E shtune, 27.04.2024, 09:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Buzuku: Përjetësimi i Pranverimit

E marte, 17.02.2015, 07:00 PM


Beqir BUZUKU

 

PËRJETËSIMI I PRANVERIMIT

(Në 7-Vjetorin e mëvetësisë të Republikës së Kosovës)

 

Kosovë, nëna ime

dje ishe e pllakosur në lot

Fytyrëqeshur je sot.

Vetëm ai që nuk është dashamirë

nuk të shikon me sy të mirë...

***

Shumë u sollëm në rreth

Kurrë pa e gjetur udhën e shpëtimit

Kurrë pa e pa dritën e lirisë.

 

Një ditë të gjithë tok

u shkëputëm nga amullia

Dhe ndodhi mrrekullia...

 

Pa hamendje u hodhëm në ngarendje

Gjetëm udhën e besës

Pastaj pamë shtegun e shpresës

Në historinë e atdheut

për të mbëltuar dritën e jetës.

 

Në fillim të javës së tretë

Muaji shkurt, moti dymijetetë

Erdhi Ejona shumë e pritur

Gjatë e ëndërruar

Me lumenj gjaku e vaditur.

 

Shtatëmbëdhjetë  Shkurti

E kremte kulmore

Ditë e fishekzjarreve të gëzimit

Festë e vjeljes së frutave

të punës shekullore.

 

Atë ditë të madhe në Prishtinë

Kosova ka veshur gjithëjetësinë

Në mes të flamurit harta e saj

Harta e saj vulë shtetësie

Dhuron frymëzim atdhedashurie.

 

***

Smirëzinjtë e vëngrashët

Shikojnë me xhelozi

Le t’shikojnë vëngër kot

Hapërimin tonë përpara

nuk mund ta ndalin assesi.

 

Karvani i shtetit

nga shkurti në shkurt

ecën përpara

Ecën krenar

nga e drejta, nga e mbara.

 

***

Kosovë, atdheu im

nuk ta kthej shpinën

Për asnjë çmim...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora