E shtune, 03.05.2025, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Buzuku: Qysh e lypën e gjetën

E marte, 24.03.2015, 07:29 PM


QYSH E LYPËN E GJETËN

 

(Në 16-Vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-së mbi forcat vrastare, të cilat në Kosovë vrisnin e digjnin...)

 

Nga Beqir Buzuku

 

E gjatë qe rruga jonë drejt cakut

Rrugëtimi nëpër të qe rraskapitës

Në çdo shteg na hodhën pengesa

Nuk u zmbrapsën asnjëherë

As në dimër e as në pranverë.

 

Në Kosovë viti 1999 ndryshe filloi

filloi i përcjellur me acar e duhi

Muaji janar nuk ishte i mbarë

Mesi i javës së dytë s’qe i rëndomtë

Në fshatin Reçak ndodhi një barbari...

 

Pas pesëdhjetë ditësh erdhi marsi

Marsi muaji i adhuruar

atë vit nuk qe muaj i ngrohtë

Qe muaj me mjegull e sqotë

Qe kohë e pranverës së vonuar.

 

Pesë marsi kurrë s’na shlyhet nga kujtesa

Ishte kohë e ngjyrosur me zymtësi

Atë ditë kulmoi egërsia

Vrastarët, si hije nate, u shfaqën n’Prekaz

dhe në kthetra të mortit

hodhën: burra, gra, pleq, plaka e fëmijë.

 

Ai që e hedh gurin, thonë

dorën nuk mund ta fshehë gjithmonë

Ndodhitë e Reçakut, Prekazit...

Nuk ngelën jashtë gjykimit të kronistëve

Aktorët e teatrit të shafqjeve tragjike

me guri ne grusht u zunë shumë ngusht

Më 24 mars’ 1999 atyre NATO u dha grusht...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx