E premte, 25.06.2021, 10:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Intervistë me të qeshur

E marte, 17.02.2015, 07:13 PM


INTERVISTË ME TË QESHUR

ME KRYETARIN E BASHKISË DURRËS Z.V. DAKO

NGA NEBI DRAGOTI

Inter.:-Të kam parë e s’të kam rënë në sy.Të njoh si figurë kryesore në qytetin tonë.Ah, kjo figura e drejtuesve!Ju, z.Dako , jeni kryetar për figurë apo…?Të shkon thjeshtësia e modestia.Për të tillë flasin edhe në qytet.

Z.Dako:-Për humor qënke i lezetshëm, më duket.Mbase…se me mbase e kam.Gëzohem që u njohëm, se intervistë si me shaka është kjo…ose si në ëndërr më duket.

Inter.:-Mirë, mirë, po puna është se dhe ëndrrat dalin ndonjëherë të vërteta.Për keq është ëndrra që shikohet me sy hapur.Megjithatë merre si ta marrësh se…me si ta marrësh e kemi këtë herë.

Z.Dako:-Më duket se ma ke me hile këtë të qeshurën.Më duket, sagllam, si ajo shprehja:”Me të qeshur e me të ngjeshur”.Po prapë mua s’më ngelet hatri, se fshati që duket s’do kallauz, kur karvani shkon përpara.

Inter.:-Tamam, ashtu është, zoti kryetar.Haaa, shkrihem duke qeshur.I paske hipur kalit vërtet, kalit të kuq desha ta saktësoja, se ka edhe kalë blu.Bela me këto ngjyrat kuq e blu që dominojnë edhe në Bashki.Po a zihen karriket për punë ngjyrash njëra me tjetrën?...

Z.Dako:-Më bëre të qesh sa po vë edhe duart në ije.Po, unë vetë nuk jam shumëngjyrësh.Jam i kuq.Kështu më pëlqen, mor tungjatjeta!Megjithatë, më fal, mos na qoftë kjo intervistë me hile.

Inter.:-Kujt i qëndron miza në kësulë, fillon e kruan kokën.Me këtë desha të vazhdoj:mos u tut , burrë, se s’ta kam me hile.Hajt, gëzuar!Ktheje njëherë, se është raki e pika e rakisë.Kështu të desha që të takohemi përherë, por…mos më dredho:jeni kryetar për figurë apo…se ka shumë drejtues figurantë, mor aman edhe në qeveri, edhe në administratat e ish qeverisë djathtiste.Hynin e dilnin nëpër zyra duke tundur zinxhirin e duke kënduar:”Jam zyrtar demokrat…”

Z.Dako:-Heee, si të dukem, nuk ta hek unë këtë merak që paske?Për figurë, figurant kurrën e kurrës s’do t’ja lejoja vetes.Jam Kryetar Bashkie e për këtë jam i ndërgjegjshëm.Fallsitetet në punë drejtuese s’më kanë pëlqyer e nuk i pëlqej.Qejf kam punën.

Inter.:-Pra,  je kryetar e shkuar kryetarit, sepse edhe qytetarët kështu të duan.Por…thonë…me të thëna e kam, se nuk i shikon njësoj të gjitha problemet që ka qyteti.Për shembull:qendrën, qytetin brenda, i ke bërë bukuri, ke qejf të shikosh, po, ama, ca rrethina…rrethina i ke lënë…sidomos atje ku banojnë “durrsianët”.

Z.Dako:-Po qesh me fjalën “durrsianët”.Gjersa ata ta quajnë veten kështu, unë problem do të kem me ta.Të gjithë qytetarët i kam durrsakë.Pastaj…dalngadalë vjen behari, sepse ky behari vjen duke pasur lekë jo me qese, por me thasë.Ka punë, shumë punë për t’u bërë, prandaj përdor edhe sytë e njerkës për të parë, jo se desha unë, por e kam nga halli.Këto nuk bëhen me një të prerë sopate.Por…edhe periferia do të bëhet si qendra.Këtë merre:”Fjalë e thënë si gur i shtënë”.

Inter.:-Ta besoj sinqeritetin.Të qofshin halle të lehta, z.Dako!Po hallet kalohen me administratën që ke, kalohen bashkarisht , si Skënderbeu me luftëtarët dikur,  se nuk e kam fjalën për këtë “Skënderbeun “ e sotëm…(E kupton vetë ti, se për kë është folur…budallëqe të politikës djathtiste për një Skënderbe që veç ka dëmtuar vendin.)Ky është konkluzioni dhe analiza më e saktë.Apo edhe aty, në administratë njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit sipas ngjyrës?Nejse…mos paç probleme të tilla, se fije të holla të padukshme korrupsioni ka;p.sh. për kafe të vockëla që jipen, për të mbaruar punë sa më shpejt.Qofshin thashetheme, ëëë!E, fijet e vockëla as ti s’i sheh dot.Megjithatë duhen bërë investigime për të qënë vigjilent kurdoherë.Apo jo?Duam të shpëtojmë nga kjo e keqe.

Z.Dako:-Jam plotësisht dakort me mendimin.E di që është bërë kangrenë kohe(seriozisht e kam), por kam “besim”…në thonjëza të shkretën fjalë…edhe tek qeveria lart, se bashkë, me këto grindje që bëhen në politikë pozitë-opozitë, do t’ia dalim mbanë.Shqetësimin e shoqërisë, besoj,  e mirëkupton edhe kundërshtari.Dhe se duhet punë, vetëm punë, këtë a e kuptojnë djathtistët që gjer tani bëjnë veç zhurmë.Stan zhurme kanë qënë dhe janë.

Inter.:-E di, e di, por ai demi, si i thonë, kapet për brirësh, jo për bishti .Dhe duhet ta mundim apo jo?Pastaj…kësaj i thonë Qeveri e Rilindjes!

Z.Dako:-I ke rënë në shenjë nënkuptimit.Por duhet të jemi shnaiperë të gjithë në goditje duke punuar pa hile, pa hatre tarafllëqesh, shokësh e miqësh.Këtu duhet qëndruar fort.Hëëë, se kjo bisedë s’paska të mbaruar;u vonuam.Tani do t’më falësh, më duhet të largohem, se kam shumë punë.Dalë herët nga shtëpia e kthehem vonë.Vazhdojmë herën tjetër.Qytetarët desha t’i shikoj drejt e në sy dhe të mbeten të kënaqur nga puna ime që të gjithë.

Inter…-Me hyp e zbrit e paska ky pluralizmi, kjo demokracia!A është mirë kështu?

Z.Dako:-Mirë, mirë…po a e ke mirë që më drejton këtë ptyetje?Duhet ndryshuar komplet metoda, stili i punës në drejtimin e bashkisë.Forcat nuk më mungojnë.Mbështetjen e qeverisë e kam.Kam besim të plotë, se në rizgjedhjen time, elektorati nuk do të zhgënjehet aspak.Siç kujdesem për shtëpinë time, edhe më tepër do të kujdesem për Durrësin, për qytetin tonë të bukur.Bashkë edhe më të bukur do ta bëjmë.Këtë do ta arrijmë, sigurisht, me një Rilindje të dytë, sepse kjo është thelbësore për shtetin tonë.A jemi Qeveri e Rilindjes apo jo?

Inter.:-Po, po.Edhe unë kam besim të plotë.Atdheu ka nevojë për këtë qeverisje.Faleminderit për kohën.Të paçim, o kryetar!Punë paç,  se pa punë njeriu është si peshku në zall.Dhe ty të ka dalë nami,  se je vërtet punëtor.Më kujtohet nga rinia ime shprehja për një profesor, që ishte burrë i shkurtër, por i rrezikshëm për nga zotësia dhe puna që bënte kishte goxha vlerë.Ishalla, qofsh edhe ti i tillë!E them këtë, se duhen njerëz që të jetë drejtues punëtor dhe praktik.Kryetar, këtë ta kam pa të qeshur.Pastaj…ti fizikisht i shkutër je.Kujdes, se edhe kërkojnë të kapet për ta përbaltur punën, se ka mllefaxhinj e karrieristë që luajnë urat për zgjedhjet e ardhshme. Shprehem me të qeshur  duke përfunduar intervistën:veç, ama, këtij  korrupsionit i duhet tharë burimi..Megjithatë ti ecën mirë e bukur me punët që drejton.Të lutem me përunjësi, ma merr për thënie serioze këtë se këto këshilla gazetareske janë të shkretat..I shkurtër por…nuk do të thotë që të jesh kohëshkurtër si Kryetar Bashkie.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora