E diele, 28.04.2024, 05:49 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Murat Gecaj: Simpozium kushtuar Shtjefën Gjeçovit

E enjte, 05.03.2015, 08:43 PM


Në prag të festës së 7 Marsit:

SIMPOZIUM SHKENCOR, KUSHTUAR SHTJEFËN GJEÇOVIT, “MËSUES I POPULLIT”

Nga Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë

Siç është e njohur dhe na tregon tani prof. Musa Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave të Edukimit, në Tiranë, krahas studimeve e  botimeve  për çështje aktuale    arsimit e të shkollës dhe të mendimit tonë pedagogjik në  mbarë trojet shqiptare, ky instuticion joqeveritar ka përgatitur e organizuar disa konferenca zonale, kombëtare, mbarëkombetare  dhe ndërkombëtare. Me emrin e kësaj Akademie,  janë botuar disa  vepra në nivele  universitare, si "Vetëvlerësimi shkollor", “Historia e arsimit dhe e pedagogjisë shqiptare", "Mësuesi e pedaogu, personaliteti  dhe etika e tyre", “Pedagogjia SHSHPP (Pedagogjia:shkolla shqipe, me program plotësues) etj.

x   x   x

Në vazhdim të veprimtarive të mëparshme dhe në kuadrin e 140-vjetorit të lindjes së atdhetarit , studiuesit e arsimtarit të shquar, “Mësuesit të Popullit” At Shtjefën  Gjecovi (12 korrik 1873-14 tetor 1929) dhe në prag të festës së   7 Marsit, “Ditës së  Mësuesit”, Akademia e Shkencave të Edukimit organizoi një simpozium, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, në kryeqytet. Ishin të pranishëm akademikë e profesorë, punonjës të arsimit, shkencës e kulturës, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e disapora etj.

Këtë veprimtari e çeli kryetari i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Edukimit, prof. Kolec Topalli. Me këtë rast, i lexuan përshëndetjet e tyre studiues nga  Tirana, Prishtina e Vlora.

Prof. Musa Kraja, duke e lexuar punimin e tij…

Në vazhdimësi, vëmendjen e të pjesëmarrësve e tërhoqën kumtesat e paraqitura, për jetën dhe veprimtarinë shumëplanëshe të At Shtjefën Gjeçovit. Përmes tyre, hidhej dritë e re në ndihmesën e tij të njohur atdhetare, arsimore e kulturore, shkencore e shoqërore. I pari, e lexoi temën e vet prof. Musa Kraja, “At Shtjefën  Gjeçovi,  personalitet i shquar dhe edukator i madh popullor". Përveç trajtimit të këtij personaliteti si iluminist rilindës dhe kundër  pushtuesve, para  dhe pas Pavarësisë  së Shqipërisë,  ai solli   disa  të dhena te reja nga veprimtaria e Gjeçovit    Gomsiqe të Vaudejës e në Lisën Vjerdhë dhe ne kontakte me Munellën, zonë në të cilën kishte  shërbyer 6 vjet mësues, në rininë e tij, bile, duke banuar në dhomën e Gjeçovit dhe ku kishte takuar  ish-nxënës të tij.

Prof.  Laurant  Bica, e trajtoi veprimtarinë e At Gjeçovit, duke e quajtur atë  "Legjenda e  Shqiptarizmës". Ky autor është i njohur për lexuesit tanë, me tre  vëllime për rilindësin e madh,  Hasan Tahsini dhe me dy vëllime të tjerë, për  Naim  Frashërin. Në vazhdim kumtesën e studiuesit Anton  Çefa, aktualisht në  SHBA, e lexoi Ma.  Frrok  Vukaj, "Shtjefën  Gjeçovi, dëshmues i fazës   arkretipale    psikologjisë  etnike    popullit tonë". Juristi i njohur, prof. Rrustem Gjata  trajtoi në punimin e tij, “Ide  juridike  në Kanunin e Lekë  Dukagjinit  dhe  ndikimi i tyre",  duke  i parë ato dhe në këndvështrimin e ditëve të sotme.

Përveç botimeve, studimeve e shkrimeve të shumtë për Gjeçovin, për jetën dhe veprimtarinë e tij arsimore ruhen edhe mjaft dokumente arkivore. Për këtë gjë, “Mësuesi i Popullit” Kolec Çefa lexoi temën e tij, "Gjeçovi në epistonin e ruajtur në AQSH". Ndërsa sudiuesi   Frrok  Kristaj, nga  Prishtina, i cili ka kaluar më këmbë në vendet,  ku  ka sherbyer At  Gjeçovi, u ndal  në disa vepra  të papublikuara  të tij.

Prof. Vebi  Bexheti,  nga Universiteti  UEJL i Tetovës dhe autor i mjaft botimeve në nivel universitar e më gjerë, u ndal në disa dëshmi interesante rreth vrasjes së  Gjeçovit, bazuar në organin e shtypit të kohës, "Hylli i  Dritës”.

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

Prof. Hamit  Xhaferi, nga Kërcova,  studiues  i njohur, jovetem  në Maqedoni, mësimdhënës universitar në UEJL, në punimin e ti, i  bëri  një analizë  shkencore, veprimtarisë  krijuese të  Gjeçovit. Më tej, dr. Asqeri  Llanaj,  i cili i  ka  ndjekur mjaft nga "Takimet e  Gjeçovit", në  Zym, e lexoi  kumtesën për  Gjeçovin  e Vlorën, të përgatitur në bashkëpunim me prof. Bardhosh  Gaçe. Për këto lidhje të tij, atje e kanë shpallur Gjaçovin "Qytetar  Nderi". Sonila Titili, pedagoge dhe studjuese e re në Universitetin "Alaksandër  Xhuvani" të  Elbasanit, foli  për përkthimin e veprës madhore të  Gjeçovit,  në disa  gjuhë të huaja, si  dhe për interesimet e treguara për të.

Një  kumtesë  mjaft interesante kishte dërguar prof. Hajrullah  Koliqi, zëvedëskryetar  i  kësaj Akademie, autor i shumë veprave, përfshirë dhe  "Historia e Arsimit  dhe e Mendimit Pedagogjik  Shqiptar". Përshendetje kishin dërguar,  gjithashtu, Akademik  Pajazit  Nushi-Prishtinë, Anton  Çefa-SHBA etj. Aty përshendetën dhe disa të ftuar të tjerë, që ishin në sallën, ku u organizua kjo veprimtari shkencore.

Me  shumë  duartrokitje u prit artistja  e  mirënjohur  Justina  Alija, e cila recitoi  vargje  kushtuar  At Shtjefën  Gjeçovit. Me kënaqësi u pritën edhe leximet e recitimet e pjesëve, nga krijimtaria e Gjeçovit, që i interpretuan dy maturante të Gjimnazit, në qytetin e Laçit-Kurbin.

Në mbështetje të këtij simpoziumi ishin deputeti i zonës, ku ka punuar Gjeçovi, Mark Frroku, si dhe disa veprimtarë të tjerë.

Nga kjo veprtimtari mbresëlënëse, u miratua propozimi për t’ia dërguar Presidentit të Republikës, që At Shtjefën Gjeçovit t’i jepet titulli më i lartë, “Nderi i Kombit”.

Sigurisht, botimi i kumtesave të paraqitura në këtë veprimtari shkencore, do të jetë një ndihmesë tjetër e rëndësishme për njohjen e mëtejshme, nga brezat e sotëm dhe ata pasardhës, të jetës dhe punës së palodhur të At Shtjefën Gjeçovit, për Atdheun e popullin tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora