| E hene, 09.03.2015, 08:51 PM |
Ndjesia në vepër
Nga Dr. Ilir Muharremi
Nëse
kthejmë fytyrën ka zoti, kërkojmë të paarriturën, nëse i referohemi të
mundshmes njerëzit e arrijnë këtë vetë. Vet Kamy u nisë në rrugën drejt të
pamundurës dhe klithi “Ja absurdi”, Shestovi nuk e tha këtë, por pohoi “Ja
Zoti”. Fuqia përbindëshe e Zotit ndjellë më shumë frikë te njerëzit. Kamy jetoi
pa këtë frikë, por kërkoji shpresën te absurdi, vetëm se absurdi jeton pa
shpresën dhe ai e di këtë. Ndërgjegjja e tij lartësoji shpresën. Përjetësia për të është e pakuptueshme e
kënaqshme. Ekzistimin e absurdit e ngulitë në universin e njeriut, ka të drejtë
sepse absurdi nuk jeton pa njeriun. Vetë parimi i tij ekzistencial buron nga
çdo logjikë njerëzore, por njerëzimi vepron ashtu siç ja imponon ekzistenca.
Kur Spinoza përmend shpirtin dhe trupin, forcën e bashkimit e arsyeton me
ndjesinë. “Kjo ndjesi e ky bashkim, nuk mund ta kuptojmë plotësisht” thotë ai.
Pastaj vazhdon se thelbi i shpirtit është një me trupin. Atëherë, në vdekje
shpirti vdes bashkë me trupin. Rruga drejtë hiçit është e qartë. Përse duhet të
jemi diçka e pastaj hiç? Nuk jemi hiç, vetëm se forca e logjikës është më e
zbehtë se forca e ndjesisë. Të dyja nuk mund të barazohen, sapo arrihet njëra,
ikën tjetra. Nga kjo na
Nëse analizojmë ndijimin në pikturë, shumë vepra abstrakte nuk duken abstrakte, vetëm se duhet lexuar me kujdes. “Pylli nuk është njëlloj për druvarin dhe turistin” shkruan piktori Pol Kle. Njëri është gjykues i madhësisë dhe shëndetit të mirë, derisa tjetri mat freskinë. Studimi i realitetit nuk perceptohet pa ndjenjën e artistit. Te shumë artistë, teknikat janë akademike-klasike, kjo më shumë prek piktorin Salvador Dali i cili krijon imazhin e çastit me ngjyra të realizuara të imazheve që lindin nga inkoshienca personale apo kolektive. Derisa artistët botëror shprehin natyrat specifike individuale nën mëshirën e ndjesisë, artistët kosovar kultivonin subjekte nacionale folklorike që janë më shumë të patetizuara nga objektivja se sa subjektivja. Nëse marrim ekspresionizmin e vendeve nordike gjermane vërejmë tematikat si: degradimi i moralit, korrupsioni, droga, alkooli, urrejtja... Te shumica e kosovarëve dominonte folklori. Mirëpo, te Muslim Mulliqi gjejmë pikturën figurave me momente historike. “Sharrëxhinjtë” shprehin dramën e njeriut, historinë momentale të kohës, vuajtjet, luftën për ekzistencë me shprehjen e fytyrës veçanërisht të syve të mëdhenj. Ndjesia individuale shpërfaqet përmes syve të subjektit dhe këtu shprehja është vetanake. Por, “Kullat e Junikut”, me përmbajtje arkitektonike nuk shprehin vetëm lojën figurave, por kujtesën dhe mbresën e kësaj arkitekture. Koha luajti lojën dhe artisti u shërbye nga e jashtmja , por edhe nga brendësia. Artisti Gjelosh Gjokaj kaloi në Itali më 1968 i cili ka ngjashmëri me realen e Guerreschit, Ceremonit e Mulas... Kuptohet se përkthimi i tij individual shpirtëror sfidohet këtu. Ai shton edhe një fuqi burimore të bartur nga mentaliteti ballkanik. Shtrohet pyetja a mund ta arrij njeriu vetveten përmes filozofisë dhe artit?
Pikënisja e njeriut ndodh nga subjektiviteti i tij, kjo është një arsye jo shumë e thjeshtë filozofike. Ekzistencialistët kërkonin këtu një doktrinë mbi këtë të vërtetë, është e mirë të kapej këtu e vërteta, por jo të supozohej për këtë të vërtetë. Ata e etiketonin si të vërtetë pa fakte dhe vetëm me grumbuj teorish të bukura që predikojnë shpresë. Sipas tyre nuk ka të vërtetë më të madhe se “Mendoj pra jam’, por a mund të jetë këtu e vërteta absolute e cila duhet të ekzistojë e ndërgjegjes njerëzore që njeh vetveten? Njeriu asnjëherë nuk arrin vetveten vetëm mban përgjegjësinë për atë çfarë ja imponon ekzistenca. Përderisa ekziston dyshimi për atë çfarë njeriu percepton, atëherë si mund ta kap të vërtetën absolute? Njeriu nuk duhet ta kërkoj të vërtetën absolute fjala gjithnjë është te shpirti brenda i tij i cili ka rol më të madh se trupi sepse shpresojmë për përjetësinë e tij. A është kjo një fantazmë? Unë them jo. Derisa mendja arrin të kërkoj ndodhjen e tij, dikund ekziston. Ajo çfarë nuk ekziston, mendja nuk kërkon zanafillën e saj. Shpirti nuk është vetëm kërkimi i një gjëje të mundshme, por të vërtetë sepse doktrinat që nuk mbështetën mbi një të vërtetë, shumë shpejt shkatërrohen në hiç. Këtu fare nuk kemi të bëjmë me këtë. “Për ta përcaktuar të mundshmen duhet që përpara ta zotërojmë të vërtetën” thotë Sartri. Këtu kërkimi për të vërtetën absolute tingëllon si konkretizim material i vlerës. Shpirti nuk mund të materializohet përmes logjikës ngaqë në momentin e shuarjes së logjikës forca e tij dominon. Është një konflikt kohor i të dominuarit. Në antikitet shpirti i njeriut ka zanafillën nga shpirti botëror në të cilin gjendet realiteti i natyrës. Duke parë lartë shpirti njerëzor merr pjesë në arsyen universale, ndërsa duke parë poshtë lidhet, por nuk bëhet identik me trupin. Pse kërkon trupin? Për të mbijetuar në tokë dhe mund të zë vend në çdo trup, apo si qe e mundshme që i përshtatet komoditetit të këtij apo atij trupi. Në esencë çdo shpirti është i njëjtë me shpirt tjetër dhe mund të mbijetoj në çdo trup njerëzor. Në paraekzistencë në ekzistencë dhe pas saj, shpirti mbetet shpirt nga forca e vetvetes.
Augustini
në mesjetë njohjen shqisore e shpallë në nivel të ulët të njohjes. A ka të
drejtë? Shqisat japin njëfarë njohje, por jo edhe siguri. A mos kemi të bëjmë me
ndryshimin e organeve shqisore,
objekteve dhe çdo ndryshim sjellë pasiguri.