E diele, 28.04.2024, 10:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Nënëmirave tona

E enjte, 12.03.2015, 08:02 PM


Xhavit Gasa

 

NËNËMIRAVE TONA

 

(Cikël poetik për nënat)

 

Pasi ndeu në gardh rrobat të teren,

pasi mbolli arën me misër,

pasi hoqi bukën nga çerepi,

nuk mbaj mend kur nana më lindi...

 

Oh, sot e paskam të vështirë,

cilin varg të hedh në letër të bardhë,

sikur po numuroj vecat në shtizë,

kur nëna natën pa gjumë thurta çorape...

 

Ç'mu kujtua sot lodra ime e parë,

macja që lozte me mua nëpër dhomë,

kur pas lëmshit të perit bënim garë,

nëna  bërtiste perin mos t'ngatërrojmë...

 

Nëna nuk thurte vetëm e triko e çorape,

sa e sa herë me gjilpërë,vriste gishtat,

kur arnonte rrobat tona arnë pas arne,

me rrobat tona nëpër duar e zbardhte dita...

 

Sa deshirë të madhe paskam sot unë,

këto vargje poetike mbi letrën e bardhë,

të bëhen si lumejtë që nuk ndalen kurrë,

nënëmirave tona të ëmbla t' ju ngjajnë.....

 

 

KËSHILLA E NËNËS

 

Nëna ime,

nuk mallkonte e shante asnjë herë..

dhe kur mallkonin a shanin të tjere...

kur i dëgjonte,mbyllte sy dhe veshë..

 

Pse hesht dhe nuk flet, pyesja shpesh..

një gjë që se pranon ti për vete,

mos ju bëj as thuaj kurrë  të tjerëve...

 

Nuk ndërtohet jeta me sharje e mallkime

më këshillonte gjithmonë  nëna ime!!!

 

 

KRISTAL

 

Duhen netë të gjata dimri,

rrugëtime të gjata ndër vite,

me shumë se faqet e një libri,

të shkruash për jetën e Ijes!!!

 

Për Ijen dhe qindra të tjera Ije,

nëpër gjurmet e tyrë gdhendur,

brezat do të gjejnë historinë,

ngritur me aq mund e djersë!!!

 

Mos u trembni prej baltës,

as mos t'ju vijë turp ju të rinjve,

të punoni kopshtin dhe arën,

nëse nuk dini mësoni prej Ijeve!!!

 

Të gjithë sëbashku të hedhim,

mbi faqet e librit nga një fjalë,

duke thënë vetem të vërtetën,

historinë brezave t'ju lemë kristal!!!

 

 

DUART E NËNËS

 

Duart e nënës,

Sa herë u dogjën,

Në prushin e zjarrtë,

Duke pjekur bukën,

...............me çerep e saç.

Sa herë u gjakosën,

Prej majës së gjilpërës,

Kur rrobat na arnonin,

...............duart e nënës.

Duart e ëmbla,

Të nënave tona,

S'u ankuan nga puna e rëndë,

...........................as nga lodhja,

Sa herë na ledhatojnë

Si me magji lodhjen na e largojnë....

 

 

NË PREHËRIN E NËNËS

 

Sa më ka marrë malli,

Ta mbështes kokën,

Në prehërin e ngrohtë të nënës,

E nëna t'më ledhatojë ballin,

Me dorën e saj të ëmbël.

 

Sa më ka marrë malli,

Për aromën e mirë të nënës,

Për ninullat e ëmbla të sajë.

Për frymëmarrjen e ngrohtë.

Dhe  t'ja dëgjoj tiktaket e zemrës.

 

Ta mbështes kokën,

Në prehërin e ngrohtë te nëna,

Gjumi sytë t'më pushtojë,

Në krahë të më marrin ëndrat,

Ëndra  kurrë t'mos mbarojnë....

 

 

DIALOG ME NËNËN

 

Kur po shkruaja këto vargje për ty,moj nënë,

Më thotë një shok që kisha pranë,

Kjo poezi do të jetë pa vlerë,

Poezi për nënën,

Kanë shkruar plot të tjerë.

 

Sikur poetë,

Të ishin të gjithë njerzit,

Në këtë planet,

Poezia për ju nëna,

Kurrë fund s'do të ketë.....

 

 

SYRI DHE ZEMRA E NËNËS.

 

Kur sytë e nënës,

Lotojnë prej gëzimit,

A s'ngjajnë me rrezet e diellit,

E me ujin kristal të burimit?

 

Eh, zemra e nënës,

Det, ngrohtësi!

Dhe rrezet e diellit,

E kanë zili...

 

Eh, nëna,nëna,

E shtrejnta, e mira,

Fjalë-mjalta,

Zemrën-trëndafila.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora