Kulturë
Gëzim Llojdia: Albert Verria - A ka probleme kisha?
E merkure, 11.03.2015, 08:03 PM
Albert Verria: A ka probleme
kisha e sotme?
Nga Gëzim Llojdia
1.
Koncepti i gjithhershëm për kishën është ky: Kisha është para së gjithash një bashkësi njerëzish që i takon Mesisë, Jezusit. Për këtë arsye, anëtarët e kësaj bashkësie i quajnë të shenjtërit, d.m.th. ata që i takojnë Zotit dhe u mënjanuan për shërbimin e tij.
Edhe Albert Verria ky burrë i shkurtër,artist i madh shqiptar i kinematografisë mendon se kështu duhet të veprohet me vendin e shenjtë dhe sherbestarët e tij. Një herë, më ka rrëfyer vet, priftërinjtë e kundërshtuan të xhironte brenda në manastir të Ardenicës ,brenga dhe vuajtje për artistin. Mirëpo kur ka mbritur në dyert e këtyre portave me ngrysje mistike thelbore ishte pastërtia,thellësia përmes arsyes,që mund të zotohet nga pushteti i Zoti. Roli i kishës është para së gjithash adhurimi i Perëndisë. Adhurimi i Perëndisë është aktiviteti më i lartë i njerëzve, e megjithatë, që nga rebelimi i Adamit, njerëzit ia kanë refuzuar këtë nder në botë – theksoj në këtë botë, sepse engjëjt në qiell, d.m.th. qeniet shpirtërore, i japin lavdi pa pushim,thotë ëikipedia.
Artisti A.Verria është munduar ta përkthejë këtë dhe të shikojë në një këndvështrim të ri duke zbardhur në një libër të botuar me 63 faqe për këtë mënyrë jetese brenda një kishe të krishtere. Koncepti i Ajshtajnti për kohën dhe hapësirën relative d.m.th janë të matshme në fizikën kuantike etj ,mirëpo kjo nuk ka të ngjarë mund të jetë e verifikueshme dhe nuk mund të jetë e vërtet brenda hapësirës shpirtërore të murgjve apo fretërve ku nocioni Zot, qëndron përmbi kohën dhe hapësirën.
Rrëfimi Nr 1.
Artisti shkruan :Një ditë duke ndenjur para tavolinës së lutjeve....shkruan
A.Verria.Në këtë rrëfim shtjellohet
ideja e një prifti të ri, që ka hedhur ndoshta hapat në udhën e madhe të shenjtërisë. Për të
qëndruar definitivisht brenda kuvlisë së
shenjtë Mirëpo ai befasohet kur
rrëfimtarja e ardhur në kishë
kishte një mision tjetër jo atë të rrëfimit për të shpëtuar nga mëkati dhe të qetuar shpirtërisht,ashtu siç kryejnë
rituale gjithë të krishterët e kësaj bote e ane,nga lindja në perëndim.
Ajo grua e mbështjellë me të zeza shfaqet në vështrimin e artistit, një korb i
zi ndjellakeq, që brenda dhomës së vogël
të rrëfimit rrëfen të fshehtën e saj se ishte djegur, e tërë nga mungesa e
dashurisë ngase bashkëshortin e saj
fatzi e rrëmbeu vdekja, ndërsa udhën po
kalonte. Kjo grua e ve
Ati, që kryen shërbesën i thotë gruas së re:Fol o bir i perëndisë,po të dëgjoj!
Pasi tirret krejt historia, ajo kërkon nga ati që ka pranë ta fali Perëndia nga ky mëkat . Kuptohet qëndrimi i priftit:Je falur zonjë. Ishte llohë dimri, për kishën dhe meshtarët e saj dhe nuk dihet viti kur ngjau krisja fatale ,gjithsesi nuk mbetej shumë përcaktuese moti kur filloi shthurja e priftërinjve dhe rënia e tyre në mëkat.Ky përbënë edhe thelbin e këtij botimi të artistit Verria.
Rëndësi përbënë, që këto akte u shfaqën apo lindën ose erdhi jo më në një kishë e në një vend por njehësh, në disa kisha e në disa vende ngjau abuzimi nga sherbestarët në vendet e shenjta. Të shoqëruar ngaherë me rrëmujën e mediumeve dhe zhurmat e mëdha të njerëzisë .
Rrëfimi Nr 2
Në thelb, nuk ruan distancë kohore nga rrëfimi Nr 1, nëse cilësojmë kështu. Ai është vazhdimi i drejtpërdrejt i tij. Tash në rrëfimin e atit vjen personazhi, që kishte kryer mëkatin. Ja rrëfimi i tij në gjuhën brilante të aktorit të madh vlonjate A.Verria.
-Dëgjo o at. Unë jam emigrant nga Etiopia. Atje kam gruan dhe tre fëmijë,por varfëria më hodhi në këto anë ...negri rrëfeu me imtësi krejt ngjarjen si stallier dhe tundimin që pësoi qenia e ti, ndërsa zonja gjendej e shtrirë dhe e zhveshur në kashtë, ndërkaq anekënd vinte era sanë.
Nuk i rezistoi tundimit dhe ashtu e sfilitur zonja e kashtës i tha:
-Më hoqe një brengë të madhe nga shpirti”.
Ai kërkoi nga ati ti falej mëkati ,ndërsa si tregues domethënës, mërmëriti fjalën e njohur nuk do ta përsëriste më.
Rrëfimi Nr 3
Në kishë rivjen sërish zonja ,duke e lënë priftin të hamendësuar se me kë kishte mëkatuar,mirëpo ardhja e saj në dukje ishte e thjeshtë .Ai duhej të shkonte te ngrehinat e saj të banimit,pra te stallat dhe gjithçka që kishte nën sundimin e saj për ti bekuar me dorën e tij të shenjtë, çdo cep të pasurisë së saj, që shtrihej diku përtej në një lagje të qytetit. Mbasi dogji temjan e shpërndau tymin gjithkund,ati përfundoi te shtrati i saj ku gjysmë e fjetur zonja e shikonte tërë epsh: Dhe ndërsa ati fliste me vete një aksiomë të vjetër:”Falma mëkatin o Zot,punët më të vështira ne na i ke lënë...”.
Rrëfimi Nr 4
Mu duk i zakonshëm, që nuk përbënë ndonjë veçanti .Njerëz, që kanë kryer krime martesore,ngase tradhtia bashkëshortore e njohur qysh nga antikiteti ka ngjarë përpara syve.
Rrëfimi Nr 5
Është një pasqyrë e ngjarjeve dhe e kronikave, që transmetonin mediumet shqiptare në vitet më të mbrapshta të këtij vendi.
Rrëfimi Nr 6.
Rrëfimi 6 mbetet pa ndonjë gjë për të shënuar,është ai i mëkatimit të priftërinjve .Isha vetëm në kishë kur më vjen një vajzë mjaftë e bukur dhe më thotë të rrëfehej..
-Fol.
- Atë tha,unë kam rënë në dashuri me ju. Vij çdo ditë në meshën që jepni ju.....
4.
Risit dhe traditat që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht,po shembet përpara teje si një ngrehinë e tërë,shkrumb e hi,ajo pjesë e asaj gjenerate, që sollën mbeten të papërsëritshëm,ndër kuvlitë e shenjta me misionet e tyre të vërtetë hyjnore.
Richard Hollerman duke aluduar
rastet e këtyre abuzimeve thotë:”Gjatë disa muajve të fundit, Kisha Katolike e
ka hasur një abuzim seksuale rast pas
tjetrit. Para mua janë artikuj me tituj të tillë provokuese dhe përshkruese si
këto: "Seks, Turpi i Kishës Katolike", "Skandalet e seksit
Priftërinjtë, "katolikët në krizë", "Kriza në Kishën
Katolike," Sa herë shkon nga ne dëgjojmë prej skandaleve katolike në
Boston, Massachusetts; Philadelphia, Pennsylvania; Dallas, Texas; Lafayette,
Luiziana; Fall River, Massachusetts; Plymouth, Massachusetts; Orange County,
California; dhe qytete të tjera të shquara dhe vende. Disa tetëdhjetë
priftërinj janë akuzuar për abuzimin e fëmijëve
vetëm në
Kur mëkati i kësaj shkalle merr vëmendjen e publikut, ne duhet të adresojnë atë në dritën e Fjalës së vetë Perëndisë.
Së pari, ne duhet të kujtojmë se historikisht katolicizmi ka pasur pjesën e saj të mëkatit seksual. Gjatë periudhës së mesjetës (të ashtuquajturat "moshat e errët") një prift katolik kishin "mësuese" e tij. Historian i njohur Kenneth Scott Latourette flet për rënien e klerit në këtë periudhë: "Kjo nuk është për t'u habitur se në njerëzit e thjeshtë të peshkopët dhe priftërinjtë nuk kishte korrupsioni i përhapur bashkëjetesë jashtë martese.Në kohën e Reformimit, ky imoraliteti katolik klerike seksual ishte i shfrenuar. Edhe të ashtuquajturit "Papët" vetë ishin të njohur për të kanë partnerë të tyre seksuale dhe një grup të fëmijëve të paligjshme! Kjo ishte një periudhë moralisht i korruptuar e historisë së kishës, një fakt që edhe historianët katolikë pranojnë.
Së dyti, beqari i detyruar është
një mësim i rremë i dënuar në Shkrimin e Shenjtë. Është e vërtetë se Pali
avokon thjeshtësinë për ata që kanë dhuratën e beqarisë dhe ai vë në dukje se
ka përparësi ndaj shtetit të vetëm në mënyrë që mund të përkushtohej pa rezerva
për punën e Zotit (1 Kor 7:. 7-8, 32 -35). Jezusi gjithashtu tregon se disa
zgjedhin të heq dorë nga martesa "për hir të mbretërisë së qiejve"
(Mat.
Së treti, Shkrimi mëson se pleqtë
duhet të jenë të martuar. Pleqtë janë quajtur edhe mbikëqyrësit (peshkopë) apo
barinj (pastorë) në Bibël (shiko Veprat
Së katërti, historia na informon që zbatohen beqarinë klerikale vetëm u ringjallën pas kohët apostolike. Lëvizja heretike nga Marcionites në mesin e shekullit të dytë e ndaloi martesën, dhe një porosi u ngrit në përgjithësi ose "katolike" kishë që burrat e pamartuar të cilët u bënë të All duhet të mbetet e pamartuar pas shenjtërimit, dhe nëse gruaja e një kleriku martuar vdiq, ai ishte i nuk lejohet të rimartohet. Kisha katolike e kundërshtoi zyrtarisht martesën klerikale nga një sinodit në Elvira, Spanjë, në 305 (Latourette, p. 224). Ne mund të shohim se beqari ka zbatuar është denoncuar si një mësim të rremë në Dhiatën e Re, dhe para shumë shekujve të kaluara, beqari erdhi në jetë një kërkesë e atyre në jetën fetare në kishë femohues.
I gjithë ky mësim dhe mesazhet të autorit Richard Hollerman është i zbërthyer,fletë-fletë në librin e fundit të krijuesit,artistit të Popullit Albert Verria me një titull apelues “Deri kur....”,duke treguar jo vetëm nivelin e lartë artistik,problematikën aktuale që ngrihet sot, por edhe teknikat e rrëfimit shkruar me një stil narrativë që të bind dhe të mbanë të mbërthyer deri në faqen 53 të këtij botimi. Albert Vërria hynë fuqishëm në letërsinë shqipe kur i mungon gjatë prej vitesh arti i celuloidit dhe gjithçka ka ruajtur përbrenda shpirti pluskues e derdhë në letrën e bardhë të librit.
6.
Në të vërtetë ky artist i madh erdhi në këtë botën tonë flokëverdhë dhe sy depërtues. Vështrim kthjelltë. Është krijues dhe thotë se ndryshimi midis aktrimit dhe prozës, që ai shkruan është se janë dy gjini të një krijese. Është kërkues stalaktitesh. Me një qiri në dorë ndriçon ndërgjegjen e vetë. Dhe si pa:”Ndriço o hënës këtë copë mermer,këtu fle vjeshta e magjishmja por e gënjeshtër. Rend-kërkimi në letra ka qenë një pikë takimi me magjinë e filmit . Ndoshta jo rastësisht, bukurish bukur, duke depërtuar në sinorin e tij të fshehtë,me mesazhin, më saktë në thelbin filozofik :”Deri kur…”është botimi fundit,i katërti i Artistit të Popullit, krijuesit vlonjate Albert Verria, që depërton çuditërisht me një vepër nga aktualiteti i sotëm në fushës religjioze me mesazhe sociale.