E diele, 28.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: 7-8 marsi në vargjet e mia

E premte, 06.03.2015, 08:11 PM


7-8 marsi në vargjet e mia

 

Nga Përparim Hysi

 

Mësuesëve të mi

Dhoksi e Sotir Meço

 

Ju kam dashur dhe ju dua dhe tani

Ty, mësuesi Sotir dhe mësuese Dhoksi!

Në nuk shkrova më parë për ju ndonjë vjershë,

Se nuk qeshë i zoti dhe "mbeta në vjeshtë"

 

Po kurrë nuk ju harroj, kur më morët si në krahë

Se isha i vogël: pesë vjeç e ca..

Si mëmë Dhoksia! Sotiri si Atë!

Ndaj për ju shkruaj.  Për ju imivarg..

 

Sado jam i moshuar dhe jam bërë disa herë gjysh

Njëlloj ju dua. Pa si e pa qysh?

Në sot, në jetë, jam bërë njeri

Meritë kini dhe ju: Sotir dhe  Dhoksi!

 

Vij që nga larg dhe duarët ju puth

Në shihni dhe lot, as hiç nuk kam turp

Qaj nga malli... dhe loti le të bjerë

Ta dini: ju dua, mësues me aq vlerë!

 

7 mars 2004

 

P  R  O  F  E  S  O  R  Ë !

Profesorëve të mi në ish-Normalen e Elbasanit.

 

Nuk di nga ju kë të përmend më parë?

Se ju qetë të tërë të mrekullueshëm

Nuk e mohoj: për të gjithë kam mall

Dhe bëhem krejt i parezistueshëm.

 

Që të vij e t'ju puth ato duar të rreshkura

Se ju qetë si shenjtorë që rrezatonint urtësi

Për mua ato duar gjithmonë janë të shtrenjta

Ndaj i puth pakurysyer nji dhe nga nji.

 

Po ç'them  kështu? Shumica kini ikur

Po unë,ama, ju kujtoj me përmallim

Tek shkruaj, në zemër ndjej të krisur

Aq sa nuk e ndjej lotin që më shkimë.

 

* e kam shkruar  me rastin e 90-vjetorit të Normales, më 1 dhjetor 2009

 

Kur them nënë

 

Kur them nënë, sikur i kam  thënnë të gjitha:

Aty është dhe malli, dhe dhimbja.

 

Kur them nënë, pas një nate të gjatë plot ëndra të liga,

Vjen edhe ngrohtësia, por  vjen dhe dita.

 

Kur them nënë, nga shpirti më ikën hidhërimi

Dhe vjen buzëqeshja, si pranvera pas një dimri.

 

7 prill  2004

 

Dashuri   gruaje

( për timeshoqe)

 

Sa herë që shtrihem në divan,

Fap dhe dikush më hedh diçka

Është gruaja,"vigjëlente që ruan

E njëjta kujdesje, pesëdhjetë vjet e ca.

 

Kurrë ndonjëherë nuk mbaj mend të ketë "harruar"

Dhe për kë? Për një "djall" si unë?!

Kjo dashuri e saj, pothuaj më ka "skllavëruar"

Dhe aq e dua, sa për të më zë me shkumë.

 

Nuk do mend që ndihem i këndellur

Nga kjo vigjelencë e shenjtë e saj

Dashuria për të, kurrë nuk më ka velur

Ndaj këto vargje ia kuhstoj asaj.

 

KËNGË   PËR  GRATË

 

O nëna, o gra! O motra, o çupa!

Të gjitha të mira! Të gjitha të bukura.

Të gjitha të mira, të gjitha të bukura

Jini aq të mira, sa ç'është dhe buka.

 

Ju mëkoni jetën; mëkoni dashurinë

Ju jini drita  që ndriçoni shtëpinë.

Ju shtyllë e familjes (pa ju as nuk ka jetë)

Pa ju e gjithë bota, do kthehej: e shkretë.

 

Ju jini si  lule! Jini dhe lulishte!

Bota pa ju si shkretëtirë do ishte.

Ju çupa, ju motra! Ju gra e ju nëna

Ju jini ilaçi që shëroni  zëmra.

 

Për ju këto vargje! Për ju kjo vjershë

Si tufë me lule, për tuajën festë.

Ju kemi në zemra dhe ju duam shumë

Secilin prej nesh, për ju e zë me shkumë.

 

* enkas për 8 marsin

Tiranë, 6 mars 2015



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora