Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Udha e emigrantit
E marte, 28.04.2015, 06:55 PM
UDHA E EMIGRANTIT
POEZI NGA PËLLUMB GORICA
RRUGA E VENDLINDJES
Sa herë hedh hapat në këtë rrugë
s’di pse ndjej në shpirt kaq mall,
një këngë rinie më vjen në buzë
ledhe fëmijërie në zemër më ngjall.
E braktisur me mëndje.
humbur në meditime.
kjo rrugë nën hijen tënde.
dëshirë për të reja agime.
Tani që ndodhem larg nga ty,
s’kam shkelur për një kohë të gjatë,
diçka më shtyn pa zë të vi,
në kohë me diell dhe me baltë.
Nga malli yt zemra troket
si orë muri ajo më ngjason.
kjo pritje e gjatë nga pas më ndjek
dhe trupi drithërima më përshkon.
KUR IKE TI
Kur ike ti s’mora asgjë tjetër me vete,
veç si dhuratë erën e parfumit,
e mishëruar në ecje, në derte
dhe fjalët që humbën në oraret e gjumit.
Zemra ka ruajtur diçka të pakonsumuar
oaze qetësie në sytë e fshehur të kuptimit
shpesh çaste gëzimi me mall ka kujtuar
që s’mund të zbehet prej zhgënjimit.
Me ëndërrën zgjohem cdo mëngjes
dhe shpirtin e gërvisht në vargje,
si drita e bardhë zbon natën që vdes
e
Zërat pëshpëritës akoma s’më ndahen
në këtë gjendje ndryshe s’mund të jetë
shpirti i dyzuar ka mbushur boshllëqet
si një portë i mbyll të gjitha ekspozetë.
UDHA E EMIGRANTIT
Shpirtin e tjetërsuar si një shi,
në mjegullnajën e zhgjëndrrave
flladi i lehtë shpeshherë e valvit
me duar zgjatur drejt meje.
Nën tinguj muzgu të lehtë
pa veshje, e pa shkëlqime
një copë dielli që fle me retë
s’më ngroh dot në mendime.
Syri i hënës tregon rrugën,
për tek cepi i një ëndërre,
në qetsinë e vetmisë u zhdukën,
gjurëm balte, edhe zemre.
Hapi nguc veten e vet,
nata të mos më zerë në pyll,
frika si hardhucë rrëshket
dhe një kurth, në shpirt më mbyll.
DERI KUR?
Më vjen në mëndje kjo pyetje
që gjithë jetën do më mundoj
a do të gjendet një përgjigje
apo kështu do të vazhdoj?
Dhe po u kthye Bota përsëmbari,
të filloj një jetë e re më e bukur,
unë qiejt do t’i puth i pari
ta heq nga koha si natë të trishtuar.
Të flak mallkimin e dikurshëm
me vrasje, tmerre edhe krim
këtë kohë që vret e prek kaq dhunshëm
të marr fund ky shkatrrim.
KRONIKË VRASJE
Si tinzare shtrihet nata,
fryn një fllad e diçka nxiti,
një krisëm ndihet përjashta
me kuja si klithmë shpirti.
Sirenat çmendin gjithë qytetin,
fëmijët i zgjojnë nga shtrati,
këto zhurma kobi diçka fshehin,
këtë, tashmë, as unë as ti se di.
Sy goditës, vetull lëvizëse,
nerv i nxehtë në çaste nxitimi,
hundë përpjetë, gojë bërtitëse,
njeriut të gjorë i humb durimi.
A thua humbi në barkun e natës.
Në ç’paragraf akuza ngeli?
Mbi varri e të vrarit,
vazhdojnë të ndizen qirinjtë,
ngado të ndjek vështrimi i djallit,
ngado përgjojnë të zinjtë.
Oh ç’marrëzi që po kalojmë.
Ç’gënjeshtra të vërteta,
vrasësi fshehur jeton i qetë,
njeriut i ikën jeta.