E marte, 22.06.2021, 03:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Eftimi

E diele, 22.02.2015, 12:30 PM


EFTIMI

Tregim nga QAZIM SHEHU

Ai erdhi nga provinca dhe zuri një shtëpi  në zemër të kryeqytetit.E takova një mbrëmje dhe më tha se kishte marrë një shtëpi me qera, më tregoi vendin dhe saktësisht orën kur më priste ,nëse doja të shkoja andej, sepse kërkonte prej meje dy tre mendime.Me Arturin kishim mbaruar shkollën e mesme  e njihnim njëri tjetrin mirë dhe unë e mbaj mend si një djalë me vlera të spikatura.Kur më tha se nuk i mungonte gjë, sinqerisht më erdhi mirë, sepse ia njihja karakterin bamirës që atëhere dhe ai, me siguri, një pjesë të pasurisë së vet do ta shkrinte për njerëz në nevojë.Ajo ditë kaloi me ca mendime për të që vërtiteshin dhe silleshin në ca kujtime të largta kur ne rrinin së bashku nën strehë dhe shihnim shiun që binte, kur i huazonin bataniet e konviktit njëri tjetrit sipas durimit që i bënte njëri apo tjetri të ftohtit të janarit.Eh, kohë të shkuara ,sa të rëndësishme ,po njëkohësisht aq të largta me humbjet e natyrshme të gjërave të spostuara nga tronditjet e kujtesës.Kështu, një ditë i vajta në zyrë.Sa u befasova kur pashë një sallon të gjërë me tavolina drejtkëndore, ca ,të vëna në formën e presidiumit, me një kënd biblioteke ku ndrisnin librat e Arturit dhe sipër tyre një foto e Nënë Terezës.Në murin përballë shkëlqente një parrullë e shkruar me germa të kuqe:Rroftë dejtësia sociale.U ula përballë tij dhe ,natyrisht ,në të tilla raste tjetrit i takon të shpjegohet.Ai e kuptoi ngurrimin tim dhe për të mos më lënë në pengun e një këshërie të shpjegueshme e hapi vetë i pari fjalën:

-Kam krijuar një parti,- tha, një parti me programin  më të drejtë në botë,një parti që do trondisë themelet e partive të mëdha.Të kam thirrur të më japësh ndonjë mendim sesi mund të shtrihemi në lagjen tënde.

Unë heshta.S`dija çfarë t`i thosha.Gjer atëhere s`qeshë marrë kurrë me parti.Kisha një vetëpengesë të paarsyeshme për t`u marrë me to.Heshtjen time ai e grisi pakëz duke me zgjatur një cigare duhan nga ato më të lirat.E pashë cigaren dhe nuk i pija ato.Më jepnin kollë.

-Ti e shikon dhe të bën përshtypje,tha-po pse të mos pi duhan si populli?Unë nuk janë si politikanët e tjerë  që pijnë duhan të zgjedhur amerikan, lahen në vaska floriri dhe shetisin me dashnoret e tyre nëpër hotelet e shtrenjta të Europës.Unë jam i thjeshtë dhe thjeshtësia më karakterizon…

S`dija ç`të hosha në ato minuta po më duhej që mikut tim të mos ia thurja ters fjalën.Ai kishte nisur një punë dhe çdo përpjekje për dekurajim do qe një ligësi.Fundja a nuk kishte të drejtë të jetonte çdo njeri ëndrrën e vet duke bërë një veprim në dobi të shoqërisë?Megjithatë nuk m`u ndenjt pa ia thënë:

-Njenjtësia me popullin është tipari udhëheqësve të shkuar.Ata e shpërdorojnë aq shumë fjalën popull sa bëhen të besueshëm për të verbrit dhe të neveritës për ata që nuk besojnë…

E shkela, thashë me vete ndërsa Arturi bërë sikur nuk ua vuri veshin fjalëve të mia.Ai ose ishte  bindur deri në besim të verbër që ishte një pjesë e popullit, ose e shihte këtë si rrugën më të re për identifikim, meqë gjithë slloganet e tjera qenë stërkonsumuar. Nxori një gotë raki dhe e trokiti me mua.Ishte një raki e thartë,e cila pihej vetëm nga halli.Sa e vura në buzë...E lashë aty.Unë nuk e pi rakinë po rakinë e mirë e heq nga pak kur më pëlqen.Arturi filloi të shoshiste në mënyrë profetike:

-Gjendja është skandaloze, tha ai,-borgjezia pasurohet çdo ditë, ndërsa populli heq e vuan për kafshitën e gojës.Puna është se ne intelektualët duhet të jemi më aktivë.Ne duhet t`ia bëjmë të qartë popullit ,ta ngremë në protesta që të përmbyset kjo kastë borgjezësh që rron në bollëk….

Fjalët e tij ishin më se të zakonshme.E kush nuk i dinte ato. Shqiptoheshin rëndom nëpër tavolina njerëzish të papunë.Nëse unë do t`ia thosha mendimet e mia sërish do ta prishja fare dhe normale, s`kisha pse të shkelja më aty. Arturi kishte një ëndërr, ndoshta ajo ishte e drejtë dhe unë nuk isha qendra e botës,as partitë e tjera nuk kishin domosdoshmërinë e së drejtës dhe të së vërtetës. Ika duke sajuar diçka, një orar, një problem apo diçka tjetër.Jam i përthithur vazhdimisht në punët e mia.Kohë s`kam fare të lexoj, të shkruaj, të takoj njerëz ose të programoj diçka për një punë që ia vlen.Më pëlqen të mos ia lë veten kotësisë, pavarësisht nga arritjet.Kishin kaluar dy javë ,kur Arturi më thirri në telefon.Nuk bëja keq të kaloja njëherë nga zyra e tij.Vajta.Tani zyra nuk ishte bosh si më parë.Në krye rrinte Arturi me një pamje entuziaste me  krejt pompozitetin e një lideri.Anash rrinin të tjerë.Nuk i njihja, i përshëndeta thjesht.U ula në fund, ndërsa Arturi më paraqiti duke më shtuar disa cilësi që nuk i kisha.Mua më vjen zor nga epitetet e tepërta ,ndërsa janë ca poetë që i blejnë ato me para. Madje njëri po të bëjsh një shkrim për të dhe të thuash se është një mjeshtër i vërtetë i poezisë shqipe, të paguan mirë. Të tjerët tunden dhe shkunden për pak lëvdata,ndaj unë kam mbetur mprapa.Po mendoja kështu i zhytur në të thella ,kur Arturi u ngrit:

_Shokë-tha ai,- jetojmë ditë të vështira.Ju të gjithë jeni pa punë…

Ai vazhdoi të fliste duke e bërë fërtele politikën shqiptare,duke prekur probleme të mëdha e duke grirë majtas, djthtas.Disa gjëra i kishte të drejta po slloganet e përgjithshme binin si pluhur mbi to dhe i bënin pis.Aty i njoha ata njerëz.Dy ishin pensionistë, tre pa punë, ndërsa njëri që mbante shënime, ishteEftimi ,i punësuar si sekretar në zyrën e partisë.

-Ja, unë, njërin e kam punësuar, sikur të bëjë çdo biznesmen si unë ose çdo kryetar partie, me siguri sot në Shqipëri do kishim të papunë fare pak-vijoi Arturi.U ngritën të diskutonin dy –tre, po fjalët e tyre ishin më të përgjithshme.Dukej se Arturi u kishte ngjitur gripin.Papritur një vajzë e re,s`dihej pse ajo ishte aty,-nxori kikirikë,patatina dhe raki.

-Sot bëmë zgjedhjet tha Arturi-ti erdhe me vonesë, zgjodhëm ansamblenë e partisë.

Befas njëri nga pensionistët u ngrit, doli jashtë dhe u kthye pas pak.Në duar ai mbante një qese plasmasi mbushur me qofte të nxehta dhe në një qese tjetër një copë të madhe me djathw.

-Nuk festohet kaq thjeshtë, tha.

-Të lumtë Ferit, ti gjithnjë e bën, je lis..-mërmëriti dikush.

U ngriën shëndete për të madhin Artur.Ai që uhej Ferit ishte i gojës.Fliste me një elokuencë të hollë dhe dinte të rendiste ca fjalë të traditës.U kujtova se kisha një takim , më duhej të ikja, po nuk mund të ikja kaq shpejt.Duhej ndenjur ca, pak fare,pastaj edhe duhej marrë leje.Filloi sërish të flitej për politikën duke gjerbur raki e duke coptuar e ckërmiur qofte.Aty doli se për partinë që ishte e përbashkët duhej kontribuar. Kontributi ishte jo vetëm në afrimin e njerëzve nga të gjitha shtresat e shoqërisë, po edhe në para. Mos vallë kjo parti përfundonte si parti e fasuleve,larg qoftë.Dikur një i njohuri im në N.,kryetar partie,u kërkonte fshatarëve kuotat e partisë ,po ata nuk kishin lekë. Atëhere ai u këkoi fasule në konvertim të lekëve.Eh, ku s`më shkonte mendja, po çfarë gazi sillnin ata njerëz me humorin e hollë, shtrimin e butë të fjalës dhe këndelljen e bekueme pranë gotës së rakisë.Vetëm Eftimi nuk merrte pjesë.Ai shfletonte një bllok të zi dhe hera herë hidhte në të ndonjë shënim.Duhej të qe i preokupuar dhe serioz në punë.E njihja prej kohësh këtë njeri të mirë.Ditët rridhnin njëra pas tjetrës dhe Arturi nuk më merrte më në telefon ,as unë.Po kalonin javë dhe muaj.Nuk e dija se ku duhej t`i kishte mbetur ndonjë  e metë e konstatuar tek unë si një njollë e bjerrjes së ndërgjegjes, duke mallkuar atë çast që më kish njohur, po edhe unë ndjeja një bezdi të shkoja atje.Nga slloganet mbyllja televizorin,po çfarë torture është të dëgjosh sllogane nga një bisedë që dëshërohet ndryshe dhe je i detyruar ta dëgjosh siç nuk do.I thithur në punët e mia të shumta më dukej se më kishte rënë entuziazmi i parë i rinjohjes me të pas kaq vitesh.Po një ditë ndërsa po shetisja nër një rrugë pa qëllim më doli para Eftimi.Ia shtërngova dorën atij njeriu të mirë dhe e ftova të pinim diçka në një lokal që ishte fare pranë.Eftimi më dukej i zverdhur dhe sytë i kishin rënë në shtjellën e një shpërqëndrimi dyshues

-Jam sëmurë,,- tha,-pensionin e harxhoj për ilaçe…

-Dukesh mirë,-i gjegja-  çehrja jote është normale-

-Nuk jam mirë-mërmëriti Eftimi-nuk jam mirë as nga buxheti…

Sikur donte të më thoshte diçka ,por nuk guxonte prej sërës që ai burrë e kishte.Eftimi ishte malësor dhe me sa mund të bëheshin pis kreshtat me borë ,apo ujëvarat mund të turbulloheshin, aq mund të flitej edhe për Eftimin si njeri i infektuar nga smogu social e politik i kryeqytetit.

-Por ti-, ngulmova ,-punon tek Arturi, më duket se je sekretar..

-Isha,tha.

-Pse ?- klitha,duke zgjeruar habinë time në kufijtë e një normaliteti të besueshëm.

-Nuk më pagoi…Mbas muajit të parë tha se do të paguaj të dytin se partia qe në vështirësi, pas të dytit më tha për të tretin, e pas të tretit ..

-Të tha për të katërtin..vijova unë.

-Jo, nuk prita të më thotë për të katërtin…Ika.Më mirë paratë e mia ia kam falur.I duhen për të rregulluar Shqipërinë dhe të vendosë drejtësinë sociale…

E shihja fytyrën e tij të çelej ngadalë.Ishte tip ironik po që e kish pësuar.Ironia ,siç duket i jepte shëndet dhe i rregullonte harmoninë e brendshme shpirtërore…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora