E shtune, 12.06.2021, 10:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Poezi nga Günter Grass

E merkure, 18.02.2015, 08:00 PM


GYNTER GRAS

Shkrimtari, piktori dhe poeti gjerman Gynter Gras,(Günter Grass) u lind më 1927 në Danci. Në fillim punoi si gurgdhendës, pastaj studio Akademinë e arteve në Dizeldorf dhe Berlin. Ka qenë nxënës i Karl Hartungut. Më 1954 Grassi martohet me baletanten Zvicerane Anna Shvarc dhe nga ajo bashkëshortësi sjellin në jetë katër fëmijë. Më 1972 Anna Shvarci dhe Gynter Grassi ndahen. Pastaj gjatë vitit 1970 njihet me artisten Veronika Schroter, me të cilën bashkëjetoi disa vite. Më 1979 Grassi martohet me  pianisten Ute Grunert, me të cilën jetoi një vit në Indi, gjegjësisht në qytetin Kallkutë. Gjatë qëndrimit të tij në Dizeldorf, Paris e Kallkutë Grassi është marrë me pikturë dhe grafikë. Tani për tani ky poet jeton në Berlin. Gynter Grasssi është krijues me  renome botërore. Ai njihet si prozator, dramaturg dhe lirik i shquar. Veprat kryesore të tij janë: “Daullja e llamarintë”, “Njëzet e dy dhëmbë”, “Vite qensh”, “Një fushë e gjerë”, “Poezi dhe proza të shkurta”. Veprat e këtij krijuesi të madh janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Më 1999 laureohet me shpërblimin Nobel, që është çmimi më i madh në botë për letërsi.

 

CREDO

 

Dhoma ime është një bunacë.

e përshpirtshme, një cigare,

kaq mistike, që asnjë nuk guxon

një mesatare të mbajë

ose të marr leje nga gruaja ime.

Kur dje miza ngordhi,

këtë unë e kuptova pa kalendar,

tetor, një mësues vallëzimi përkulet,

do mua të mi shes, të voglat, të ndaluarat fotografi.

Mysafirët i pres unë para derës,

letrën e postës të ngjitur nga jashtë,

e lexon shiu.

Brenda, dhoma ime është bunacë,

asnjë qortim nëpër tapeta,

puthjet nga ora janë gëlltitur,

kurrë s‘ pengohen, gjunjët goditen,

sepse çdo gjë përkulet,

e përshpirtshme, një cigare

vertikalisht bindet,

vertikalisht merimanga si një sondë,

e shpon çdo humnerë prapa-

asnjëherë ne nuk do të ngecim në rërë.

 

TORZO FEMËR

 

Në një të mërkure, Helene,

tri javë e gjysmë pas lindjes tënde,

u bë një torzo(Pjesë gjoksi, që të lë të dyshosh)

nga një liri gropimi dhe gjetje e bukur.

Njeriu vallëzonte në rrugë, thërriste me fjalë në gjuhë greke të vjetër.

 

Kjo ndodhi dy javë pas mbarimit të Watergates.

Ti mund ta lexosh këtë më vonë,

se kush nga ishulli Qypros

pengonte pushimin.

Sa zakonshëm numërohen të vdekurit:

turist turk grek.

 

Por historia përsëritet përherë

e që duhet të përmirësohet,

çka bëjmë pa krah  e pa këmbë

përherë të mbetur trung

me kokë të bartur në kthesë të qafës

mbi të ngjiturën e vendit të thyer.

 

Demokracia- gurë femre.

Të them unë ty, Helenë, asnjë burë-

dhe kjo do të ishte punë burrash, vendosja-

mundte këtë dorë ta ngritë,ta hedh;

 

prandaj qeshet thyeshëm.

 

KARIKET

 

Sa të trishtueshme janë ndryshimet.

Njerëzit ç’vidhosin targe me emra,

e marrin tenxheren me lakër të kuqe,

e ngrohin në një vend tjetër.

 

Çfarë  mobileje janë këto,

që konkurrojnë për thyerje?

Njerëzit i marrin karriget

dhe bredhin jashtë.

 

Me mall dhe me të pështira anijet e ngarkuara

bartin mundësinë e uljeve të patentuara

dhe të patentuarit pronar

brenda dhe jashtë

 

Në të dy anët e ujit të madh

qëndrojnë vetëm karriget e mbërthyera;

sa të trishtueshme janë këto ndryshime.

 

DASHURIA E KORIGJUAR

 

Molla jote-molla ime.

Tashmë ne e kafshojmë:

Pa shiko ç’ndryshim i amshueshëm.

Tashmë mollën e ngjisim me mollën

Kafshimin përballë kafshimit.

 

IMAZH I BUKUR

 

Me tingëllimën e orës 10 e 15 minuta

u shtua edhe një fëmijë më tepër,

në fillim ia prenë kërthizën,

e peshuan, e matën dhe e pagëzuan,

pastaj nuk u diskutua më në përgjim.

 

Që tani do t’i ngjaj dikujt.

Një vajzë më tepër

me një shenjë

që duket,

siç duket pamja e saj e gozhduar.

 

MBIVLERË

 

Ose ngazëllim i ngrirë,

që e mblodha për ta shikuar.

 

Gotat mbi dërrasën time me dritë anësore;

secila gotë nuk bëhet bohemi.

 

Për çdo ditë bëhen nga dy të posaçme.

Dashuria e madhe e përshkon copëtimin.

 

Frymëmarrje e thellë, që s’është e thyer.

Ashtu përjetohet pa emrat

 

Ajri dhe mbivlera e tij:

Fryrësit e qelqit, lexojmë, nuk plaken.

 

SAKTËSISHT

 

Një kat më poshtë

një grua e re

e rrah  në çdo gjysmë ore

fëmijën e vet.

Për këtë arsye

e kam shitur orën time

dhe lë veten tërësisht

në dorën e shtrënguar

ndër mua, cigaret

e numëruara

pranë meje;

koha ime është rregulluar.

 

NGA FJALËT QË THUHEN

 

Unë sot me veshët e mi

katër here e kam dëgjuar zjarrfikësin.

Qëndroja ulur me veshin tim pranë tryezës

dhe thosha:

ja përsëri zjarrfikësi.

Unë po ashtu do të thosha:

Një fërshëllimë e madhe.

Ose:

Këpucë duhet të shkojnë te këpucari.

Ose:

Nesër e shtunë.

Por unë thosha:

Ja përsëri zjarrfikësi;

 

Por kush më kupton drejtë,

E dinë

Që unë fërshëllej,

rrugën e këpucëve për te këpucari,

që mendonte të shtunën,

fundjavën.

 

NARCISI

 

Kah po ia mban zagar

pa litar

që më udhëheq për në shëtitje?

 

Ai gërvisht në derë,

pshurr në dysheme,

deri sa unë pasqyrohem.

 

I bukur jam unë.

Këtë e thotë qeni im, që është besniku im.

Të marrë jemi të dy- por të pavdekshëm.

 

PA OMBRELLË

 

Në kohën kur filloj të bjer një shi i fortë,

një grua plakë fillojë të qajë.

Patrulla e policisë që kaloi andej

i  thoshin asaj: Mbajeni veten zonjë.

Nuk bie shi për shkakun tuaj.

 

KAMXHIKU

 

Ngase çdo kufomë diçka lind,

ngase çdo lëkurë e ngjeshur

nuk mban sekretin e perçinës-dhe gozhdimin e fortë,

fillon ngadalë si floriri

gjatë pranverës nën dëborë.

 

Akoma flenë kamxhiku dhe në kamxhik

është mbështjellë prilli.

Dikush akoma sharron drurë, duke menduar për dimrin;

dhe një grua që kalon aty pranë,

nuk ua kthen vëmendjen për rreth.

 

Një djalosh që qëndron në oborr,

vëngëron dhe mban një kamxhik.

Dhe ai rrotullohet ngadalë,rrotullohet

dhe nuk vëngëron më, jo ai rrotullon

dhe përplas kamxhikun sa është shtëpia lartë.

 

Perktheu  nga gjermanishtja: Remzi Salihu



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora