BIOGRAFI KRIJUESE:
GJASHTË LIBRAT E AUTORIT NUHI ISMAJLI-
STUDIME SHKENCORE KRIJUES QË
IMPONOHET PËRMES VLERAVE
Nga Nijazi Ramadani
Nuhi
Ismajli është studiues i pasionuar i kulturës shqiptare. Ai është historian i
letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar. Është një krijues i
veçantë, i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për
çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime
të tjera, për çështje të ndryshme gjuhë-sore, letrare, kulturore etj. Nuhi
Ismajli shkrimet e para të tij i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në
revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën
“Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria
post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e
“Koha jonë” të Tiranës. Shkrimet e Nuhi Ismajlit, të botuara në gazeta e
revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Gjithashtu, ai i ka botuar edhe
dy vepra: Nga vlerat e traditës, (“Rilindja”, Prishtinë, 2000) dhe Kureshtje
letrare, ( “Ura”, Gjilan, 2001).Sigurisht, po të mos ishte problemi i
vetëfinancimit të botimeve, i cili paraqitet si një pengesë kruciale për
publikimin e veprave të krijuesve sot, ky autor, vetëm me shkrimet e tij të
bot- uara nëpër gazeta e revista të ndryshme, do të kishte edhe disa botime të
tjera, të plota. Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e
ndryshme të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka
marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejin, organizuar nga Instituti
Albanologjik i Prishtinës, më 1998. Po ashtu, disa here është paraqitur edhe në Seminarin
Ndërkombëtar për 68 Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet në
Prishtinë. Punimet e tij janë përfshirë në kuadër të botim- eve shkencore të
këtyre institucioneve.Do përmendur edhe faktin se Nuhi Ismajli është i
përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike në veprën:“Buzuku dhe gjuha e tij”,
të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe
i Letërsisë, më 2005. Një studiues i gjithan- shëm Nuhi Ismajli, studiues i
pasionuar, i pajisur me dije të gjera e të thella nga fusha të ndryshme të
shkencave shoqërore, përveç tjerash është marrë edhe me trajtimin e çështjeve
nga më të ndryshmet, si me çështje të gjuhës, letërsisë, kulturës, historisë…
Në kuadër të studimeve të tij është marrë edhe me çështjen e historisë së
krishterimit te shqiptarët, çështje me të cilën janë marrë shumë autorë të
njohur botërorë e shqiptarë. Risia që ka sjellë këtu Nuhi Ismajli është se ai
bën të ditur se nga fiset ilire, të parët në kontakt me krishterimin kanë rënë
pjesëtarë të fisit ilir të parëve (Nga vlerat e tra- ditës, f. 7-12 ).Nuhi
Ismajli ka shfaqur interesim edhe për çështjen e historisë dhe e etikës së
polemikës në literaturën shqiptare. Ai mban qëndrim të kundërt me autorët e
ndry- shëm, të cilët mendojnë se polemikën më të hershme në literaturën
shqiptare e hasim në veprën“Historia e Skënderbeut” të Barletit, duke pohuar se
në literaturën shqiptare polemikën më të hershme e kemi në letrën e
Skënderbeut, dërguar princit të Tarantos, më 30. X.1460 ( Nga vlerat e
traditës, f. 21-27). Më pas, Nuhi Ismajli, në shkrimin e tij: Kur fillon
polemika shqiptare (Koha ditore, 6 shtator 2003), pohon se polemika është e
njohur edhe në shkrimet parashqiptare, konkretisht në shkrimet e shkrimtarit
ilir Shën Jeronimit, veçmas, në veprën e tij Epistolat. Letërsisa e vjetër
shqipe – preokupim i veçantë Nuhi Ismajli, duke çmuar shumë letërsinë e vjetër
shqipe, shu- 69 më shkrime të tij ia kushton kësaj letërsie. Ai, me këtë rast
ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me historinë e shkrimeve të lashta
të shqiptarëve të shkruara në gjuhë të huaja, natyrën e veprave të letërsisë së
vjetër shqipe, llojet letrare dhe vlerat e ndryshme të saj, si: vlerat
gjuhësore, artistike, kulturore, vlerat kombëtare etj. Në kuadër të shkrimeve
të tij për letërsinë e vjetër shqipe dallohet sidomos shkrimi Frymëzimet
biblike të shkrimit të hershëm shqip (Nga vlerat…, f. 28-54), ku autori, përmes
