Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Lexues i avancuar në shije

| E merkure, 04.03.2015, 08:11 PM |


LEXUESI  I  AVANCUAR NË SHIJE

Kritikë

NGA NEBI DRAGOTI

Pothuajse, shpesh herë, botohet një poezi nën nivelin e mesatares:jo me hapin e kohës, jo në përshtatje me zhvillimet shoqërore. Krijime të tilla pa vulën dhe frymën kohore janë të karakterit celebral dhe , si të tilla, dalin jashtë shërbimit të objektivit të artit, që kontribuon për shoqërinë. Si të tilla ato harrohen edhe shpejt si ajo vesa e mëngjesit, kur del dielli. Në këtë panoramë nuk gabon të thuash, se po bëhen të gjithë poetë e shkrimtarë, saqë nuk dihet sa ka arritur numri i debutantëve në fushën e letrave shqipe. Mirë është që të mbështetesh në traditën e letërsisë tonë, dhe, për këtë, duhet kujtuar letërsia e Rilindjes përsa i takon lëvrimit të tematikave sociale , politike e kombëtare. Në një faqe letrare të gazetës Telegraf, 2 shkurt 2015,  përqëndrohet kritika. Sa mirë do të ishte që kritika të ndjeki hap pas hapi krijimtarinë. Mirë do të ishte që kritika e mirëfilltë të botohej edhe nëpër gazeta që reklamojnë letërsinë. Kjo nuk ndodh edhe pse është shumë e domosdoshme. Kjo nuk ndodh, sepse botuesi e ka harruar objektivin e artit. (Këtu kam mendimin gjithëpërfshirës bazuar tek realitetisocial, politik, ekonomikanalizuar edhe në prizmin psikollogjik) etj. etj. ). E kam cekur edhe në shkrimet e tjera kritike, sepse kritika shkencore është zëvendësuar me recenzenca të tipit përurues me sensin ledhatues duke e ngritur kështu gjer në qiell x krijues për të cilin shkruhet. Ky qëndrim i harruar dhe menefregist nuk është gjë tjetër veçse, thjeshtë, rutinë në të cilën noton poezia e të rinjëve që debutojnë nëpër faqet e gazetave. Herë-herë trajtohet një tematikë e mefshtë me një konstruktë ndërtimi që nuk i reziston kohës, madje, edhe aktuales, kur botohet. Ka poezi fluide e folklorike të rëndomta dhe pa interes për lexuesin tonë. Kjo vjen, se para se të shkruash, duhet të dish se çfarë do t’i përcjellësh lexuesit, i cili është objektivi ikrijimit;ç’mesazh i jep shoqërisë. Kjo kërkesë anashkalohet dhe nuk ngulmohet për ta zbatuar. Duhet të kesh parasysh që koncepti artistik është dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës, ku autori ka objektivat e veta, jo për veten, por për mbarë shoqërinë. Këtu hedh idenë emergjente, akute dhe të nevojshme, se shoqëria kërkon një letërsi të shëndosh ashtu siç kërkon edhe një politikë të shëndosh pa hallakatje rrumpalle:bjeri t’i biem, të shkojmë ku të shkojmë, të dalim ku të dalim. Filozofikisht shprehem:letërsia ndihmon politikën dhe politika ndihmon letërsinë. Kur kjo është në lartësinë e duhur,  është arritur fitorja. Nëpër poezi noton prozaizmi, nuk ka rregullsi në përdorimin për veshje me elemente artistik të krijimit. Duke kaluar shpejt bëj të ndalem:ka shkelje të gjuhës standarte, ka mendime absurde, varfëri të vargut, ndërtim  sintaksor, që prish lokuencën e të shprehurit. Ka skeletizëm, shkelje të rregullave drejtshkrimore pa kriter, ka përdorim të tepruar të rimës foljore që dobëson artin e poezisë. Për ilustrim mendimi citoj vargjet:”Ndërsa hëna ëmbël më përdhunon”…”Më verje sisën tek goja”. Tek shkrimi kritik, që nuk është kritikë, përqëndrohem:”…Koka e mërdhirë me kapele të leshtë/mantel i hollë për shirat e pranverës/këpucë të leshta për nxehtësinë e verës”etj. etj. , që llogjikisht nuk shkojnë. Kaq mjafton. Dhe…nuk do të isha dakort që të botohej tregimi “Pas mbrëmjes së mature”, sigurisht, pë zgjidhjen “dues ex makina” që i jep autori. Shkrimtari në laboratorin e tij duhet t’i peshojë gjërat dhe jo të japi fatalitete, që nuk besohen se ndodhi në jetën reale. Shoqëria duartroket njeriun me karakter të fortë për jetën. Jo zgjidhje të përmbajtjes së tregimit me personazh me karakter të dobët. Vajmedet të ishte jeta kështu. Për këtë kujtoj vargje të Majakovskit:”Imituesit u gjallëruan. Biizz!”. Pra, nuk duhet të ushqejmë letërsinë me filozofira regresive. Personazhi i mbrujtur me filozofinë e jetës, nuk sakrifikon , kështu, në vetëflijim, si personazhja e këtij tregimi. Në këtë shkrim të shkurtër kritik ceka në mënyrë të shpejtë pa u thelluar e zgjeruar disa probleme shqetësuese, që duan më tepër kujdes dhe më tepër kujtesë në vendimmarrje para se krijimtaria të publikohet e botuar. Degjenerimi moral në art, në përgjithësi shprehem , nuk duhet të ekzistojë dhe , gjithsesi,  nuk duhet kultivuar. Arti është në funksion të shoqërisë. Arti degjenerohet , kur turresh pas çështjes komerciale, kur e ve këtë në plan të parë. Është thënë , se shkrimtarët janë arkitektët e shpirtrave njerëzorë. Leksion më të bukur se kjo thënie nuk ka. Sot lexon poezi dhe janë shumë rrallë ato që të kënaqin. Në këtë prizëm duhet punuar e kërkuar më shumë. Arti është si puna e bukës që kalon shumë proçese, gjersa rrok  pikën më të lartë të cilësisë për të arritur tek kosumatori. Është tejet i gabuar mendimi i redaktorit, që merret me botimet letrare, se lexuesi lexon çfarë t’idalë përpara, se ai lexon për të kaluar kohën;prandaj, kësisoj, mbush faqe për të shitur gazetën. Këtu duhet theksuar:nuk duhet të botojë bazuar edhe sipas shijes subjektive  apo preferencave që ka vetë. Kështu, totalisht, mendohet gabim. Kështu nuk ecim përpara, ashtu siç e ka qëllimin kjo kritikë, por…bëjmë prapa. Kjo dukuri e mendimit që jap reflektohet pothuajse në gjithë gazetat që botojnë sot letërsinë shqipe. Shtoj:jipen edhe përkthime të dobëta për nga niveli artistik dhe ideor. Përsa parashtrova, biem në dakortësi, kur vilet edhe kërkesa e lexuesit sa më të gjërë. Të zgjojmë e të zbatojmë kërkesat , pra,  që ka lexuesi. Të avancojmë përpara. Në vend që të jetë letërsia e avancuar, këtu është lexuesi iavancuar në shijet që ka. Ky problem, në dukuritë e shtjelluara, është i thekshëm , dhe,  prandaj kërkon vëmendje.