| E enjte, 05.03.2015, 08:22 PM |
GJËMË E VAJ NË KRUSHË TË MADHE
Marsi i Kuq , Nëntëdhjetë e Nëntë –
Ra Kosova n’ vaj e n’ gjëmë !
Gjëmë e vaj në Krushë të Madhe –
Gjak e lot n’ fusha e n’ livadhe !...
Vijnë
çetnikët nga
Tuj plaçkitë, tuj djegë shtëpia !
Kanë ngrehë armë e kanë mprehë thika –
Presin djem e presin çika !...
N’ Mars , banë shkijet çka kanë dashtë ,
Më 25 dhe 26 ,
Forca t’ mëdha në Krushë kanë hy –
Për t’ shfarosë njerëzit e tij
Qindra ushtarë me çizme t’ rëndë ,
T’ armatosur deri n’ dhëmbë ,
N’ Krushë të Madhe paskan hy –
T’ djegin fshatrat shpi për shpi !...
Nxjerrin njerëzit rend me rend –
Prej një vendi në një vend !...
Vend t’ përshtatshëm duke kërkua –
Për t’i vrarë e masakrua !
Kanë bërë krime keq e ma keq –
Kanë vra plaka e kanë vra pleq !
Kanë vra gra e kanë vra burra –
Ka ecë gjaku porsi gurra !...
Kanë vra djem e kanë vra t’ rinj ,
Kanë vra t’ reja e kanë vra fëmijë !...
Kanë bërë vrasje e krime t’ rënda –
Shumë fëmijë i lanë pa nëna !...
Kanë bërë krime zi e ma zi –
Shumë nënat i lanë pa fëmijë !
Kanë djegë shpija tra me tra –
Shumë burrat i lanë pa gra !
Rridhte gjaku porsi gurra –
Shumë e gratë i lanë pa burra !...
Tym e flakë shkon mbi çdo shtëpi
Shumë motrat lanë pa vëllazëri !...
Tym e flakë shkonte n’ këto votra –
Shumë e vëllezërit i lanë pa motra !
Dogjën shpija n’ flakë e tym ,
Shumë fëmijët mbeten jetimë !...
Kriminelët duke u krekosur –
Vijnë me fytyra të ngjyrosur ,
Me shamia ngjyra – ngjyra ,
Mos t’ iu shihet koka e fytyra !...
Kriminelët serbijanë –
I vranë mbi 200 krushjanë !...
Bashkë me Krushë e fshatra rreth tij –
Vranë 241 !...
Në këto vrasje e krim të zi –
Kishte femra , kishte fëmijë !...
Janë djegë 793 shtëpi ,
Janë djegë shkollë edhe xhami !...
Nga kjo luftë me kasapi –
Shumë familje pa mashkull n’ shpi !
140 gra t’ veja n’ konak ,
502 fëmijë mbeten bonjakë !...
Gjilan, më 03.03.2015. Demir KRASNIQI