E diele, 04.05.2025, 08:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shtazët e shtëpisë lypin hallall

E enjte, 26.02.2015, 07:24 PM


Këngë humoristike :

 

SHTAZËT E SHTËPISË LYPIN HALLALL

- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

 

Sa herë  vjen  Bajrami  – shtazët bien në hall –

Ia nisë Dashi – dhenve  , me iu lypë hallall !...

Bëmani hallall , o, ju mori gra –

Se përmbas Bajramit , nuk më shihni ma  !

 

Kasapët për sipëri , mua kanë me m’ ra –

Copa – copa trupin , krejt kanë me ma ba !

Trupin do t’ ma presin , mua , këta kasap –

Mishin do t’ ma shesin , kinse , për sevap !...

 

Kur t’ vijnë mysafirët –  shpezët bien në hall –

Ia nisë Knuesi – pulave , me iu lypë hallall !...

Bëmani hallall , o , ju  mori gra –

Se ma përmbas darke , nuk keni me m’ pa !

 

Kur vijnë mysafirët  – nisë e dridhet toka –

Se për  myzevirët  – më shkurtohet koka !

Ata , mua m’ zgjedhin  për Knuesin ma t’ mirë –

N’ sofër t’ mysafirëve  kanë për të më shtrirë !

 

Kur t’ vjen stina e Dimrit – shtazët bien në hall –

Ia nisë Kau – lopëve , me iu lypë hallall !...

Bëmani hallall , o , ju mori gra –

Se ma në Pranverë , s’ kemi me u pa !

 

Se për gjashtë muaj Dimër , Zoti i shtëpisë –

Për së gjalli punës , nuk ka me ia nisë !

Do t’ më pret me kosë  e  do t’ më bëjë fish – fish ,

Me miq e me shokë ,  për  t’ ngrënë bukë me mish !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx