E diele, 28.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Syrja Kurti: Qentë

E merkure, 18.03.2015, 07:46 PM


QENTË

ese

NGA SYRJA KURTI

Gjithnjë i kam pëlqyer qentë. Në përgjithësi une i dua dhe i respektoj kafshët, por qentë hyjnë tek te kafshët e preferuara ,gjithnjë pas kuajve qe mbeten të adhuruarit e mi....i kam respektuar dhe vlerësuar qentë gjithnjë për besnikërinë ndaj padronit, për bindjen e plotë ndaj atij qe i ushqen.Por keto kohët e fundit, gjithnjë e më shumë ky fakt ose ky tipar i tyre, sikur nuk po më pelqen me aq shumëdhe kam filluar të respektoj qentë pa zot, qentë pa padron, ata endacakët, ata te ashtuquajtur "rrugaçë" per pavaresinë e tyre, per lirinë e tyre pa kufij me të cilën kanë te drejtë te bëjne cfarë të duan , në dallim nga sivëllezerit e tyre që kanë një padron , që kanë dicka për të cilën duhet të sakrifikojnë dhe për të mbrojtur interesat e të zotit duhet të lehin ndonjeherë dhe pa shkak, ndonjeherë edhe mund të sulmojne dikë, madje edhe ta kafshojnë.Jo sepse ai qe sulmohet i ka bërë ndonjë gje por sepse keshtu i thotë padroni.Dhe qeni i shkretë për të justifikuar ushqimin e dhënë, leh, sulmon , kafshon.Sepse i kujtohet ajo streha e ngrohtë ku e mbajne, i kujtohen copat e majme qe i afrojne dhe leh fort, aq fort sa ndonjeherë habit dhe të zotin sepse leh me shumë se duhet.Sepse tani qeni e di që nëse i zoti e braktis dhe e flak jashtë, ai është i vdekur.Nëse del në rrugë, nuk mbijeton dot, sepse është mesuar ti marrë gjërat gati, ti japin cdo gjë që ai dëshiron,( madje ti japin edhe ndonjë qenushe),vetëm qe ai te lehë atje ku duhet dhe atëhere kur duhet.Dhe për komoditetin e afruar qeni bën gjithshka, sepse tashmë e ka vulosur fatin e tij, ai vetëm do lehë dhe do kafshojë për padronin, pa e vrarë shumë mendjen për pasojat.Por ka edhe qen të tjerë,( sepse në këtë botë ka shumë padronë kështu qe ka edhe shumë qen) dhe lufta është e pashmangshme.Dhe qentë dalin në arena te mbushura plot me spektatorë që zgërdhihen me spektaklin e afruar dhe ku nuk mungojnë as padronët të cilët nxisin me britma e gjeste secili kanakarin e tij.Dhe qentë luftojnë, luftojnë shumë fort, ndeshen si gladiatorë për të fituar betejën e fjalëve( më falni te lehjeve sepse qentë vetëm lehin, ndërsa padronët flasin), betejën e kafshimeve , për të dalë fitimtar në sytë e padronit, dhe per te parakaluar triumfatorë para turmës që kënaqet me shfaqjen dhe pret me padurim ndeshjen e radhës mes qenve te tjerë.

Por është dicka që turma e cila mbush shkallët e arenave( dhe bashkë me shkallët turma mbush dhe ditët dhe jetën e saj boshe) nuk e kupton dot.Nuk e kuptojnë as padronët e kapardisur të cilët kënaqen për qenin e tyre triumfator.Qeni nuk ka luftuar për të kënaqur turmën kokëboshe, nuk ka luftuar as për nderin e padronit dhe as për padronin vetë.Thjesht ai ka luftuar për veten.Ai nuk ka dalë në arenë vetëm për padronin.Ai ka dalë në radhë të parë për veten e tij. Për të mirat e tij materiale dhe prandaj ndonjeherë habisin dhe vetë padronin sepse e kalojnë edhe masën e kërkuar.Ata duan të jenë në rregull deri ne fund!Të tregojnë që i meritojnë të gjitha ato që i janë dhënë dhe për ti thënë padronit që qen të tillë si ata nuk ka për të gjetur kurrë, prandaj as mos të mendojë për ti ndërruar me dikë tjetër....

Prandaj tani dua më shumë ata qentë"rrugaçë" ata që mezi e nxjerrin ushqimin e ditës, ata që luftojnë për ddo kafshatë që hanë, por ama luftojnë ndershëm dhe në fund të fundit luftojnë për veten e tyre.Vetëm per veten e tyre!Mund te shkojnë ku te duan, mund të lëvizin nga do, mund të takojnë cilin të duan, mund të bejne mik edhe shok cilindo pa i dhënë askujt llogari dhe pa e vrarë mendjen shumë për pasojat më pas.Pra e shijojne lirinë e tyre deri në fund....

Ndoshta nuk është mbyllja e përshtashme dhe sikur është pak larg mbylljeve të zakonshme klasike por mua do më pelqente ta mbyllja me thirrjen patetike te padronëve dhe që është shumë në modë sot:

Rrofshin qentë!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora