E hene, 29.04.2024, 12:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Ndjesia në vepër

E hene, 09.03.2015, 08:51 PM


Ndjesia në vepër

Nga Dr. Ilir Muharremi

Nëse kthejmë fytyrën ka zoti, kërkojmë të paarriturën, nëse i referohemi të mundshmes njerëzit e arrijnë këtë vetë. Vet Kamy u nisë në rrugën drejt të pamundurës dhe klithi “Ja absurdi”, Shestovi nuk e tha këtë, por pohoi “Ja Zoti”. Fuqia përbindëshe e Zotit ndjellë më shumë frikë te njerëzit. Kamy jetoi pa këtë frikë, por kërkoji shpresën te absurdi, vetëm se absurdi jeton pa shpresën dhe ai e di këtë. Ndërgjegjja e tij lartësoji shpresën.  Përjetësia për të është e pakuptueshme e kënaqshme. Ekzistimin e absurdit e ngulitë në universin e njeriut, ka të drejtë sepse absurdi nuk jeton pa njeriun. Vetë parimi i tij ekzistencial buron nga çdo logjikë njerëzore, por njerëzimi vepron ashtu siç ja imponon ekzistenca. Kur Spinoza përmend shpirtin dhe trupin, forcën e bashkimit e arsyeton me ndjesinë. “Kjo ndjesi e ky bashkim, nuk mund ta kuptojmë plotësisht” thotë ai. Pastaj vazhdon se thelbi i shpirtit është një me trupin. Atëherë, në vdekje shpirti vdes bashkë me trupin. Rruga drejtë hiçit është e qartë. Përse duhet të jemi diçka e pastaj hiç? Nuk jemi hiç, vetëm se forca e logjikës është më e zbehtë se forca e ndjesisë. Të dyja nuk mund të barazohen, sapo arrihet njëra, ikën tjetra. Nga kjo na del loja e cila sipas mendjes kërkon harmoninë.

Nëse analizojmë ndijimin në pikturë, shumë vepra abstrakte nuk duken abstrakte, vetëm se duhet lexuar me kujdes. “Pylli nuk është njëlloj për druvarin dhe turistin” shkruan piktori Pol Kle. Njëri është gjykues i madhësisë dhe shëndetit të mirë, derisa tjetri mat freskinë. Studimi i realitetit nuk perceptohet pa ndjenjën e artistit. Te shumë artistë, teknikat janë akademike-klasike, kjo më shumë prek piktorin Salvador Dali i cili krijon imazhin e çastit me ngjyra të realizuara të imazheve që lindin nga inkoshienca personale apo kolektive. Derisa artistët botëror shprehin natyrat specifike individuale nën mëshirën e ndjesisë, artistët kosovar kultivonin subjekte nacionale folklorike që janë më shumë të patetizuara nga objektivja se sa subjektivja. Nëse marrim ekspresionizmin e vendeve nordike gjermane vërejmë tematikat si: degradimi i moralit, korrupsioni, droga, alkooli, urrejtja... Te shumica e kosovarëve dominonte folklori. Mirëpo, te Muslim Mulliqi gjejmë pikturën figurave me momente historike. “Sharrëxhinjtë” shprehin dramën e njeriut, historinë momentale të kohës, vuajtjet, luftën për ekzistencë me shprehjen e fytyrës veçanërisht të syve të mëdhenj. Ndjesia individuale shpërfaqet përmes syve të subjektit dhe këtu shprehja është vetanake.  Por, “Kullat e Junikut”, me përmbajtje arkitektonike nuk shprehin vetëm lojën figurave, por kujtesën dhe mbresën e kësaj arkitekture. Koha luajti lojën dhe artisti u shërbye nga e jashtmja , por edhe nga brendësia. Artisti Gjelosh Gjokaj  kaloi në Itali më 1968 i cili ka ngjashmëri me realen e Guerreschit, Ceremonit e Mulas... Kuptohet se përkthimi i tij individual shpirtëror sfidohet këtu. Ai shton edhe një fuqi burimore të bartur nga mentaliteti ballkanik. Shtrohet pyetja a mund ta arrij njeriu vetveten përmes filozofisë dhe artit?

Pikënisja e njeriut ndodh nga subjektiviteti i tij, kjo është një arsye jo shumë e thjeshtë filozofike. Ekzistencialistët kërkonin këtu një doktrinë mbi këtë të vërtetë, është e mirë të kapej këtu e vërteta, por jo të supozohej për këtë të vërtetë. Ata e etiketonin si të vërtetë pa fakte dhe vetëm me grumbuj teorish të bukura që predikojnë shpresë. Sipas tyre nuk ka të vërtetë më të madhe se “Mendoj pra jam’, por a mund të jetë këtu e vërteta absolute e cila duhet të ekzistojë e ndërgjegjes njerëzore që njeh vetveten? Njeriu asnjëherë nuk arrin vetveten vetëm mban përgjegjësinë për atë çfarë ja imponon ekzistenca. Përderisa ekziston dyshimi për atë çfarë njeriu percepton, atëherë si mund ta kap të vërtetën absolute? Njeriu nuk duhet ta kërkoj të vërtetën absolute fjala gjithnjë është te shpirti brenda i tij i cili ka rol më të madh se trupi sepse shpresojmë për përjetësinë e tij. A është kjo një fantazmë? Unë them jo. Derisa mendja arrin të kërkoj ndodhjen e tij, dikund ekziston. Ajo çfarë nuk ekziston, mendja nuk kërkon zanafillën e saj. Shpirti nuk është  vetëm kërkimi i një gjëje të mundshme, por të vërtetë sepse doktrinat që nuk mbështetën mbi një të vërtetë, shumë shpejt shkatërrohen në hiç. Këtu fare nuk kemi të bëjmë me këtë. “Për ta përcaktuar të mundshmen duhet që përpara ta zotërojmë të vërtetën” thotë Sartri. Këtu kërkimi për të vërtetën absolute tingëllon si konkretizim material i vlerës. Shpirti nuk mund të materializohet përmes logjikës ngaqë në momentin e shuarjes së logjikës forca e tij dominon. Është një konflikt kohor i të dominuarit. Në antikitet shpirti i njeriut ka zanafillën nga shpirti botëror në të cilin gjendet realiteti i natyrës. Duke parë lartë shpirti njerëzor merr pjesë në arsyen universale, ndërsa duke parë poshtë lidhet, por nuk bëhet identik me trupin. Pse kërkon trupin? Për të mbijetuar në tokë dhe mund të zë vend në çdo trup, apo si qe e mundshme që i përshtatet komoditetit të këtij apo atij trupi. Në esencë çdo shpirti është i njëjtë me shpirt tjetër dhe mund të mbijetoj në çdo trup njerëzor. Në paraekzistencë  në ekzistencë dhe pas saj, shpirti mbetet shpirt nga forca e vetvetes.

Augustini në mesjetë njohjen shqisore e shpallë në nivel të ulët të njohjes. A ka të drejtë? Shqisat japin njëfarë njohje, por jo edhe siguri. A mos kemi të bëjmë me ndryshimin e organeve shqisore,   objekteve dhe çdo ndryshim sjellë pasiguri. Po i kthehemi njeriut që është bashkim i frymës dhe trupit. Augustini supozoi se trupi është burg i shpirtit. Në këtë burg arrin njohjen dhe jo nga rikujtimi siç mendonte Platoni. Është një akt i shpirtit me ndihmën e trupit. “Kur ne shikojmë një objekt, shpirti, nxjerr nga thelbi i vet një përfytyrim të objektit” saktëson Augustini. Sipas tij, objekti nuk mund të bëjë një përshtypje fizike në mendje, ashtu si unaza e gishtit që lë shenjën e vet në dyllë, ngaqë rrjedh nga shpirti e jo nga materia. Vetë mendja prodhon përfytyrimin. Nëse vështrojmë një objekt apo e ndijojmë, përveç perceptimit japim edhe gjykim për të. Augustini shkon edhe më tutje duke vlerësuar shqisat si mundësim i njohjes. “Kur shikoj shtatë djem dhe tre djem, unë e di se ata mund të mblidhen dhe të bëhen dhjetë djem”, shton ai. Ata janë të vdekshëm, por ky filozof nxjerrë rezultatin numëror mendor dhjetë që domosdoshmërish është e vërtetë krahas me djemtë e vdekshëm. Këtu kemi një standard, jo vetëm shqisor, por një mendje e cila pranon njohjen nga një fushë tjetër e ndryshme nga ajo e perceptimit. Shembulli i dytë që krahason shpirtin me trupin është ai i një personi të bukur. “Ne vështrojmë një person dhe themi se ai është i bukur.” Kjo tregon se njeriu jo vetëm shikon personin me shqisa, por e krahason atë me standardin tek i cili mendja ka pranuar nga një fushë tjetër e ndryshme perceptimin e personit. Ndijimi angazhon trupin e njeriut të ndijë disa sende. “Me sytë e ti fizikë, njeriu shikon sendet dhe me mendje ai kupton të vërtetat e përjetshme” thotë Augustini. Shkalla e ndryshueshmërisë intelektuale luhat sigurinë. Na del se ndijimi drejton njohjen përbrenda njeriut jo nga sendet jashtë tij. Lëvizja e parë ndodh nga brenda pastaj percepton nga jashtë. Po të mos ekzistonte pjesa e jashtme, e brendshmja nuk do kishte kuptim për të ndjerë diçka. Atëherë, si mund të jetë për Augustinin niveli më i lartë i njohjes Zoti. Ky lloj ndijimi që mendon ai që vë në lëvizje pjesët e tij me tendencë për të arritur njohjen që drejton mendja lart, pranohet sëpari nga e jashtmja që krijon pasiguri brenda ekzistencës, apo ekzistenca tradhton vetveten për një krijim të ri jashtë saj. Nëse ekzistenca fillon nga ndijimi, që në ditë të parë mohon Zotin. Kjo për të cilën flet Augustini ka bazën historike. Edhe ai vetë beson në absurdin, madje jepet i tëri pas tij. Jo se ndijimi drejton njohjen në një veprimtari fantazme që asnjëherë nuk zhvillohet brenda njeriut, dhe këtë nivel ndijimi ai e kërkon në të vërtetën e përgjithshme. Ekzistenca ime gjithmonë do të pyet për pavdekshmërinë e saj dhe një fantazmë e tillë  në vetvete nuk ka ekzistencë materiale. Provat ndodhen te ndjeshmëria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora