E diele, 28.04.2024, 03:17 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Engjëll Koliqi: U kremtua Dita e Shën Jozefit

E diele, 03.05.2015, 07:17 PM


Në kishën famullitare në Stubëll:

U KREMTUA SOLEMNISHT DITA E SHËN JOZEFIT PUNËTOR, PATRON I STUBLLËS

Meshës së madhe solemne, bashkë me famullitarin tonë Dom Albert Jakaj, me Dom Aleksandër Kola, Dom Dr Gjergj Gjergji dhe Dom Kastriot Gjoni, i priu famullitari i Ferizajit e drejtor i CARITAS-it të Kosovës, Dom Viktor Sopi. Dom Viktori ka folur për figurën madhore të Shenjtit të mirë – pajtorit tonë, Shën Jozefit dhe iu sugjeroi besimtarëve që ta kenë në jetë si shembull përditshmërie.

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Sot, më 1 maj 2015, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, në kishën famullitare të Stubllës, u kremtua festa e pajtorit të kësaj famullie – Shën Jozefit Punëtor. Kishin ardhur për këtë festë qindëra besimtarë, nga famullitë tjera të Kosovës, sa që kisha dukej e vogël t’i zëjë të gjithë besimtarët. Meshën e madhe solemne e celebruan pesë priftërinjë: Dom Aleksandër Kola, Dom Dr Gjergj Gjergji, Dom Kastriot Gjoni, famullitari i Stubllës Dom Albert Jakaj dhe Dom Viktor Sopi, i cili e udhëhoqi Meshën e Shenjtë.

Të rinjtë e Stubllës lexuan leximet dhe lutjet në meshë, kurse leximi i ungjillit iu besua priftit më të ri, Dom Kastriot Gjoni. Në predkun special festiv, Dom Viktori foli gjerë e gjatë për jetën e Shenjtit të mirë e punëtor, Shën Jozefit, emrin e të cilit, me krenari dhe devocion të madh, e mba famullia e Stubllës. Ai pastaj apeloi te të gjithë besimtarët, që të kultivojnë sa më mirë që munden dashurinë e mirëfilltë njerëzore dhe mirësinë, deri në gatishmërinë e flijimit për të afërmin nevojtar dhe për Zotin Tonë. Këtë porosi Ai e dha, edhe duke marrur shumë shembuj konkretë nga jeta jonë e përditshme.

Dom Viktor Sopi duke predikuar

Veç tjerash, Dom Viktori i ftoi të gjithë, që të ndjekin në çdo hap të jetës, shembullin e besnikërisë dhe të punëtorit të devotshëm të Shën Jozefit, i cili me shumë sukses dhe me devotshmëri hyjnore luajti rolin e zotit të shtëpisë së Familjes së Shenjtë. Theks të posaçëm predikimit të tij solemn, Dom Viktori i vuri rëndësisë së devocionit dhe të besnikërisë dhe frytshmërisë së punëtorëve, si të atyre në atdhe, poashtu edhe të atyre në diasporë.

Në fund, drejtuesi i meshës solemne falënderoi përzemërsisht famullitarin Dom Albert Jakaj dhe vëllezërit meshtarë, për angazhimin e Tij që të udhëheqë këtë festë të madhe. Reciprokisht, edhe Dom Alberti e falënderoi atë, për pranimin e kësaj detyre, si edhe të gjithë besimtarët shtegtarë, të ardhur nga shumë famulli të Kosovës. Që të dy iu uruan këtë festë të gjithë besimtarëve e sidomos ditën e emrit, të gjithë atyre që mbajnë emrin Zef, Jozef, Jozë, Zefe, Jozefina.

Shumë besimtarë kishin ardhur për këtë kremte, edhe nga diaspora.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora