka organizuar shoqata “Dardania”, kryesia e saj me zotëri Sherif Ferizi, Mehdi Prushi, Ahmet Sallahi, Sylejman Shala, Albert Berisha janë meritorët për aktivitetet e organizuara.

Nga numri i madh i pjesëmarrësve, ky organizim dukej se ishte organizimi qendror për Austri, pasi aty merrnin pjesë përfaqësues nga tri shtete si Kosovë, Shqipëri dhe Austri. Aty ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Z. Roland Bimo me stafin e tij, Konsulli i Republikës se Kosovës Imer Lladrovci me stafin e tij, Këshilltari i qytetit të Linz-it Mag Stefan Giegler, Ambasadori i OSBE-s në Shqipëri dhe deputeti shumëvjeçarë në parlamentin austriak Z. Wolfgang Großruck, nga “Kammeradschaftsbund” ishte Z. Gunther Rosenitz dhe Z.Miftar Kastrati, pastaj shumica e kryetarëve të shoqatave aktive në Austri, duke filluar nga Shoqata “ Aleksander Moisiu”me poetet Z. Besim Xhelili dhe Z. Ragip Dragusha, “17 Shkurti” nga Badeni me Z. Tahir Turkaj, humanistja nga “ Aleanca për fëmijët” Znj. Fatime Blakaj, “Shoqata e Grave” me Znj.Mag. Majlinda Saliaj, Gazetari dhe Publicisti Z. Ramiz Selimi, Shoqata “Kosova” Linz, si dhe shumë aktivistë tjerë.

Sakrifica të shumta për shtetin e Kosovës

Pas himneve të kënduara nga grupi i nxënësve, fjalën nga moderatorja Liridona Shefiku për përshëndetjet e mori kryetari i shoqatës “Dardania” Sherif Ferizi, i cili pasi bëri përshëndetjet e rëndomta, lexoi edhe referatin kushtuar kësaj feste. Ai lexoi datat dhe sakrificat e shumta që bëri populli ynë për të arritur ketë ditë të madhe duke lavdëruar diplomacinë paqësore të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të U?K-s.

Konsulli i Republikës së Kosovës Z. Imer Lladrovci, në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, solli urimet më të sinqerta për pavarësinë, ai përgëzoj shoqatën “Dardania” dhe shqiptarët për kontributin dhe organizimin e tyre kulturo-artistik. Në fjalën e tij tha se: “Ishte UCK-ja dhe luftëtarët e saj, ata të cilët dhanë jetën dhe kontribuuan që ne ta festojmë këtë ditë në liri. Pavarësia e Kosovës u arrit me sakrifica të shumta, ajo u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve, ne duhet vazhdimit tu jemi mirënjohës të gjithë atyre ushtarëve me komandantin legjendar Adem Jashari që na mundësuan lirinë. Po ashtu ne ju jemi mirënjohës edhe miqve ndërkombëtarë në krye me SHBA-t, para së gjithash e falënderojë Shqipërinë për ndihmën e pa rezervë në të gjitha drejtimet.  Gëzuar festa!”

Në fjalën e rastit Ambasadori i Shqipërisë Z. Roland Bimo tha se: Pas pavarësisë së Shqipërisë, themelimi i shtetit të dytë shqiptarë në Ballkan është e arritura më  e madhe e kombit tonë. Për të arrit deri të shpallja e pavarësisë së Kosoves u bënë sakrifica të shumta të luftëtarëve të lirisë dhe faktorit ndërkombëtarë. Dëshirojë të përgëzojë shqiptarët dhe shoqatën “Dardania”  për organizimin që bëjnë. Kemi rini të mrekullueshme, ata janë e ardhmja e jonë, ti mbani lidhjet sa më shumë më vendlindjen. Ky është një aktivitet për t’u përshëndetur, është sakrifica për ta mbajtur gjallë gjuhën e kulturën, pa të cilën vështirë se do bëhej fjalë për një identitet shqiptar.

Këshilltari i qytetit të i Linz-t Z.Mag. Stefan Giegle tha se: “ Ju përgëzoj dhe uroj të gjithë bashkëqytetarëve të komunitetit tuaj në emër të qytetit të Linz-it, festen e pavarësisë së shtetit tuaj. Përgëzojë shoqatën “Dardania„ për punën e saj të palodhshme. Më gëzon fakti që shqiptarët janë një nga komunitetet më të integruara në komunën tonë. Gjithashtu me vjen mirë kur shohë një numër kaq të madh të qytetarëve të cilët po e festojnë këtë ditë, sepse integrimi fillon duke respektuar kulturën dhe gjuhën e origjinës, edhe njëherë urime festa dhe gëzuar”

Programi vazhdoi me recitime, vallëzime dhe këngë të përgatitura nga grupi nxënësve si dhe këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu. Ky eveniment filloi dhe përfundoi në kohën e paraparë, duke u ndarë të kënaqur të gjithë të pranishëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora