Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Sytë e kaltërsive
E diele, 03.05.2015, 04:09 PM
SYTË E KALTËRSIVE
NGA PËLLUMB GORICA
Ka shumë njerez që kohën e lirë e shfrytëzojnë me mënyra të ndryshme. Xhevahir Cirongu është nga ata njerëz, që kredon e vet shpirtërore e shpalos në shkrime të sinqerta e të thjeshta. Ai me mënyrën e tij fotografon pjesën e fragmenteve nga realiteti që jetojmë, duke vënë në kornizë ndërmjet fotografimit, fjalën e tij. Kjo për mendimin tim është një lloj vlere, që autori e shpalos herë pas herë me mjete të thjeshta dhe me një gjuhë komunikuese të ngrohtë, të botës së ndjenjave shpirtërore.
Është për tu theksuar se nga libri në libër ky autor vjen duke shpërfaqur gradualisht elementët të cilët arrijnë të performojnë profilin krijues të tij. Kjo krijimtari që vjen së brendëshmi, prej ngacmimeve të vazhdueshme të shpirtit, si karakteristikë e çdo natyre krijuese në misionin e tij, të shoqëron si jehona e përrenjëve të rrëmbyeshëm e ujëpastër të vendlindjes së tij, që teksa rrjedhin drejt detit përhapin freski, mirësi jetëdhënëse. Xhevahiri përshkuan episode, portrete, dhimbje, tavolinat e gëzimeve, natyrën e papërsëritëshme me imtësi detajesh e ndjesish përjetuese.
Nuk ka gjë më bukur se të lexosh krijime të tilla me plot pathos e përkushtim qytetar, ndjenja të sinqerta dhe besnike për dashurinë ndaj njeriut, dashurinë ndaj atdheut, dashurinë ndaj asaj që është në shërbim të së mirës për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Mënyra me të cilën është shprehur në krijimtarinë e tij, të cilat janë të pashkëputura nga këndvështrimet pozitive për heronjtë e kohës, vlerat e mirëfillta, më së shumti i shërbejnë evidentimit të vlerave kombëtare, shoqërore dhe artistike, duke krijuar një ndjenjë respekti për kohën që ndodhemi me vrulle jete, imagjinatë pasionesh e aftësinë krijuese për t’i shëndërruar në vepra artistike.
POEZI NGA XHEVAHIR CIRONGU
Shi në qytetin tim
Mbi
kodrën e qytetit tim
Si pulëbardha retë zbresin atje,
Në dallgët e detit lënë puthjet
Dhe lotin e qiellit te një ulli.
Atje në
tapetin e gjelbër diku
Këmbëkryq ulën e pinë vesën,
Ndërsa, nëpër degët e pemëve
Qëndrojnë varur retë e yjet.
Pse u
larguan yjet e retë
Mos i tremba unë ato?
Nëpër kaltërsinë qiellore
Nxitojnë që të marrin
një grusht ujë për të shuar etjen.
Herët
në mëngjes atë ditë gri
Filloi të lotojë syri i kaltër vjeshtak.
Pas kësaj, ashtu në fshehtësi
U lanë muret e kalasë së lashtë.
Ndaloj
e vështrimin hedh në horizont
Pas shiut një fjongo ylberi ullishten vesh,
Unë, së bashku me njerëzit e qytetit tim
Bisedojmë me valët e bardha të detit.
Kënga e lotit
(Mbretëreshës së këngës shqiptare, Artistes së Popullit Vaçe Zela)
Lotët e shkurtit u
dërdhën mbi arkivol
dhe yjet zbritën nga qielli
duke e përqafuar.
Në heshtje mes lotëve
dëgjohej zëri i saj që këndonte
valsin e këngës.
Heshtje, heshtje, heshtje!
Vetëm tingujt e kitarës dëgjoheshin.
Pranë arkivolit të Vaçes
Shqiponja kishte hapur krahët për të fluturuar.
Në sytë e saj lexova fjalën - Atdhe!
Dhe plisi i dheut shkroi me gërma të arta Vaçe!
Pastaj, këndoi valsin e këngës të Vaçes.
E dëgjoj mbretëresha e këngës shqiptare
Së bashku me yjet në qiell ndaloi mbi re,
Atje me yjet
Në përjetësi do këndojë këngët e atdheut.
Edhe unë këndova për Vaçen
Mbi arkivol këngën e lotit.
Në rrugicën e lagjes
Në
lagjen time është një rrugicë
Anash saj është shtëpia ime,
Sa herë që mbi atë s’kalon njeri
E shoh të trishtuar e të plakur,
por edhe të heshtur.
Kur kaloj mbi gurë të shtruar kalldrëm
I ndjej hapat e mij që trokasin mbi gurët,
Pa dashur ajo bëhet e gëzuar, e qeshur
Sepse mbi gurët e saj hodha hapin e parë.
Edhe unë jam plakur me thinja të bardha në kokë
Më kujtohen moshatarët kur luanim në rrugicë;
Aty te ata gurë të lëmuar nga hapat tanë
Kur ishim fëmijë pa dashur gjunjët edhe kemi vrarë.
Kanë kalur shumë vite e të freskta ruaj kujtime
Diku mbi gurët e rrugicës ka ende gjak të tharë
Nërsa në shpirtin tim ,gurët ndriçojnë si yje
Prandaj, ata gurë të rrugicës sime si kam sharë.
Emrin e ka nënë
Hapësirës
së qiellit pashë yjet
Pastaj, si gonxhe zambaku të bardhë,
Udhës së qumështit, diku ata
ndaluan.
Atje gjetën zemrën e nënës
Me dashuri derdha si petalet
Kujtimet e lotët si ujvarë.
Ndriçon loti im si një yll
polar
Nënën kërkon çdo ditë në thërmija dheu,
Kaluanë vitet e loti u bë ar
Me dashuri puthi yllin në qiell
Se, ai si nëna i ngjau.
Ah, kjo botë pa nënën se si qënka
E veshur me fustan akull të antraktidës,
Të gjitha fjalët heshtin si statuja
Dhe shkrihen si meteorët në hapsirë
Nga fjala e zjarrtë që emrin e ka nënë!
Ndaloni një çast
Në
terrin e natës
Natën pa hënë,
Kërkoja të gjeja diçka
Kërkoja të gjeja buzët e saj
Dhe puthjen t’i merrja pastaj.
Kërkoja
të gjeja dy sy të zinj
Por kërkova dhe gjeta
Një trup njeriu;
Me një tufë lule
Vendosur aty përbri.
Pra,
kërkova dhe gjeta
Dy sy të mekur,
Dhe një njeri
Gjysëm të tretur!
Hej ,
ju
Kortezh i përmotshëm varrimi!
Ndaloni një çast
Ku jeni aty,
Vajzën në duartë e mija e lini
Një çast…,
Sa t’i shoh të bukurin sy.
Hej , ju
Kortezh i përmtshëm varrimi!
Ndaloni një çast
Ku jeni aty,
Vajzës t’i tregoj
Për kë lotojnë këta sy.
Lotët që u derdhën mbi arkivol
Puthjen e fundit atje lanë
Në përjetësi, fshehur nën kraharor.
Unë flas me plepin
Te
plepi dikur kam bërë gjumin e fëmijërisë
Dhe zogjtë në foletë atje nëpër degë,
Meloditë e këngëve i derdhën mbi mua
Së bashku me flladin e pjalmit të erës.
Ashtu,
pa kuptuar vitet vraponin
Zhurmimi i gjetheve iso u mbante,
Nëpër gjumin ëmbëltor ëndrrat zgjonin
Enigmën e jetës që askush se dinte.
I
mblodha vitet në shportën e qërshive
Një nga një nën hijen e plepit i numërova,
Lëvorja e plepit pa dashur ishte plakur
Lot i dyllt i ditëve nën gjethe rrinin të fshehura.
Intervista
e jetës do zverdhet si limon
Dhimbja një ditë vjen e do bëhet gur,
Pas kësaj, kuçedra vdekje të gjitha i helmon
Kurse nesër një plep i ri do u flasë
Atëherë ju lexoni epitafin e do heshtni.
I putha gjethet e vjeshtës
Erdhi vjeshta me ngjyrat e saj
peizazhi i gjetheve,
nëpër degët e pemëve
në gji zjarre ndezur mban.
…Kurse dielli i përflakur vjeshtak
nga syri i zjarrtë në perëndim,
ngadalë mbi kolorin e gjetheve
lë ngrohtësi,
pastaj, nën zë me to kuvendon.
Degët lakuriqe të një peme
qanin në vetminë e pyllit,
kolori i gjetheve të viteve
qe tretur së bashku me gjethet.
Pse u venitët,
ju gjethe të gjelbra?!
Aty mbi trung,
në degët e thata
këngën e vajit latë.
As këngën bilbilat
më aty s’e këndojnë,
sa herë ata kthehen
te dega e thatë,
flatrat e krahëve shkundin
si për t’i thënë lamtumirë.
Pas kësaj
në ditën gri të vjeshtës,
edhe unë vrapove te pema e thatë
te shelgu lotues degëvarur,
një gjethe vjeshte kolori
e putha me vrapë.
Pengu i lotit
Shiu i pranverës butësishtë ra ngadalë
Nga qielli u derdhën një nga një luleloti,
Shtëllunga resh të çara si me daltë
Ndaluan trishtimin atje te shkëmbi.
Dhe nata ra të flejë në gjumin e sajë
Jorgan hodhi mbi vete retë e bardha,
Lartë në qiell yjet tirrnin fjalë
Te shtrati i gjumit tregohej veç përrallë.
Dalngadalë u thërrmuan vitet nga ai shkëmb
S’bashku të dy ecëm nëpër kohën e trishtë,
Një çast ndaloi shiu te plaga që dhëmb
Kurse xixëllonja bënte dritë te lastari i hardhisë.
Në shtratin e gjumit tek të dy erdhën
Vitet e jetës me thinja kujtimesh malli,
U zgjuan ëndrrat të bardha pëllumbi fluturuan
Ndërsa yjet e këputura pengun e lotit lanë.
Sytë e
kaltërsive
Sytë e asaj vajze janë të kaltër
Dhe brenda tyre lexon vetëm jetë,
T’i kisha dhe unë, jo për hatër
Sa çudi do të ishte me të vërtet!
Vrapova rreth botës si Magelan
Askund s’gjeta të tillë sy të kaltër,
Aty mes malesh si jagavan
Dy vajza e djali rrinë sy hapur.
Njëra vajzë e ka emrin Lurë
Dhe tjetëra emrin Prespë e ka,
Ujëra rrjedhin nën akull e borë
Tek sy kaltëra vallzon veç zambak.
Dhe djali mes pulëbardhave-Ohri
Shtegëton nga Korabi në Mal të Thatë,
Takon motrën Lurë e Prespë me dashuri
Kështu janë vendet e mija, hoje mjaltë.
Në folenë e dritës hënë
Nën hijen e hënës
Ëndrrat vrapuan për te ty vendlindje,
Pastaj, një çast aty ndaluan
E takuan Netën, Rovenën e motrën Xheni.
Një zog pëllumbi, nga retë zbriti
Me emrin Riklajdo, vëlla na erdhe,
Dhe drita e hënës ngjyrë floriri
Në zemrat tona u derdhën lumenjë gëzimi!
Dhe engjëlli me flokë gështenjë
Tunjatjeta na përshëndet çdo ditë,
Në kullë të shpirtit të motrave
Fluturon Xixëllonja – dritë,
Me ty vëlla, vallzojmë çdo ditë.
Këngën në djep të këndoi Nerënxa
Dhe puthjet e flladit të erës,
Nina- nina- Niati dhuroi
Së bashku me dritën e hënës.
Pastaj, këngët e zanava ndaluan,
E puthjet çelën në gush zambak
Te Riklajdo aty qëndruan..
Sa herë prekim ballin tënd
Dhe puthjet lëmë te liqenet e kaftë,
Aroma e vendlindjes – Leskovë
Fushës në Vranisht takon
E përqafohet me erën e malit të Thatë.
Në folenë e dritës hënë
Miliona yje atje vezullojnë,
Mbi gjethet e akullta të reve
Së bashku me netët e janarëve
Në gjokse mburojë jorgani
Të qeta gëzimet aty flenë.
Fletëza urimi të bardha bore
Vendlindja ime çdo ditë më thërret
Se, nga gurët e dheu yt u bëra poet,
Te krojet e fshatit ndalovea një çastë
E ngjeva penën me ujë të kristaltë,
Pastaj, me mall shkrova vargun e artë.
Dallgëndezur në zemrat tona malli
Kujtimet u zgjuan atje mbi Selishtë,
Loti i vesës me dritën e diellit
Lotuan mbi emrat e skalitur
në gurët e mermertë.
Ashtu në heshtje,
Në Qafën e Obruzit
I puthin me radhë çdo ditë.
Ju lule të bardha akace
Pikëllimit të zemrës i falni petale,
Atje në Tomorr ku dielli përëndon
Së bashku me ujra t ë vendlindjes Leskovë,
Ndalojnë te deti adriatik, një çastë
Takojnë poetin e fjalën i lënë uratë.
Nuk e fsheh dot lotin nën qerpikët
Le të rrjedhë në faqe e gushë;
E dëgjoj oshëtimën e ujrave të Ravenit,
Dhe pjalmin e luleve të mollës e qërshisë
nga larg ato i thithë.
Me kallzat e grurit, ia thonë këngës,
Nën hijen e gorricave atje në fushë.
Mbrëmjeve hëna fshatit vesh
vellon e nusërisë,
Kujtimet e mija aty lundrojnë
Me heshtjen – dritën e artë.
Kuvendoj me gurët, baltën, krojet…
Si e lash vendlindjen
Ku piva qumësht nga sisa e nënës!?
Fjalët obelisk shkruar mbi çdo gur,
Emiljani shkrep aparatin e qëndis
foto atje në fshat.
Pastaj, dashuria zgjohet te çdo bashkëfshatar
Miliona fletëza urimi të bardha bore,
Ju uron poeti, mbarësi e fat!
Në udhëkryqe
semaforët ndezur
I vetmuar eci në rrugën e jetës gri
Nëpër shtigjet e pashkelura kërkova diçka,
Atje, te ai lis shekullor fjalët qëndisë
Me fjongodrite shkruaji,dikush më tha.
Nën hijen e degëve të lisit,gjethet numërova
Nga flladi i erës u shkundën, supeve më ranë,
Eca i vetmuar, rrugës së kujtimeve s’u ndala
Pse u trembën gjethet, në ç’yll ata ndaluan!?
Dhe shirat e viteve, u derdhën mbi mua
Gjethet e lisit ranë si yje në shportën hënë,
Atëherë kuptova se jeta vërtet qënka si liman
Le të fryjnë erërat e kohërave, ato i putha deri në rrënjë.
Pluhëri i kohëve, shkruar nëpër epitafe
Te emëri nënë, puthjet la drita-hënë,
Statujat e vdekjes era i shtyn deri te yjet
Dhe unë në heshtje gdhenda veç fjalë.
Kohët në udhëkryqe, semaforë ndezur
Vështrimin treta tutje atje te ajo kodër,
Lisi shekullor në trung çfarë mban fshehur!?
Hënën mban supit, dritë ari larë.
I hapa portat e shpirtit tim
Dhe flladi i erës pjalmin
Të luleve derdhi aty.
Dallgëve të detit çdo ditë u buzëqesh,
Me mallin e zambakëve të bardhë
Në heshtje takon dashurinë
Që fshehur qëndron diku.
Ashtu vjen një ditë, si lind i shkreti njeri,
Ecën kalëruar mbi vitet e jetës
Dhuke shkundur petalet e viteve
Dhe s’u vë dot fre.
Ah’ kjo vdekja jonë si lakuroq i natës
Te shpirti ynë ajo fle.
Ikën- ikën e tretet materia e trupit tonë,
Dhe pas si shenjë gurin e lë atë mbi dhe.
Unë s’flas dot se isha aty nën tokë,
Por e pash ndjenjën e dashurisë
Ajo s’kishte vdekur!
S’ishte e vërtetë ashtu si më thanë
Te gonxhet e luleve të prillit
Me diellin e vesën putheshim
Unë e dashuria ishim gjallë.
Fyelli i Çobanit
Aty nën gunë fyellin ai mban
Si një këlloçkë me zogj e cicërima,
Zgjohen atëherë kur puthin buzët
Fryma merr jetë kur lëvizin gishtat
mbi brimat e hekurit të ftohtë.
Gunën e dhirtë çobani krahëve hedhur
Fyellin përkëdhel i ulur tek ai gur,
Tingujt oshëtijnë grykës tutje derdhur
E ëmbla melodi monopatit gjithë nur.
Dhe këngën zogjtë e pyllit ndaluan atë çastë
Melodinë e fyellit me ëndje dëgjuanë,
Bisqet e barit po mbinin në tokën e zbraztë
Prapë valsin e këngës zogjtë kënduanë
dhe me melodinë e fyellit u bashkuanë.
Vargu i poetit t’u bë kurorë
(Heroinës Antigona Fazliu)
Antigonë motër, nur si drita e hënës
Si nuse e bukur shtegtoj drejt lirisë,
Dhe kokën mbështeti në gjirin e nënës
Nëpër plisa dheu , atje në Gradicë
Bukur fjalën shqipe aty e qëndisë.
Lulet e bardha të marsit, t’u bënë jastëk
Le të ishte i acartë mot i vitit ’81,
Antigona Fazliu, - puth qiellin e Kosovës
Dhe jehonën e këngës dëgjoi e shtrenjta Liri!
Dëgjoj meloditë e gjetheve të lisave nëpër kosovë
Plagët e shekujve u zbrazën si rrufe në zemrën tënde;
Si pesha e shkëmbinjve të sertë atje në Drenas
Kobzezës së shekujve me gjakun tënd u vure fre.
Ç’emër të bukur plot dritë t’a thirri ajo nënë
Si xixa gur stralli emrin Antigona të tha babai Agush,
Me dashuri mjekove plagët e luftëtarëve të lirisë
Se në zemrën tënde qe ndezur zjarri i lirsë, prush.
Ah, motër Antigonë, e veshur me këmishë
Të kuqe të ngjyrosur dhe nga gjaku yt ,
Atëherë ishe shtatëmbëdhjetë vjet, shqiponjë
Kur në rreshtat e brigadës 114-të, të UÇK-së
Mbete yll i pashuar për atdheun, gjithmonë.
Ajo fluturon e lirë me krahët e shqiponjës
Në qiellin e kaltër të kosovës, - dielli ngroh i lirë;
Vendlindjen Verboc të Drenasit , përshëndeta
Heroinën Antigona Fazliun me grushtin lartë.
Antigona motër, lule prilli mbete
Kur shkojmë në Prishtinë na thotë: Tunjatjeta!
Me petale gjaku, - emrin ta skalitëm
Zërin tënd të ëmbël, ta dëgjon rrugica.
Mëngjeseve çelur trëndafila në Kosovë
Çdo ditë ujiten me gjakun e dëshmorëve,
Në gjokse luftëtarësh, shkruar fjala Liri
Antigona e lirë në tokën Dardane.
Emrin Antigona, - shkruar në mermer të bardhë
Nga ai çast vargu i poetit t’u bë kurorë,
Toka Dardane dëshmorët mban në gji
Se nga gjaku i tyre u shkrua emri Liri!