LEXUESI I
AVANCUAR NË SHIJE
Kritikë
NGA NEBI DRAGOTI
Pothuajse,
shpesh herë, botohet një poezi nën nivelin e mesatares:jo me hapin e kohës, jo
në përshtatje me zhvillimet shoqërore. Krijime të tilla pa vulën dhe frymën
kohore janë të karakterit celebral dhe , si të tilla, dalin jashtë shërbimit të
objektivit të artit, që kontribuon për shoqërinë. Si të tilla ato harrohen edhe
shpejt si ajo vesa e mëngjesit, kur del dielli. Në këtë panoramë nuk gabon të thuash, se po bëhen të gjithë
poetë e shkrimtarë, saqë nuk dihet sa ka arritur numri i debutantëve në fushën
e letrave shqipe. Mirë është që të mbështetesh në traditën e letërsisë tonë,
dhe, për këtë, duhet kujtuar letërsia e Rilindjes përsa i takon lëvrimit të
tematikave sociale , politike e kombëtare. Në një faqe letrare të gazetës Telegraf,
2 shkurt 2015, përqëndrohet kritika. Sa
mirë do të ishte që kritika të ndjeki hap pas hapi krijimtarinë. Mirë do të
ishte që kritika e mirëfilltë të botohej edhe nëpër gazeta që reklamojnë
letërsinë. Kjo nuk ndodh edhe pse është shumë e domosdoshme. Kjo nuk ndodh,
sepse botuesi e ka harruar objektivin e artit. (Këtu kam mendimin
gjithëpërfshirës bazuar tek realitetisocial, politik, ekonomikanalizuar edhe në
prizmin psikollogjik) etj. etj. ). E kam cekur edhe në shkrimet e tjera
kritike, sepse kritika shkencore është zëvendësuar me recenzenca të tipit
përurues me sensin ledhatues duke e ngritur kështu gjer në qiell x krijues për
të cilin shkruhet. Ky qëndrim i harruar dhe menefregist nuk është gjë tjetër
veçse, thjeshtë, rutinë në të cilën noton poezia e të rinjëve që debutojnë
nëpër faqet e gazetave. Herë-herë trajtohet një tematikë e mefshtë me një
konstruktë ndërtimi që nuk i reziston kohës, madje, edhe aktuales, kur botohet.
Ka poezi fluide e folklorike të rëndomta dhe pa interes për lexuesin tonë. Kjo
vjen, se para se të shkruash, duhet të dish se çfarë do t’i përcjellësh
lexuesit, i cili është objektivi ikrijimit;ç’mesazh i jep shoqërisë. Kjo
kërkesë anashkalohet dhe nuk ngulmohet për ta zbatuar. Duhet të kesh parasysh
që koncepti artistik është dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës, ku autori ka
objektivat e veta, jo për veten, por për mbarë shoqërinë. Këtu hedh idenë
emergjente, akute dhe të nevojshme, se shoqëria kërkon një letërsi të shëndosh
ashtu siç kërkon edhe një politikë të shëndosh pa hallakatje rrumpalle:bjeri
t’i biem, të shkojmë ku të shkojmë, të dalim ku të dalim. Filozofikisht
shprehem:letërsia ndihmon politikën dhe politika ndihmon letërsinë. Kur kjo
është në lartësinë e duhur, është
arritur fitorja. Nëpër poezi noton prozaizmi, nuk ka rregullsi në përdorimin
për veshje me elemente artistik të krijimit. Duke kaluar shpejt bëj të
ndalem:ka shkelje të gjuhës standarte, ka mendime absurde, varfëri të vargut,
ndërtim sintaksor, që prish lokuencën e
të shprehurit. Ka skeletizëm, shkelje të rregullave drejtshkrimore pa kriter,
ka përdorim të tepruar të rimës foljore që dobëson artin e poezisë. Për
ilustrim mendimi citoj vargjet:”Ndërsa hëna ëmbël më përdhunon”…”Më verje sisën
tek goja”. Tek shkrimi kritik, që nuk është kritikë, përqëndrohem:”…Koka e
mërdhirë me kapele të leshtë/mantel i hollë për shirat e pranverës/këpucë të
leshta për nxehtësinë e verës”etj. etj. , që llogjikisht nuk shkojnë. Kaq
mjafton. Dhe…nuk do të isha dakort që të botohej tregimi “Pas mbrëmjes së
mature”, sigurisht, pë zgjidhjen “dues ex makina” që i jep autori. Shkrimtari
në laboratorin e tij duhet t’i peshojë gjërat dhe jo të japi fatalitete, që nuk
besohen se ndodhi në jetën reale. Shoqëria duartroket njeriun me karakter të
fortë për jetën. Jo zgjidhje të përmbajtjes së tregimit me personazh me karakter
të dobët. Vajmedet të ishte jeta kështu. Për këtë kujtoj vargje të
Majakovskit:”Imituesit u gjallëruan. Biizz!”. Pra, nuk duhet të ushqejmë
letërsinë me filozofira regresive. Personazhi i mbrujtur me filozofinë e jetës,
nuk sakrifikon , kështu, në vetëflijim, si personazhja e këtij tregimi. Në këtë
shkrim të shkurtër kritik ceka në mënyrë të shpejtë pa u thelluar e zgjeruar
disa probleme shqetësuese, që duan më tepër kujdes dhe më tepër kujtesë në
vendimmarrje para se krijimtaria të publikohet e botuar. Degjenerimi moral në
art, në përgjithësi shprehem , nuk duhet të ekzistojë dhe , gjithsesi, nuk duhet kultivuar. Arti është në funksion
të shoqërisë. Arti degjenerohet , kur turresh pas çështjes komerciale, kur e ve
këtë në plan të parë. Është thënë , se shkrimtarët janë arkitektët e shpirtrave
njerëzorë. Leksion më të bukur se kjo thënie nuk ka. Sot lexon poezi dhe janë
shumë rrallë ato që të kënaqin. Në këtë prizëm duhet punuar e kërkuar më shumë.
Arti është si puna e bukës që kalon shumë proçese, gjersa rrok pikën më të lartë të cilësisë për të arritur
tek kosumatori. Është tejet i gabuar mendimi i redaktorit, që merret me botimet
letrare, se lexuesi lexon çfarë t’idalë përpara, se ai lexon për të kaluar
kohën;prandaj, kësisoj, mbush faqe për të shitur gazetën. Këtu duhet
theksuar:nuk duhet të botojë bazuar edhe sipas shijes subjektive apo preferencave që ka vetë. Kështu,
totalisht, mendohet gabim. Kështu nuk ecim përpara, ashtu siç e ka qëllimin kjo
kritikë, por…bëjmë prapa. Kjo dukuri e mendimit që jap reflektohet pothuajse në
gjithë gazetat që botojnë sot letërsinë shqipe. Shtoj:jipen edhe përkthime të
dobëta për nga niveli artistik dhe ideor. Përsa parashtrova, biem në dakortësi,
kur vilet edhe kërkesa e lexuesit sa më të gjërë. Të zgjojmë e të zbatojmë
kërkesat , pra, që ka lexuesi. Të
avancojmë përpara. Në vend që të jetë letërsia e avancuar, këtu është lexuesi
iavancuar në shijet që ka. Ky problem, në dukuritë e shtjelluara, është i
thekshëm , dhe, prandaj kërkon vëmendje.