E diele, 28.04.2024, 01:05 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Brahim Avdyli: Festimi i ditës së Shën Valentinit

E merkure, 25.02.2015, 08:11 PM


Festimi i ditës së Valentinit nga "Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim", në Kreuzlingen

Nga Brahim AVDYLI

"Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim", në Sonnenwiesenstrasse 26, 8280 Kreuzlingen, me datën 14.02.2015, në lokalin e saj, në mbrëmje, pati një festë të veçantë. Mua, më pat ftuar prej Rapperswil-it, pa më treguar. Familje, gra, burra e fëmijë kanë festuar së bashku, deri në orët e vona të mëngjesit, këtë festë të paharruar, nëpër tingujt e orkestrës së kryesuar nga Xhevat Bislimi dhe duke kënduar këngët e para me gitarë, nga këngëtari Bexhet Sallahu.

Pa vonuar, erdhi një këngëtar i njohur nga i rrafshit të Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës, Gëzim Jaha, i cili me zërin e tij melodik, të natyrshëm, pa asnjë sforcim, të gjatë e të dridhur si një këngëtar i vërtetë, na i zgjoi të gjithëve ndjenjat e fashituara si asnjëherë më parë, e përcjellur nga këngëtarja e njohur Samire Ismaili, e cila jo vetëm se do të këndonte rrjedhshëm, por edhe me zërin e saj të lartë. Përgjëgjësi për Kulturë pranë kësaj "Qendre...", aktori disavjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës, z. Rrustem Selca, i përshëndeti të gjithë të pranishmit, dhe e shpalli festimin e ditës së Valentinit, krahas përshëndetjeve të veçanta të këngëtarit të Dukagjinit, të cilin e njihja qëkur se ka qenë fëmijë dhe kishte filluar të këndojë. Lidhjen e tij të pashuar shpirtërore, të ripërsëritur ndaj Malësisë së Gjakovës e në Malësinë e Tropojës do ta shprehte kështu me këngët e rralla, qoftë me përshëndetje. Ai, i mahniti të gjithë pjesëmarrësit me këngët e tij të veçanta...

Dita e Valentinit vie si datë e shënuar për të rinjtë, për familjet, për të dashuruarit dhe dhuratat e luleve. Ajo vlenë si datë kur këta të dashuruar afrohen e bashkohen. Ata i sinkronizojnë me takimin e dy zogjëve të vegjël apo dy zogj mjellme që afrohen. Në sfond qëndron një zemër e madhe, shpesh`herë e shpuar nga një shigjetë, që simbolzon se qenia është plagosur nga dashuria. Dita e Valentinit, me 14 shkurt, kur zogjtë e vërtetë në natyrë dashurohen është dita e dashurisë.

Rrënjët e saj të gjata e të thella shkojnë deri në mesjetën e hershme, që neve na zgjohet kërshëria a mos kjo datë ka të bëje me Perandorin e Perandorisë Bizantine, Valentinin ilir, Flavius Valentinius 323-375, dhe Perandor romak i Perëndimit, 364-375, me qendër në Milanën e sotme (atëherë Mediolanumin), që atëherë sundonte në këtë perandori dhe përpiqej të forconte ushtrinë për të mbrojtur tokat e perandorisë e të ilirisë nga sulmuesit e pamatur e të shumtë, por që shkroi shumë vepra, ishte piktor dhe ndër të tjera shpiku armë të reja. Perandori Valentin nuk ishte asnjëherë i mendimit të marrë taksa të larta dhe përpiqej me të pamundurën e tij t`ua sigurojë qytetarëve lehtësitë finaciare, derisa caktoi "mbrojtësit e popullit" që të ndihmonin njerëzit më të varfër. Por, ai nuk ishte "Shën Valentini".

Koha na dërgon më herët, që në antiken e hershme, kur sundojnë të dhënat më kundërshtare dhe nuk e dime se cila është e vërteta, por i zgjedhim disa prej tyre. Disa e lidhin me mbrojtjen e Zotneshës së familjes. Sipas romakëve ajo na quhet Juna, ndërsa sipas të ashtuquajturve "grekë" quhet Zotnesha Hera, bashkëshortja e Zeusit, ruajtja besnike e të martuarve. Kundërshtitë janë tepër të mëdha dhe lidhen pikërisht me këtë ditë sublime, në tërë botën. Nuk dihet saktësisht ku ka filluar të festohet kjo ditë. Thuhet se vjen nga emri i peshkopit Valentin, nga Terni, i cili, siç duket, përkundër ndalimit të perandorit të atëhershëm, i kishte kurorëzuar prap të dashuruarit. Sipas të dhënave të autorëve të ndryshëm të botës, pas fjalëve të tij, njerëzit e kurorëzuar aty për aty i merrnin lulet nga kopshti i tij. Të kurorëzuarit kishin qenë të dashuruar nën një yll të mirë e të veçantë. Ai është ekzekutuar porse me 14 të shkurt 268 në Romë, ndërsa filloi jeta e tij në vitin 175 në Interamna, sot Terni, në Itali. Ndonjëherë merret Jezuesi (pra Isusi, Isaja) në "martesën" e qiellit. Në Angli merret shekulli i 15 si shekull kur palët e të dashuruarve në ditën e Valentinit u dërgohen dhurata të posaçme ose vjersha. Ndonjëherë, u dërgohen edhe karta të dekoruara. Në tërë botën ka tradita të ndryshme, vetëm në Arabinë Saudite është ditë e ndaluar dita e Valentinit nga islamizmi...

"Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim", në Kreuzlingen, e kishte vendosur ta festojë këtë datë. Të pranishmit i argëtuan pa masë këngëtarët dhe orkestra, që tingëllonte në mënyrë tipike. Xhevat Bislimi e kishte orkestrën shumë të rregullt. Tamburet, tupanin e defat i kishte shumë origjinale, rrahnin në mënyrë të ngjeshur e më kumbueshëm se kudo tjetër. Gëzim Jaha e Samire Islami këmbeheshin e këndonin pa ndërprerë, deri pas mesnate. Sikur askush nuk e lodhte mendjen te situata e jashtëzakonshme në Kosovë. Edhe unë, përderisa i ndëgjoja, papritmas e shkëputa zemrën. Isha bashkuar me vëllezërit e mi nga Kosova, nga Shqipëria, nga mërgata e madhe e dramatike. Pranë meje ishte ulur Tomë Berisha, Kryetar i "Qendrës...", në kokë të tavolinës, me të shoqen e tij, sikur nuk e ndjente dhembjen pas operacionit. Në karahun e majtë e kisha një ish-aktivist të denjë të Shoqatës Kulturore e Sportive "Skenderbeu" në Kreuzlingen, me gjithë familje, tani, aktivist i kësaj "Qendre...". Ndërsa, në krahun e djathtë më rrinin miqtë e rinj nga Theranda. Besim Baraliu ishte në krahun tjetër, pranë Tomë Berishës. Vajzat e vogla dhe të edukuara, Blenda dhe Loreta Kastrati, këndonin dy këngë të bukura.

Ende më tingëllojnë të freskëta dhe të gjalla fjalët e një kënge të Gëzim Jahës për tokat shqiptare, të ndara mes përmes zemrës nga ziliqarët e armiqtë e ligj. "Nuk mund të ndahej shpirti", thoshte kënga. Ishin pjesë të një trupi të gjallë. Morina, vendlindja ime, e lidhte Tropojën e Gjakovën, pra Shqipërinë e Kosovën, si një trup i pandashëm, nën malet e larta të Shkelzenit. Këngët e luftëtarëve të lirisë jehonin pandërprerë. Sikur të qe e gjallë Fatime Sokoli, nga Tropoja...

Në vallëzim, vallzonin edhe fëmijët e vegjël dhe i gëzoheshin kësaj dite. Sikur edhe ata dëshironin që të bëhej festë e përjetshme, festë e Shën Valentinit, të cilët, nuk e dinin si kishte lindur kjo datë, por gëzonte ardhjen e tyre në këtë botë. Edhe kjo datë, si çdo gjë tjetër, nuk lihej e qetë nga të ligjtë, nga pjella e djallit, e cila, në Kosovë nuk lejonte të humbë as edhe një minutë tjetër pa përmbytjen e çdo gjëje të mirë. I kujtoja pa masë ato skena të dhimbshme të thyerjeve, të baktisjeve, të përmbytjeve dhe pa diktuar më rridhin lotët, pa këputur, varg e vi...

Dashtë Zoti i Madh e kujtojnë njerëzit e mirë, kudo që janë ata, se nuk ka gjë më të ligë t`ia kthesh kurrizin vendlindjes sate e të marrësh udhët e mërgimit, pa çaste të mira e me vuajtje, me fëmijë të vegjël, pa zgjidhje, me lot papushim!...

Guri që rrokulliset do kohë të gjatë deri sa të zë vend. E kur do të zë vend?!...

Dhashtë Zoti i madh që kudo që ka shqiptarë të ketë edhe "Qendra për Kulturë e Integrim", sikur kjo e jona, dhe të bëhen vatra të punës e atdhedashurisë!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora