Kulturë
Dibran Demaku: Intervistë me Azem Xhafollin
E merkure, 25.03.2015, 07:29 PM
SHKOLLA SHQIPE -BEDEN I FORTË KUNDËR ASIMILIMIT
Intervistë me mësuesin e intelektualin në mërgim Azem Xhafollin
Nga Dibran Demaku
Shqiptarët me banim në qytetet Toshtedt, Bucholz, Buxtehude dhe rrethinë, që nga vendosja e tyre këtu, në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas i ruajnë dhe i zhvillojnë traditat më të mira kombëtare. Dhe këtë falë edhe Shkollës shqipe, që ndryshe quhet Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe, dhe mësuesit të kësaj shkolle zotëri Azem Xhafollit.Falë punës së palodhshme të mësuesit të shkollës në fjalë dhe nxënësve të tij, tash sa vite në këto treva të Landit Niedersechsen të Gjermanisë, hidhet vallja shqipe e jehon kënga shqipe!...Falë shkollës shqipe dhe mësuesit të saj, fëmijët shqiptarë të rrethinës në fjalë, jo që nuk e harrojnë gjuhën shqipe, por ata nuk e harrojnë as historinë e lavdishme kombëtare, nuk e harrojnë as gjeografinë e tyre kombëtare, nuk e harrojnë as Kosovën e as Shqipërinë, nuk i harrojnë as trojet e tjera etnike shqiptare nga i kanë rrënjët e tyre! Me një fjallë Shkolla shqipe është një beden i fortë kundër asimilimit të këtyre filizave të kombit!
Shumë herë na kishte vajtur në mend që të zhvillonim një intervistë apo një bisedë për mësuesin në fjalë të shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe të kësaj rrethine, zotëri Azem Xhafollin, por për një arsye apo tjetër objektive, nuk kishim mundur ta zhvillojmë atë.Mbase një pjesë të vogël të fajit për moszhvillimin e një interviste apo bisede të tillë e mbartë mbi vete edhe zotëri Azem Xhafolli, apo të themi modestia e tij.Ai pas çdo tentimi për të zhvilluar bisedë me të për shkollën dhe nxënësit e tij, do të shprehej.-Ju lutem, shkruani për nxënësit dhe për prindërit e tyre, sepse janë ata meritorë për sukseset e shkollës shqipe në këtë pjesë të shtetit gjerman!...
Por, modestinë e tij sikur e zumë ngusht, e bashkë me të edhe mësuesin Xhafolli, pikërisht në ditën kur nxënësit e tij si dhe prindërit e tyre po festonin shtatë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!Mësuesi Azem, sërish edhe me këtë rast do të na thonte:-Shkruani, ju lutem, për këta nxënës, për këta filiza, që me gjuhën e bukur shqipe të tyre, me këngët e vallet e tyre, përveq që i kënaqin prindërit dhe familjet e tyre me banim në këto qytete të Gjermanisë, ata janë një beden i fortë kundër asimilimit! Shikoni, ju lutem, se si janë afruar filizat e vegjël të kombit tonë, me dy e tri vjet, dhe me kureshtje i përcjellin recitimet, këngët e vallet e motrave e vëllezërve të tyre, në këtë ditë festive! A ka gjë më të bukur dhe më fascinuese se kur e sheh interesimin e këtyre filizave për gjuhën, këngën vallen e pse jo edhe për historinë kombëtare!-dhe një rreze drite e përshkon fytyrën e mësues Xhafollit!...
-Ne kemi ardhur që të shohim programin e nxënësve tuaj, në këtë festë të rëndësishme kombëtare, Festën e Pavarësisë së Kosovës, por edhe të flasim me ju për nxënësit sukseset e shkollës suaj! A mund të na tregoni se sa vjeç bëri shkolla juaj ?!
Azem Xhafolli: Hapja e shkollës me mësim plotësues në këtë pjesë të Landit Niedersachsen, apo që gjë gjuhënshqipe i bie të Saksonisë së Ulët, këtu e tetëmbëdhjetë vite më parë ishte një sihariq për shqiptarët.Hapjes së kësaj shkolle në gjuhën e nënës ju gëzuan fëmijët, prindërit, me një fjalë të gjithë shqiptarët e ardhur Nga Shqipëria, Kosova e visete tjera etnike shqiptare.Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe, që në fillimet e saj, ishte dhe mbeti një dritare e hapur për gjuhën, historinë dhe gjeografinë e atdheut.Nëpërmes së kësaj dritareje, që rri gjithmonë hapur, nxënësit shqiptar dotë mësonin për gjuhën e tyre dhe të prindërve të tyre të bukur, që do të thotë Gjuhën shqipe, historinë dhe gjeografinë prej nga vinin prindërit e tyre dhe ata vetë.
-A mund të na tregoni se se ka qenë numri i nxënësve të kësaj shkolle që nga fillim i saj e deri më sot? Apo, më mirë të themi sa filiza kanë defiluar nëpër bankat e shkollës suaj?
Azem Xhafolli: Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe në këto tri qytete të Niedersachsenit, Në Bucholz, Tostedt dhe Buxtehude, që nisi rrugëtimin këtu e tetëmbëdhjetë vite më parë, që nga fillimet e saj e deri më tash u mësoi gjuhën shqipe, historinë dhe gjeografinë e atdheut të tyre mbi 300 filizave shqiptarë.Në 15 marsin e vitit 1998, u hap kjo Dritare për 108 nxënësit shqiptarë.Ajo përveq si Dritare e dijes dhe e diturisë u bë edhe Beden i fortë kundër asimilimit të filizave apo fëmijëve shqiptarë.
-Kemi dëgjuar shpeshëherë nga disa prind shqiptarë të thonë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe bëhet pengesë për suksese të mira të fëmijëve të tyre në shkollat gjermane ku ata mësojnë për të ardhmen e tyre! Sa është e vërtetë kjo, dhe a kanë të drejtë prindërit e tyre në një rezonim të tillë?
Azem Xhafolli: Vijimi i nxënësve shqiptarë në shkollën me mësim plotësues në Gjuhën shqipe, jo që nuk i pengon ata në mësimet e tyre në shkollën gjermane, përkundrati i nxitë që ata të mësojnë edhe më shumë.Shumë prindër shqiptarë duke mos pasur njohuri se njohja e gjuhës amtare është si të thuash ai kushti themelor për mësimin më të mirë të një gjuhe tjetër, që në këtë rast është gjuha gjermane, bëjnë gabime në rezonimin e tyre dhe kjo shkon në dëm të fëmijëve të tyre.Duke i vërejtur hezitimet e prindërve shqiptarë, se gjëja mësimi igjuhës amtare i pengon nxënësit në mësimnxënje në gjuhën e vendit, që siç e cekëm ështëgjuha gjermane, një numër jo ivogël i pedagogëve Gjermanë dhe Zvicerianë, kanë ardhur në përfundimin se njohja e gjuhës së nënës së tyre, i nxitë fëmijët që të mësojnë edhe më shumë në shkollat ku ata i vijojnë mësimet e tyre.
-Mosdërgimi i fëmijëve shqiptarë në shkollën me mësim plotësues në gjuhën shqipe është një gabim i prindërve të tyre, apo diçka tjetër?
Azem Xhafolli: Mosvijimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe, aty ku ajo shkollë ekziston, është një gabim i rëndë i prindërve shqiptarë.Ne duhet t`i jemi mirënjohës dhe ta falenderojmë Ministrinë e arsimit të Landit në të cilin jetojmë që ka bërë aq shumë për shkollën shqipe dhe për nxënësit tonë.
-Jeni mësues në shkollën me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në këtë pjesë të Gjermanisë.A mund të na thoni shifrën e përafërt të shkollave të tilla në Gjermani, si dhe numrin e mësuesëve dikur dhe sot?
Azem Xhafolli: Në vitet 2000-2005, në shtetin Gjermanë kanë qenë 200-250 shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe me me 5000 deri në 6000 nxënës shqiptarë, me të cilët kanë punuar 88-Mësuese apo mësuesë shqiptar.Pastaj me kalimin e viteve ka rënënumri i nxënësve dhe i mësuesëve.Disa nga mësuesit kanë dalur në pension e disa kanë shkuar nga kjo jetë.Këshru që sot nga ai numër i mësuesëve ka mbetur në 36 vetë.Kjo do të thotë se në shumë qytete gjermane janë mbyllur shumë shkolla shqipe dhe ato nuk janë hapur më.Faji qendron tek ne dhe tek prindërit shqiptarë, që nuk kanë bërë më shumë që ato shkolla të mos mbylleshin, por të gjenin një mundësi që ato të vijonin mësimin.
-Nëse vazhdon një trend i tillë, atëherë çfarë mund tëndodhë nesër me mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani?
Azem Xhafolli. Kam frikë se nëse vazhdon një trend i tillë, në të afërmen jo të largët do të mbyllen edhe këtoshkolla ekzistuese në gjuhën shqipe.Me mbylljen e tyre do të pësojnë nxënësit shqiptarë, sepse duke mos e mësuar gjuhën e nënës ata shumëshpejt do të asimilohen dhe me këtë do të pësojmë ne si komb.Uroj me gjithë zemërqë këtë mas ta përjetoj unë si individ, por as ne si komb.
-Dhe kush do ta bartë fajin nëse në të ardhmen ndodhë një gjë e tillë?
Azem Xhafolli: Në këtë pyetje do të përgjigjesha kështu.T´i lemë llafet se kush ishte dhe është fajtor, por t`i përvishemi punës dhe ta ruajmë si sytë e ballit shkollëm me mësim plotësues në gjuhën shqipe! Nëse e ruajmë edhe në të ardhmen shkollën shqipe, historia jonë kombëtare do të jetë e ndritur.
-Pasi jemi këtu, zotëri Xhafolli a mund të tregoni për lexuesit, por edhe për prindërit e interesuar shqiptar se si mund të hapet njëshkollë e re me mësim plotësues në gjuhën shqipe? Me një fjalë a mund t`i theksoni procedurat ligjore për një çështje të tillë?
Azem Xhafolli: Në Landin e Niedersachsenit, Ministria e arsimit më nuk pranon mësues të rinj në gjuhën shqipe.Se si do të funksionojë në të ardhmen mësimi plotësues në gjuhën shqipe, në këtë moment nuk di ta them.Një shpresë e vogël më bënë të besoj se tash që ne si shtet që do të thotë Kosova, e kemi edhe ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Diasporës, të cilat do të duhej të kujdeseshin mër mbarëvajtjen e shkollës shqipe në Diasporë.Ato dy ministri edhe e kanë obligim kushtetues që të kujdesen për Institucionin shkollor në Gjuhën shqipe në Diasporë.
-Jeni mësues, por jeni edhe intelektual e poet.A është vështirë për një mësues, intelektual dhe poet të veprojë dhe të ketë suksese kur veprimtarinë e vetë e zhvillon larg atdheut?
Azem Xhafolli:Në këtë vit shkollor i mbushi 32 vite pune si Mësimdhënës. Nga këto pune 14 në Kosovë dhe 18 në Gjermani.Pas largimit nga Kosova, për shkaqe që dihen, kur kam ardhur këtu në Gjermani, për shumë kohë e kam ndiser vetën si të humbur.Në fillim as qëkisha ëndërruar se do të kapja më me dorë ditarin dhe të dilja para nxënësve.
Ishte si të thuash një ëndërr e parealizuar.Gjatë asaj shumë herë kur bija në gjumë shihja në ëndërr se isha kthyer tek nxënësit e mij.Dhe ashtu në ëndërr gëzohesha e qeshja si fëmijë.Por...Do ti që jeta nganjëherë di të jetë edhe realizatore e ëndrrave tona.Një ditë, kur e prisja më së paku dëgjova se në qytetet ku sot ekziston shkolla shqipe, do të hapej ajo shkollë, por mungonte mësuesi.Natyrisht se do të paraqitesha menjëherë dhe ëndrra ime do të realizohej.Do të dilja sërishpara nxënësve që t`u mësoja gjuhën e nënës.historinë e gjeografinë e atdheut të tyre dhe të prindërve të tyre, do t`u mësoja këngë e valle të bukura shqipe, do t`u mësoja gjithçka që ata kishin nevojë!...
-Deri më tash i keni publikuar dy libra me poezi.Çfarë mund të presin në të ardhmen lexuesit e pse jo edhe nxënësit tuaj nga penda jote?
Azem Xhafolli: Lexuesit dhe nxënësit e mij së shpejtido të kenë edhe disa libra me poezi e prozë të shkruara nga unë.Numrin nuk po e them, le të mbetët një surprizë për lexuesit.Desha ta përmend vetëm njërën nga ato:Monografinë e shkollës me mësim plotësues në qytetet ku vijon shkolla shqipe mësimëdhënës i së cilës jam unë.Ajo do ta shoh dritën e para!...
-Dhe krejt në fund a keni të shtoni diçka që nuk është thënë në këtë bisedë, apo të themi më mirë që ne kemi harruar të ju pyesim?
Azem Xhafolli: Në çdo bisedë mbetet diçka pa u thënë.Ajo do të thuhet në të ardhmen nga unë apo nga dikush tjetër, pak rëndësi ka.Atë që desha ta them dhe me qëllim e ruajta për fund është.Një përshëndetje për të gjithë ish nxënësit e mij, kudo ku ata ndodhen duke u uruar suksese në jetë si dhe për nxënësit e tashëm, filizat e kombit tonë!Gjithashtu një përshëndetje për të gjithë prindërit shqiptarë kudo ku ata bdodhen, si dhe një përshëntetje të sinçertë dhe të madhe për Ministrinë e Arsimit të Landit gjerman Niedersachsen, për gjithçka që ka bërë për nxënësit e shkollës me mësim plotësues në gjihën shqipe!...Dhe krejt në fund një përshëndetje edhe për Lexuesit e gazetës "Bota sot", gazetë kjo që ka bërë shumë në ngritjen dhe ndërgjegjësimin e Diasporës apo Mërgatës sonë!...