Kulturë
Begzat Rrahmani: Poezi për femijë
E merkure, 04.03.2015, 08:22 PM
Begzat
Rrahmani
Poezi për femijë
FËMIJËRIA IME
Kur isha i vogël
Orë s’ kisha në shtëpi
Jo vetëm unë-
Por edhe shumë fëmijë.
Herët në mëngjes
Këndonte një gjel
Çohu thoshte djalë
Mos u bë dembel.
Laja shpejt e shpejt
Duar e fytyrë-
Ndoshta s’ do të besoni
Se s’ kisha as pasqyrë.
Edhe lapsin e ndanim
Me shumë shokë
Hallet që i kisha
Peshonin shumë okë.
Bëja punë të rënda
Në fushë e shtëpi
Janë disa të dhëna
Për mua o fëmijë.
KAM PENGUAR MAMIN
Janë gëzuar atë ditë
Kur unë kam lind
Një grua e një burrë
Janë bërë prind.
Thonë menjëherë
Se unë paskam qarë
E gjyshja në govatë
Shpejtë më ka larë.
Pastaj me qumësht
Mami më ka ngopur
Unë prapë kam qarë
Se jam bërë i ndotur.
Janë mbledhur burra
E kanë hëngër darkë
Më kanë dhënë emër
Që se kam të qartë.
Më kanë lidhur duart
Më kanë bërë lurek
Kam penguar mamin
Kur ka bërë byrek...?!
MËSUESI
Sa i ditur ishte
Mësuesi i jonë
Na mësoi germat
Dhe gjuhën tonë.
Kur hynte në klasë
I thoshim :-MIRËDITA-
Thoshte:-hapni ABETAREN
Që të ndizet drita.
Çdo germë në ABETARE
Është si një diell
Rrezaton e të ngroh
Shumë dijeni mbjell.
Punën që bënin
Dje dhe sot
Është e shenjtë
Për dijenitë në botë.
ALFABETI
Alfabeti ynë
Ka 36 germa
Me ato ne shkruajmë
Shumë fjalë e emra.
A-ja është e para
ZH-ja ndodhet në fund
Deri sa i mësuam
Ne dhamë shumë mund.
Me ato mësuam gjuhën
Por edhe historinë
Tash thurim shumë vargje
Për tërë SHQIPTARINË.
Atëherë s’ kishim shkolla
Tash kemi UNIVERSITETIN
Meritën e kanë ata-
Që përpiluan ALFABETIN.
AMANETI
Nxënësit e shkollës
Janë si xixëllima
Përherë shembullorë
Por edhe trima.
E duan Kombin
Gjuhën amtare
Kurrë se harrojnë
të shenjtën Abetare.
Me shumë kujdes
Mësojnë Historinë
Ua lejnë AMANET
Gjeneratave që vijnë.
Kush di Historinë
Kurrë mbrapa s’mbet
Tradhtarëve të kombit
Rrugën ua pret...?!
DO TË THITHIN NEKTARIN
I blemë Dorinës
Abetare e fletore
Sot shkoj në shkollë
Me gjyshen për dore.
U mbush oborri
Si koshere me bletë
Do të thithin nektarin
Aty shumë vjet.
Mësuesja i priti
Me shumë dashuri
Gjyshe e gjyshër
U kthyen në shtëpi.
Nesër do të bëhen
Mjekë dhe profesorë
Dijeni botërore
Do ta kenë në dorë.
TEMPULLI I SHENJTË
Pas shumë vitesh
U ktheva në fshat
Ishte krejt ndryshe
Shtëpitë PALLAT.
Më shqetësoi TEMPULLI
Ku mësova ALFABETIN
I kishte rënë kulmi
Askush s’kishte sikletin!
Rrugëve dy a tre burra
Dhe xha Biti plak
Meditonte të kaluarën
Te hija nën RRAP.
Pallatet nën dry e grilla
Me plotë bukuri
- TEMPULLI I SHENJTË-
Priste, kulmin, nxënës - gjallëri.
DIJENIA BOTRORE
Me germat e shkruara
Në librin ABETARE
Shëtis nëpër botë
Pa pengesa fare.
-Shpejt je rritë!
Më tha një ditë gjyshi
Kur unë i tregova
Ç’ është pesa, e ç’ është njëshi!
Ai më dha ca lekë
Të blejë akullore
Por unë bleva një libër
Aty afër në shitore?!
Gjyshi lëpiu buzët
Sikur të hante akullore
Unë i thash: gjysh
KËTU KA DIJENI BOTËRORE...
ATDHEU
Për fëmijët
Duhen lodra
Jo tanket
Të rrinë te kodra.
Tanket të jenë roje
Për atdheun në kufi
Të rriten të lumtur
Të japin risi.
Atdheu është pallat
Me plotë shtëpiza
Ku rriten fëmijët:
Lela, Arta, Blina e Liza..
Ta ruajmë atdheun
Me plot përgjegjësi
Të drejtat për fëmijët
Të mos kenë kufi.
SKËNDERBEU
E morën të vogël
Larg në Turqi
Por kurrë se harroi
-NËNËN SHQIPËRI-
Ëndërronte shqip
Mësonte turqisht
Krejt që dëgjonte
Thoshte: rrena me bisht.
Garonte me shpatë
Dhe si shigjetar
Në të gjithë garat
Dilte fitimtar.
U bind sulltani
Se ka aftësi
Prandaj e dërgoi
Të luftojë në Shqipëri.
Kur arriti në Korçë
Elbasan e Tiranë
Tha këtu kam nënën
Por dhe babanë.
Ktheheni tha prapë
Sulltan e Dovlet
-NËNË e BABA-
Fëmija kurrë s’ vret.
LUM O KOMBI IM LUM
-Gonxhe Bojaxhiut-
Që s’ më lejnë rehat
Dihet e ime mëmë
Por edhe e im atë.
Më rrëmbyen tokën
Më prishën shtëpinë
Prej atyre gojëmbël
Kam parë të zinë.
Fjala e emrit tim
Është vetën në shqip
Jam krenare për kombin
Se jam prej atij PIP.
Trima e trimëresha
KOMBI ynë ka shumë
Tash HYJNESHËN NOBELISTE
-LUM O KOMBI IM LUM-
Qetë e ngjite lartë në qiell
Të shndërrim si HËNË
-NËNA E TËRË BOTËS-
NËNË TEREZE E JONË...