krahasimeve të kuptimeve të teksteve biblike dhe natyrës, kuptimit, qëllimit
dhe funksionit të teksteve të vjetra shqipe, argumentton, përveç tjerash, edhe
ndikimin e Biblës, si një faktor me rëndësi në nxitjet e shkrimit të vjetër
shqip. Por, një varg shkrimesh Nuhi Ismajli ka shkruar për veprën Mesh- ari, në
radhën e së cilave dallohen shkrimet: Vlera histori- ko-letrare e veprës
meshari të Gj. Buzukut, shkruar më 1994, ku për herë të parë, në mënyrë më të
gjerë flitet për vlerën letrare të Mesharit (Nga vlerat…, f. 65-77); Llojet
letrare në veprën Meshari (Nga vlerat…, f. 78-92), ku për herë të parë flitet
për llojet letrare të Mesharit dhe ku dësh- mohet gjerësisht prania e vlerës
letrare të Mesharit; shkri- mi: Trajtimi letrar i veprës Meshari të Gj. Buzukut
(Epoka e re, 8. 10. 2005, f. 19), ku provohet jo vetëm historia e trajtimit të
vlerës letrare të Mesharit, por edhe e pranisë së pamohueshme të vlerës letrare
të tij etj.Në shkrimin: Vler- ësimi i letërsisë së vjetër shqipe (kumtesë e
paraqitur në Seminarin XXIII Ndërkombëtar…), autori jep pasqyrën e vlerësimit
të letërsisë së vjetër shqipe, vlerat dhe kufizimet e atij vlerësimi si dhe
vlerat e ndryshme të letërsisë së vjetër shqipe. Nuhi Ismajli, natyrën dhe
veçoritë e letërsisë së vjetër shqipe i ndriçon në studimin:Fillimet e modernes
në letërsinë shqipe (Iliria post, 29 korrik 2006, f. 20 ), me ç’r- ast ndriçon
një varg çështjesh që kanë të bëjnë me përmb- 70 ajtjen, llojet letrare, vlerat
e letërsisë së vjetër shqipe, për- kimet ndërmjet letërsisë së vjetër shqipe
dhe letërsive të tjera evropiane etj., kurse mendimi më i rëndësishëm i tij
është se letërsia e vjetër shqipe, të cilën ai e quan letërsi humaniste, është
një letërsi moderne. Gjithashtu, në shkri- met e këtij studiuesi, nuk kanë
mbetur pa u trajtuar aspekte të ndryshme të letërsisë së Rilindjes, autorët dhe
veprat e ndryshme të kësaj letërsie. Ai ka trajtuar çështjen e frym- ëzimeve
dhe porosive biblike në letërsinë e Rilindjes (Nga vlerat…, f. 93-101), veprën
e De Radës, të G. Darës të Riut, por ka bërë fjalë edhe për autorë të tjerë, si
për N. Veqilharxhin, P. Zarishin, Ndue Bytyçin, A. Santorin, Zef Seremben, B.
Bilotën, Z. Skiroin, F. S. Nolin, A. Xanonin, K. Kristoforidhin, N. Mjedjen, P.
Babin, P. Vasën, L. Gur- akuqin, M. Gramenon, H. Mosin, Gj. Fishtën, Sh.
Gjeçovin, V. Prenushin, Asdrenin etj.Në shkrimet e Nuhi Ismajlit, janë trajtuar
veçanërisht vepra letrare e Gj. Fishtës dhe e E. Çabejt që përkojnë me
letërsinë shqipe pas vitit 1900 si dhe me atë të viteve tridhjetë të shekullit
të 20-të. Në këtë rast dallohen, sidomos shkrimet për veprën “Nji lule vje-
shtet” të Gj. Fishtës, për të cilën Nuhi Ismajli ka një kën- dvështrim dhe
interpretim të veçantë (Kureshtje letrare, f. 5-18 dhe Identiteti, nr. 3,
Prishtinë, nëntor 2003. VLERËSUES KRITIK I SHKRIMEVE Nuhi Ismajli është marrë
me vlerësime kritike të veprave të ndryshme letrare e shkencore. Ai ka vlerësuar
në mën- yrë kritike veprat e letërsisë bashkëkohore shqipe. Kështu, ai ka
vlerësuar prozën e I. Kadaresë, të B. Musliut, të K. Trebeshinës, të I. Ibishit
etj., pastaj veprat e ndryshme në poezi, si veprën e H. Vokshit, të S.
Rrustemit, të S. Gjer- gjit, të L. Aliut, Nijazi Ramadanit, etj. 71 Në fokusin
e interesimeve shkencore të Nuhi Ismajlit, herë-herë, ka qenë edhe letërsia
shqipe për fëmijë, me ç’rast ai ka bërë interpretime dhe vlerësime të çmuara
për veprat letrare për fëmijë, të autorëve të ndryshëm, siç janë vlerësimet për
veprën e I. Kadriut, të A. Canës, të M. Spa- hiu, të B. Buzuku etj. Gjatë
analizave e vlerësimeve të veprave të autorëve të përmendur, janë vënë në dukje
një varg çështjesh, aspektesh e veçorishë të ndryshme, të veprave të caktuara,
dhe të letërsisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.Vlerësim kritik Nuhi
Ismajli u ka bërë edhe shkrimeve të ndryshme diskursive. Kështu, ndër të tjera,
ai ka vlerësuar në mënyrë kritike shkrimet e M. Hysës, I. Ah- metit, Z. Xholit,
E. Çabejt, B. Çapriqit, K. M. Shalës, B. Kosumit, po edhe të autorëve të tjerë,
si shkrimet e R. Qo- sjes, S. Rizës, Dh. S. Shuteriqit, J. Kastratit, S.
Çapalikut, V. Malajt, E. Sedajt, R. Ismajlit, R. Elsit, S. Hamitit, F. Hoxhës,
Z. Rrahmanit, H. Salihut; R. Doçit, B. Becit, Sh. Demirajt, R. Ushakut, Sh.
Islamajt etj. I pajisur me dije të gjera e të larmishme, interesimin e Nuhi
Ismajlit e kanë tërhequr edhe veprat e karakterit historik, filozofik, estetik,
psikologjik, politik, pedagogjik-arsimor, publicistik etj. Kështu, si më
gjerësisht a më shkurtimisht, ai ka vlerësuar edhe shkrimet e J. Drançollit, A.
Selmanit, L. Gjergjit, S. Çapalikut, H. Ferajt, B. Latifit, J. Dërvodelit, R.
Azemit etj. Si mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe dhe të letë- rsisë dhe si
njohës i thellë i tyre dhe duke pasur rast t’i njohë për së afërmi tektet e
letërsisë për arsimin e mesëm, vlerat po edhe të metat e tyre, Nuhi Ismajli ka
bërë vlerë- sime të gjithanshme të tyre, duke dhënë kështu kontributin e tij të
vlershëm në çështjen e përsosjes së teksteve shkoll- ore për letërsinë shqipe.
Kështu, në mënyrë të veçantë shquhen vlerësimet për tekstet: Letësia e vjetër
shqiptare për klasën e 10-të, Letërsia romantike shqiptare 11 dhe 72 Letërsia
moderne shqipe 12, të S. Hamitit; Letërsia botërore 12, të A. Marrashit etj.
Polemika dhe kritika ndaj dukurive jokulturore, Nuhi Ismajli merret mjaft edhe
me shkrimin e polemikës. Në polemikat e tij ai është marrë me çështje të
ndryshme historike, gjuhësore, kulturore, letrare, politike etj. Madje, edhe mjaft
shkrime të tjera të tij, kanë frymë polemike dhe tregojnë qartë shkrimet që u
referohen. I pajisur me një formim të gjithanshëm, me ndjeshmëri dhe ndërgjegje
intelektuale, Nuhi Ismajli nuk hesht, po reagon shpesh ndaj dukurive
jokulturore e absurditeteve të ndryshme të realitetit shoqëror. Ai, ndër të
tjera, ngre zërin edhe kundër polemikës pa etikë, polemikës së ulët, e cila si
synim ka cenimin e bashkëbiseduesit, dhe kërkon një polemikë të mirëfilltë, e
cila synon qëllime të larta - shqiptimin e së vërtetës ( Polemika e dështuar,
Koha ditore, 11 janar 2003, f. 11)
Nuhi Ismajli bot. përmbledhjen me
shkrime kritike"Shqetësime sociokulturore"
Nuhi
Ismajli bot. përmbledhjen me shkrime kritike"Shqetësime
sociokulturore", në edicionin botues "Rrjedha" 2015, të
financuar nga komuna, depertamenti i kulturës në Gjilan.Shkrimet e k?saj vepre,
me ndonj? p?rjashtim, jan? shkruar brenda tri viteve t? fundit dhe jan? botuar
n? gazeta t? ndryshme, si n? Shekulli, Kosova sot, Z?ri, Koha ditore, Epoka e
Re, Gazeta Express etj., q? dometh?n? se ato kan? pasur jet?n dhe receptimin e
tyre. Objekt i shkrimeve jan? ç?shtjet e r?nd?sishme jet?sore, njer?zore,
shoq?rore e komb?tare shqiptare. N? k?t? rast, jan? v?n? n? dukje, n? radh? t?
par?, dukuri absurde, si: shkollat, teorit? e pik?pamjet antishqiptare,
pseudovlerat e identitetet e rrejshme, dukuria e mohimit dhe e kompromitimit t?
vlerave t? s? kaluar?s shqiptare, apologjia dhe lart?simi i s? keqes e
jovlerave. Nj? interesim t? posaç?m t? shkrimeve p?rb?jn? raportet absurde t?
pushtetar?ve, politikan?ve, intelektual?ve dhe t? krijuesve ndaj njeriut,
shoq?ris?, kombit, realitetit, vlerave dhe jovlerave. Baza e motivimit t? shkrimeve ka qen?
gjithnj? shqet?simi i thell? dhe p?rpjekja e autorit p?r nj? z? protestues
kund?r cenimit t? vlerave jet?sore, njer?zore, shoq?rore e komb?tare shqiptare.
Habia dhe shqet?simi i autorit, t? zgjuara nga cenimi brutal i vlerave
jet?sore, njer?zore, shoq?rore e komb?tare shqiptare, p?rveçse si nj? d?shmi
p?r koh?n, p?rmes k?tyre shkrimeve, synon t? jet? edhe nj? nxitje p?r habin?
dhe shqet?simin e p?rhersh?m t? lexuesve. Kjo është vepra e gjashtë e rradhës.
