E diele, 04.05.2025, 01:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Varrimi i Ruzhdi Veliut

E premte, 20.03.2015, 07:47 PM


Pas 14 vitesh :

VARRIMI I RUZHDI VELIUT

 

Sot , më datën  11 Mars ,

T’ vitit 2015-të ,

Lajm të  zi , ne  kemi  marrë –

N’ internet e në gazetë !...

 

Atje nga   Kërçova –

U dha  ky  lajmërim !...

Shqipëria e Kosova

E morën me pikëllim !...

 

Morëm lajm  tronditës ,

Se n’ fshatin Kollarë –

Pas 14  vitesh ,

Do t’ hapet një varr !...

 

N’ Kollarë të Kërçovës ,

Ky varr është ma i riu ;

Në te do t’ varroset ,

Ai Ruzhdi Veliu !

 

Nga  misteri  që përfshiu

Në vitin  2001 –

Na u   zhduk Ruzhdi Veliu ,

Si , askush s’e di ?!

 

Prej  mister  kobziut ,

Kaluan 14 vjet –

Trupi i Ruzhdiut ,

Askund nuk u gjet ?!

 

Kështu bënin  vrastarët

Sllavo  maqedonas –

Rrëmbenin  shqiptarët

Dhe na i vrisnin pas  !

 

Në vitin 2004 –  ziut ,

Te “Shpella “ iu gjet trupi

Ibrahim  dhe Zeqirja Veliut ,

  të dy nga Shkupi !...

 

U gjet trupi i Islam Veliut –

Ish nga Struga ky shqiptar !

Trupi i Radosllav Balevit –

Ishte një  shtetas  bullgar !

 

Të rrëmbyerve   s’ iu gjendej trupi ,

Veç pse ishin bijë  shqiptari –

Hajredin Halimi nga Shkupi ,

Xhelil Osmani nga Gostivari !...

 

Ku na humbi  e  ku na treti –

Ruzhdi Veliu prej  Kollares  ?!

Ku na u  zhdukë Sulltan Mehmeti –

Rrethi i Strugës  – bir i shqiptares  ?!

 

Të rrëmbyer , të  arrestuar –

Vetëm pse ishin shqiptarë !

Të zhdukur , t’ ekzekutuar –

Kanë dëshmua shumë familjarë !

 

Këta  xhelatët  e pa besë ,

Me të zhdukur  kanë operuar –

Rezervistë të MPB-së ,

Lars Wahlund  e ka  pohuar !

 

Ma në  fund dhe  ndërkombëtarët ,

Me argumente  e kuptuan –

Se prej kujt gjithmonë  shqiptarët ,

Vuajtje  t’ rënda përjetuan ?!...

 

Ruzhdi Veliu u varros ,

Më 12 Mars , 2015 – të .

Uruan njerëzit  dinjitoz –

Dheu i Iliridës të qoftë i lehtë !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 11.03.2015.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx