E diele, 28.04.2024, 09:42 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Dita e Mësuesit edhe në Treviso!

E premte, 20.03.2015, 08:11 PM


Leoreta, Diana, Leonita dhe Rinora, nxënëset  fillestare

Shkolla shqipe e MP në Treviso, shënoi 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

7 Marsi – Dita e Mësuesit edhe në Treviso!

Nga Beqir Cikaqi

Nga viti në vit dhe nga marsi në mars, gjithçka ndryshon, por një ditë dhe datë përherë mbetet në kujtesën tonë, është pikërisht Shtatë Marsi – Dita e Mësuesit, apo ndryshe  siç njihet edhe ditëlindja e shkollës së parë shqipe...

Për mësuesit: lule, poezi, loje skenike... Dhurata më e mirë për Shtatë Marsin – Ditën e Mësuesit, ishte rexhistrimi i katër nxëneseve për herë të parë- u shprehën mësuesit!

Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Treviso, si çdo të shtune edhe me 7 mars pati orarin e rregullt të mësimit, por meqenëse kjo datë koicidon me Ditën e Mësuesit, përveq mësimit të rregullt, zhvilloi edhe një aktivitet modest kushtuar kësaj date të rëndësishm kombëtare shqiptare.

Në këtë aktivitet që u zhvillua në klasën ku mbahet mësimi, ishin të pranishëm mësuesit, nxënësit, prindërit, drejtues të shoqatës, etj. Së pari, që në fillim të mësimit, dy mësuesit pranuan nga një buqet lulesh në shenjë urimi për festën e tyre. Risi e veqant ishte se mu në ditën e 7 marsit, shkollës shqipe iu bashkuan për herë të parë edhe katër vijuese-nxënëse, të cilat do të jenë të rregullta. Këto voglushe u paisen me ABETARE gjithëkombëtare edhe me libra tjerë përkatëse të siguruar nga Ministria e Diasporës  Kosovës. Ardhja edhe e këtyrë katër nxënësve ishte edhe dhurata ma e mirë  për vet mësuesit dhe drejtuesit e shkollës shqipe.

Për daten e 7 Marsit - Ditën e Mësuesit, të pranishmit u njoftuan nga mësuesi dhe përgjegjesi i shkollës , autori i këtyre rreshtave(B.C.), i cili ndër të tjera u shprehë:”sot, pikërisht me 7 mars të vitit 1887, në Korçë, në shtëpin e Diamanti Terpos, u hap shkolla e parë shqipe me 35 nxënës…Shkolla kishte një klasë parapregaditore dhe katër klasë të rregullta. Lëndët që mbaheshin në shkollën e parë ishin: shkrimi, këndimi, gramatika, historia, gjeografia, aritmetika, dituri natyra dhe edukata fizike. Drejtues të shkollës së parë ishin: Pandeli Sotiri, P.N. Luarasi, Nuçi Naçi, Thomas Avrami, etj… Nga këto statistika jep me kuptu se edhe Shkolla Shqipe e  Trevisos e vitit 2015 që funksionon në ombrellen e  Shoqatës ILIRIA, ka elemente ngjajshmërie me Shkollën e Korçës të vitit 1887, për të funksionuar si me nxënës ashtu edhe me lokal….”, u shprehë ndër të tjera mësuesi i shkollës.

Ndërsa , mësuesja Malsore Shaqiri, ishte shumë e lumtur për këtë ditë të rëndësishme, e sidomos për rritjen e numrit të vijuesve, kur nga sot iu bashkuan edhe  voglushet: Rinora e Diana Javori dhe Leureta e Leonita Karaxha. “ Edhe një herë shprehë kënaqësin që ju prindër të nderuar po i sjellni fëmijët në shkollën shqipe, që brezat e lindur këtu mos ta harrojnë gjuhën e të parëve të tyre, por apelojë që edhe te tjerë  prindër të i sjellin fëmijët e tyre, sepse dihet që numri i tyre(i fëmijëve shqiptar) është shumë ma i madh në  Treviso, andaj është koha të mos hezitojnë…”

Fjalë të mira për  shoqatën, për mësuesit e shkollës, shprehen edhe prindërit e pranishëm, të cilët u zotuan se nuk do ti ndahen këtijë aktiviteti. Nga nxënësit u recituan poezi, kryesisht për mësuesin , por edhe për nënën. Ndërsa në fund për të pranishmit dhe në shenjë respekti për datat 7 e 8 Mars u inerpretua loja skenike: LULE PËR MËSUESEN DHE NËNËN,  shkruar (vite ma parë) nga mësuesi I shkollës, inerpretuar për mrekulli nga Dafina(në rolin e Zanës) e Betimi(në rolin e Dionit) nxënës të shkollës, dhe Nuria(në rolin e mësueses) antare e grupit artistik të shoqatës ILIRIA. E gjithë loja skenike ka një mesazh  mjaftë domedhënëse për rolin e mësueses edhe nënënës!

Përfundoi edhe kjo festë, mësuesit e shkollës dhe drejtuesit e shoqatës janë të knaqur me  ecurin e mbarëvajtjes së mësimt deri më tani, por, janë shumë të brengosur për numrin e vogël të vijuesve, e sidomos për mungesen e vijuesve nga Shqipëria(Londineze) dheIlirida( Maqedonia Perendimore), ku dihet se në Treviso ka një numër shumë të madh të familjeve shqiptare. Ka indikacione  se në të ardhmen do të rritet numri i nxënësve. Të shpresojmë…!

Gjatë shënimit të Shtatë marsit në sh.sh  të MP


Lule për mësuesit


Në interpretim te lojës skenike


Ore mësimi me mësuesen Malsore Shaqiri


Pjesë e prindërve gjatë shënimit të 7 Marsit



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora