E hene, 29.04.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gjëmë e vaj në Krushë të Madhe

E enjte, 05.03.2015, 08:22 PM


GJËMË E VAJ NË KRUSHË TË MADHE

 

Marsi i Kuq , Nëntëdhjetë e Nëntë –

Ra Kosova n’ vaj e n’ gjëmë !

Gjëmë e vaj në Krushë të Madhe –

Gjak e lot n’ fusha e n’ livadhe !...

 

Vijnë çetnikët nga Serbia

Tuj plaçkitë, tuj djegë shtëpia !

Kanë ngrehë armë e  kanë mprehë thika –

Presin djem e presin çika !...

 

N’ Mars ,  banë  shkijet çka kanë dashtë ,

Më 25 dhe 26 ,

Forca t’ mëdha  në Krushë  kanë hy –

Për t’ shfarosë njerëzit  e tij

 

Qindra ushtarë me çizme t’ rëndë ,

T’ armatosur deri n’ dhëmbë ,

N’ Krushë të Madhe paskan hy –

T’ djegin fshatrat shpi për shpi !...

 

Nxjerrin njerëzit rend me rend –

Prej një vendi në një vend !...

Vend  t’ përshtatshëm duke  kërkua –

Për t’i vrarë e masakrua !

 

Kanë bërë  krime keq e ma keq –

Kanë vra plaka e kanë vra  pleq !

Kanë vra  gra  e kanë vra burra –

Ka ecë gjaku porsi gurra !...

 

Kanë vra djem e kanë vra  t’ rinj ,

Kanë vra t’ reja  e kanë vra fëmijë !...

Kanë bërë  vrasje e krime t’ rënda –

Shumë fëmijë i lanë pa nëna !...

 

Kanë bërë  krime  zi e ma zi –

Shumë nënat i lanë pa fëmijë !

Kanë djegë  shpija tra me tra –

Shumë burrat i lanë pa gra !

 

Rridhte gjaku porsi gurra –

Shumë e gratë i lanë pa burra !...

Tym e flakë shkon mbi çdo shtëpi

Shumë motrat lanë pa vëllazëri !...

Tym e flakë shkonte n’ këto votra –

Shumë e vëllezërit i lanë pa motra !

Dogjën shpija  n’ flakë e tym ,

Shumë fëmijët mbeten jetimë !...

 

Kriminelët  duke u  krekosur –

Vijnë me fytyra të ngjyrosur ,

Me shamia ngjyra – ngjyra ,

Mos t’ iu shihet koka e fytyra !...

 

Kriminelët serbijanë –

I vranë mbi 200 krushjanë !...

Bashkë me Krushë e  fshatra rreth tij –

Vranë 241 !...

 

Në këto vrasje e  krim të  zi –

Kishte femra  , kishte fëmijë !...

Janë djegë 793 shtëpi ,

Janë djegë shkollë edhe xhami !...

 

Nga kjo  luftë me kasapi –

Shumë familje  pa mashkull n’ shpi !

140 gra  t’ veja  n’ konak ,

502 fëmijë mbeten bonjakë !...

 

Gjilan, më 03.03.2015.          Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora