E diele, 28.04.2024, 03:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Poeti i Maleve të Zeza

E merkure, 11.03.2015, 08:11 PM


Poeti i Maleve të Zeza

Nga Mehmetali Rexhepi

erdhi në dhomën e ftohtë të kujtimit

e ngrohu me buzëqeshje të mallëngjimit

ia dhashë dorën e shtrirë të erës Zejnës së Halilit

erë-ëndja pëshpëriti jam Zefi i Maleve të Zeza

çfarëdo shtrëngatash le të fryjnë

çiltërsinë nuk ma nxijnë

nuk jam dru i zhveshur

“i varun me vargje për drunin e blertë”*

në daç të më takosh shfleto librin

e ditës e të natës së Maleve të Zeza

më gjen në një shpat në një lug buzë një gurre

mbi mjegull nën mjegulla i gërvishtur

ndërsjellash frymoj me avuj me barin

fierishtës nëpër trap ngarendte Zejna

?

vijo shfletimin e Librit të Shenjtë Shqip

nuk mora gjithçka me vete as Shpirtëroren

e Identifikimit as Hyjin e ndërdymes

mësyj e ngjitu deri te vertikalja

motit të buzëve të Tija pirgut prej kalliri

rridhte ujëvara e qeshjes e korit të pyllit

se si i ndillte bashkat qumështore qiellit

t`i milte të zbrazeshin mbi ara

shira sherbeti pyjeve e faqeve të letrave të bardha

veror buzëqeshjes hijeve të mrrolura

vjeshtak çupëlinash malit të rreshtuara

e çunave të fushës livadhit

thasët e kureshtjes varur brirëve të drerit

manari i ngazëllimit prore i pakapshëm

në dorë të çunit ngelur kujt t`ia vinte frerin

andej e këtej pyllit ballkonesh prej dyllit

kapur prej jonesh e buzëqeshjesh të ylberta

?*Teki Dervishi “I varun me vargje për drunin e blertë”; Shkup, 1971

?

seç i pashë të varur veshët e Zefit

në fëshfërimën e majës plepit

sogjetar çerdhesh të lejlekut

sytë e Tij të sykës e Zejna tha

të lutem ruaji sytë se i shkriva të mitë

mbi atë magji mandej Zefi dëftoi edhe diçka

sytë e mi dhe disa thasë urti t`i lash ty

hapua grykën ti

bëji katër shtjellave djallëzore

ndoshta të shpëton një

porse uni i dyshimit në mua i fryu tymit

tullumbaceve të dëshirave shpërthyese të Trimit

?

cilën kureshti të akëcilës çupëlinë të akëcilit çun

bezdia nuk ua hedh diku në ndonjë lumë

dhe e pikaste hajninë e pasherr të qershisë tinëz

krejt tinëz se si prapa shpinës së gjetheve

ua vidhte të kuqen e buzëve të Lumirës

çka t`i bënte asaj lakmitareje

pos t`ia këpuste kokrrat smirës

mes kallinjve e zorrëve kryengritëse

të një lypsari

lotit dhe bukurezave errësirës

nuk i mbyllej dot qarku

?

pengu i Lirisë së grabitur Maleve të Zeza

oh Ajo Bukuri e Poetit të lajthitur

Ajo vetëm Ajo e Bukura mbi të bukurat

Ajo lajtmotivi i gjakuar i djegur i jetës

Ajo e lajthitura Lavire

nxjerr në ankand zonat intime




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora