Kulturë
Skënder Hoxha: Poezia erotike e Zef Serembes
E marte, 10.03.2015, 08:49 PM
(Trajtesë letrare)
POEZIA EROTIKE E ZEF SEREMBES
NGA MR. SKËNDER R. HOXHA
I. RRJEDHAT E JETËS DHE TË KRIJIMTARISË SË ZEF SEREMBES
Zef Serembja u lind më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kala-brisë ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit.
Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve përtej detit. Por, edhe lëvizja kombëtare në Itali po merrte përpjestime të gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfonte kudo në Italinë e Jugut dhe arbëreshët poi përgji-gjeshin me zjarr thirrjes së tij.
Personaliteti i Serembes si krijues u
formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare ita-liane të viteve 1848-1860,
ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria
burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Që në moshë të njomë, Zefi i
vogël njohu tiraninë politike dhe padrejtësitë shoqërore, gjë që u dha
vjershave të tij vulën e pakënaqësisë nga realiteti, frymën e revoltës aq të
fuqishme.
Në zhvillimin e talentit, që i lindi
herët në mënyrë të vetvetishme dhe në brumosjen e Zefit me ndjenja patriotike e
liridashëse luajtën rol të rëndësishëm studimet në kolegjin e Shën-Adrianit, ku
pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shën-deti i
keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e
lin-djes. Ndërkaq lëvizja kombëtare në Itali po merrte përpjestime të gjera.
Ishte koha kur Garibaldi po triumfonte kudo në Italinë e Jugut dhe arbëreshët
po i përgjigjeshin thirrjes së tij.
Serembja u bë këngëtar i kësaj
lëvizjeje, i shtyrë jo vetëm nga ndjenjat liridashëse, po edhe nga prirja për
të parë tek ajo një shprehje të trimërisë së arbëreshëve dhe një shpresë për
pjesëmarrjen e tyre të mëtejshme për çlirimin e atdheut të të parëve. Ndërkaq,
lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve
me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për
liri të vëllezërve përtej detit. Madje, ai ishte i pakënaqur nga dobësia e
kësaj lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të dhimbshme në vjershën
"Vrull", kurse në një vjershë kushtuar Dora d'Istrias poeti ngriti
zë-rin për lirinë e Shqipërisë, hodhi kushtrimin për luftë të armatosur dhe për
bashkimin e shqiptarëve.
Një figurë origjinale dhe e
ndërlikuar, që spikat në letërsinë tonë është ajo e Zef Sere-mbes. Vepra e tij
pasqyron atë etapë të Rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov, prandaj
dhe tema patriotike merr nën penën e tij një tingëllim kushtrues të hapur dhe
ak-tual. Nga ana tjetër, në krijimtarinë e tij gjeti shprehje atmosfera e
pakënaqësisë që kishte lindur tek arbëreshët në vitet 1860-1870, kur bashkimi i
Italisë jo vetëm që nuk solli ndry-shimet shoqërore të shpresuara, por,
përkundërazi, e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Sere-mbes pasqyron
kontradiktat e kësaj kohe.
Në këto vite Serembja shëtiti nëpër
fshatrat arbëreshe të Siçilisë e të Kalabrisë, i ra an-embanë Italisë, duke u
lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të
arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit
të atdhe-ut të të parëve.
Në fshat, i rënë nga shëndeti dhe
nga gjendja shpirtërore, Serembja nisi përsëri jetën e varfër të mëparshme.
Zhgënjimi në jetën shoqërore dhe në
jetën personale u bënë shkak që Serembja të kalo-nte në këtë periudhë një krizë
misticizmi, e cila ndikoi për keq në krijimtarinë e tij.
Pra, më 1887, emigroi nga Kalabria e
tij në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u mu-ndua ta nisë jetën për së
pari në
“Jeta e Serembes është më e dhimbëshmja e letërsisë shqipe dhe figura e tij ndër më ori-gjinalet.”1)
Pa dyshim, krijimtaria letrare e Zef Serembes përbën njërin ndër kapituj më interesant të letërsisë shqiptare të shekullit XIX. Studiuesi i letërsisë, Latif Berisha thotë se “Nëse nga vepra letrare kërkohet që ajo, në radhë të parë, të bëhet vetëvije e zgjuar e njeriut dhe zë-dhënëse e preokupimeve karakteristike të kohës në mënyrën e vet specifike, atëherë mund të themi se krijimtaria poetike e Zef Serembes e arrin këtë cak në shkallën më të lartë”2) Dhe, me të drejtë është thënë se botën subjektive të heroit romantik me shpirt të trazuar e sjell në romantizëm poezia e Zef Serembes.
Ali Aliu, studiues i letërsisë, mendon se “poezia erotike e Zef Serembes qëndron në kul-min e poezisë shqipe të këtij lloji!”.
Dashuria, vëren Ali Xhiku: “është kryemotiv i romantikëve, si kundërqëndrim ndaj klasi-cizmit të ftohtë dhe estetikës racionaliste, si mposhtje e arsyes prej ndjenje”. Klara Kodra, një tjetër studiuese e veprës së Serembes, te Serembe veçon psikologjizmin dhe introspeks-ionin (...), “kështu që fraza “jam i vetëm / i vetëm jam” endet në gjithë poezinë e tij. Serembe mbështetet edhe në këngët popullore të dashurisë të arbëreshëve të Kalab-risë, me çka ndërton edhe një tipar të përbashkët me romantikët evropianë”. Klara Kodra gjen në veprën e Serembes edhe ndikime të poetëve të huaj, si p.sh. të Dantes, Lamartinit, Myserit etj.
Zef Serembe shkroi vjersha, poema,
drama.
Një pjesë e madhe e krijimtarisë së tij nuk u ruajt, për ç’gjë një pjesë e fajit i takon vetë poetit, sepse ai shpesh improvizonte vargje të bukura, por nuk i ruante ato, kurse disa mija vargje, siç rrëgen ai vetë, i humbën fatkeqësisht, kur u kthye nga Brazili në Itali. Kulti i na-tyrës, një veçori tjetër e romantizmit, assesi nuk mungon te Serembe, por jeta e tij shpirtë-rore e bujshme e pengoi shpesh që ta shijojë natyrën ashtu siç donte. Prandaj edhe kemi an-titeza me të vërtetë të bukra në poezinë e tij, natyra e bukur në njërën anë – Dhembja shpir-tërore e poetit në anën tjetër.”5)
“Serembeja qe poet me talent. Kishte lehtësi të madhe për të improvizuar vjersha dhe kujtesë të fortë për t’i mbajtur mend. Gjente rast të frymëzohej kudo që të ndodhej, në das-më e në gosti, në vizitë e ndër udhëtime; po kujdesej pak për t’i ruajtur ato që krijonte.” 6)
Zef Serembe është natyrë e lirikut të lindur, natyrë e nuancave intime të lirikës, i cili, si shumë shpirtra të shqetësuar të romantikëve, është një shpirt shtegtar që do t’i bjerë kryq e tërthor tërë Evropës dhe Amerikës Latine, duke kërkuar prehje dhe qetësi, duke ikur dhe kërkuar shpëtim nga marrëzitë dhe agresiviteti i ambientit të vet. “Është liriku më i kulluar i kësaj periudhe të poezisë shqiptare… poet ndaj të cilit kurrë nuk mund të jesh indiferent” – thotë Rexhep Qosja.
… “Ai qe një poet i ndjenjës, e sidomos i vetmisë e i zhgënjimit. Në vargun e tij ndihen di-sa nga anët më intime të poetëve italianë Françesko Petrarka, Dante Aligieri dhe Xhakomo Leopardi, të cilët i kishte lexuar dhe adhuruar të gjithë.”7)
II. POEZIA EROTIKE E ZEF SEREMBES
1.
Krahas ndjenjës patriotike, dashuria intime përbën boshtin më vital të kësaj bote shpir-tërore dhe intelektuale. “Ndjenjat më intime, dashuria e burrit ndaj gruas, në poezinë shqi-pe arbëreshe është, në mos përherë qendrore dhe konstante, gjithsesi ndër më të shquarat.
Dashuria në veprën poetike të Jeronim De Radës, Të Gavril Darës dhe të Zef Serembes rrezaton spektër të gjerë kuptimor dhe e shtrin funksionin nxitës dhe zbutës në gjerësinë e jetës së përditshme; përpos që shpreh, kap dhe fikson artistikisht çaste të zjarrit më të fuqi-shëm dhe më magjik emocional, përpos që monumentalizon lumturinë më hyjnore, përka-tësisht vuajtjen më dramatike, ajo frymëzon dhe vë në lëvizje aktive botën morale, intelek-tuale, patriotike, luftarake, ideore etj. të qenies arbëreshe.
2.
Zef Serembe është liriku i parë i madh në letërsinë shqipe. Ai është një poet që poezinë e identifikon me lirikën, madje me atë të dashurisë, si këngë të mallit, e në këtë vështrim nëpërmjet të subjektivizmit e përforcon teorinë për lirikën si gjini personale dhe universale njëkohësisht. Aq sa largohet nga tipi i romantikut shqiptar, si De Rada, po aq Serembe af-rohet me lirikët e mëdhenj të Evropës Perëndimore.
Poeti Zef Serembe pati tri dashuri të mëdha: Atdheun, Vashën, Natyrën. Mbi bazën e kë-tyre tri temave të mëdha ngrihet dhe klasifikimi i ligjërimit lirik të Serembes. Siç na është njohur, Serembe ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul familjarisht në Brazil dhe vdiq pak kohë mbas arritjes atje. Për këtë vashë ai nuk do të prajë së shkruari gjatë gjithë jetës. Kështu, ai mediton për jetën e për fatin, për femrën e për mallin e parë, për dashurinë e për vdekjen. Në këtë nivel të të ndjerit e të të menduarit vasha e tij duket sa e afërt, aq edhe një figurë abstrakte e dashurisë, që nuk lidhet as me ko-hën e as me vendin, por bie përgjithnjë në shtratin e përjetësisë e të paskajësisë. Ajo nga-njëherë kap misteriet e Mona Lizës e herë – herë kadencat e këndimit të Laurës së Petrark-ës. I zhytur në këto dilema të thella të mendimit, Serembe do t’i këndojë “Zonjës Lule”:
O vashëzë mes-hollë, koha shkon
Dhe, posi lulet, zhduket dalngadalë
Hiri që si pranverë të zbukruon.
Ku, poti, menjëherë ngre figurën e vet paralele, tashmë si dëshmi:
Jeta më vrau
Te tingëllima “Fytyra e asaj” bashkohen në mënyrë imagjinative dashuria dhe bukuria, dy mitet e mëdha të poetit. Vargu i parë dhe vargu i fundit japin gjithë thelbin e tingëllimës “Fytyra e asaj”:
Si vajza ime e bukur s’ka asnjë
Dhe:
Edhe kur qesh, sikur të ngre në qiellë
Këto vargje jepin portretin dashuror, lidhjen fantastike me vashën, e cila e shpie poetin nga një gjendje tokësore në një gjendje të re të ngritur shpirtërore, që do të thotë ikje nga gjendja e rëndomtë.
Pra, fytyra e asaj, e vashës, krijohet duke i lidhur bashkë cilësitë fizike e shpirtërore, prandaj këtu nuk ka vëtëm përshkrim, por dhe elemente emocionale – dashurore – pëlqyese që hyjnë në cilësim. Ajo e hollë dhe e drejtë, shkon si zogë, ka zë plot harmoni; gërsheti i z ii shkëlqen, ball ii shkëlqen dritë, sytë e zez janë të përmallshëm e i shkëlqejnë si hënë, ka hundë të drejtë, ka buzët si merxhan, dhe ajo që është më e thellë, dhe përfundimtarja: kur qesh të shpie në qiell.
Në këtë paraqitje psikofizike të fytyrës së vashës së tij, mund të vërejmë se përshkrimi i Zef Serembes shpie më tepër kah bukuria ideale, që do të ishte qerthull i dashurisë së zjarr-të. Kjo zjarrmi poetike do të krijojë variantet e këngëve të dashurisë si këngë të mallit, madje të mallit të parë, duke kaluar në llahtari, për të krijuar këngën e mallit si tip paralaz-gushian të letërsisë shqipe.
Stratikoi thotë bukur se Serembeja ”ka
qenë si zogu që këndon duke fluturuar, dhe që, duke kënaqur udhëtarin, i cili e
dëgjon, nuk le pas vehtes veçse jehonën e ëmbël të melodi-ve të tij të
këndëshme” 8)
“Motivi i dashurisë zë një vend
të gjerë në poezinë e Serembes. Në thelb, poeti e sheh dashurinë si forcë
jetësore, si burim lumturie”.9)
Motivi i dashurisë për atdhe mplekset shpesh ose shkrihet me motivin
e dashurisë për vashën. Nota zotëruese kësaj
poezie është lektisja. Më se gjysma e vjershave i kushtohen dashurisë së
tij të pafat. Një mendim i tillë pasqyrohet në vjershat që i këndojnë lindjes
së dashurisë, si: Kënga e mallit të parë, Kënga e gëzueshme, Fytyra e asaj, kur, në këngët e para të dashurisë, Serembeja
është plot gëzim e optimizëm. Ai gjen vashën e zemrës, e dashuron dhe vasha i
përgjigjet kësaj dashurie:
Dëgjo vashë, kangjelën e parë,
Që ta thotë një djalë bujar.
Dëgjo vashë këtë kangjele,
që është e butë porsi dele.
…
apo:
Po kjo zemër u gëzua,
kur një vashëz u tregua.
Kur te sheshi ajo po shkonte
tërë sheshi dritë lëshonte. (…)(Kangjela e mallit të parë).
3.
Lirika erotike në poezinë e Zef Serembes zë vend të rëndësishëm në mos kryesor. Kra-has asaj refleksive dhe patriotike, tema e dashurisë edhe artistikisht është më e frymëzuara dhe, mbase më e realizuara (…) “Poezia në përgjithësi, e vargjet e zhanrit erotik në veçanti, qenë, mbase, i vetmi ngushëllim për shpirtin e pasur dhe tejet të ndjeshëm të poetit.”, thotë studiuesi i letërsisë Ali Aliu, për të vazhduar “ Ndër shumë poezi të realizuara me cilësi të lartë artistike, si “Kënga e mallit të parë”, “Elegji”, “Më të bukurës që është në Strigari”, “Malli”, etj. Për këtë rast veçuam vargjet e vjershës “Fytyra e asana”, që është një portret i fuqishëm poetik: “E bardha vashëza ime e bukur është/ e prerë, e hollë si kumbull shtuara rri/ kur ecën vetë si zogë e them se më/ ngre zërin plot me jonësi (harmoni) (…). Poeti ar-bëresh shpreh, nëpërmjet të formës së sonetit, me vija të zëshme botën komplete të vashës që e adhuron”10). Lirikat e tij të dashurisë , disa kushtuar vajzës që kishte dashur, përbëjnë një ditar të vërtetë të zemrës së tij, për shembull “Kënthimë tharosi”, e njohur si Kënkë ma-lli:
Më rri e zemëruar, s’di seç ke,
O e të bjerrës Parajsë molla më e mirë.
Më thuaj ç’të kam bërë e pse më le,
Se jetën shtyj me zor pa asnjë dëshirë.
Sa e trishtuar që më shkonte dita,
Kur ninëzat me gsx nuk pash ndër sy,
Ma mbushnin shpirtit, rrezëllinte drita,
Dhe dallgë malli më zgjonin në gji.
Dhe ballin e qëndisur rrezesh dielli
Nëpër dritaren tënde më s’e pash,
Dhe as të hijshmen buzë, lule qielli,
Sikur më humbe fare, mori vashë!
(…) (Përkthyer nga Perikli JORGONI)
“Poezia e Serembes çeli një udhë të palëruar në letërsinë arbëreshe, edhe në trajtimin e temës së dashurisë. Është e vërtetë se në poemat e De Radës gjejmë edhe këngë dashurie – xhevahirë lirikë – si “vjershat” e Rinës në “:Këngët e Milosaos”, apo kënga e Bozdarit për Serafinën te “Një pasqyrë e jetës njerëzore” ose te kënga që Miloshini i drejton Agatës në “Skanderbekun e pafan”, por këto janë në funksione të karaktereve të personazheve (…). Lirika dashurore e Serembes solli diçka krejt të re në letërsinë arbëreshe: analizën e hollësi-shme psikologjike të ndjenjës së dashurisë (…) Serembeja përkundrazi zbulon pasurinë e ndjenjës së dashurisë, e pasqyron atë në aspektin e shqetësimit mundonjës, të mallit, të gë-zimit, të ekstazës së kujtimeve; e sheh në aspektin e adhurimit të ndrojtur dhe pasionit të zjarrtë; Duke qenë poezi e dashurisë fatkeqe, poezia erotike e Serembes bazohet mbi kont-raste të vazhdueshme që kanë edhe ato larminë e vet; k o n t r a s t m i d i s d a s h u r i s ë s ë p o e t i t dhe mospërfilljes së vajzës, kontrast midis brengës së dikurshme dhe gëzimit të sotëm, apo midis l u m t u r i s ë së d i k u r s h m e dh e t r i sh t i m i t të s o t ë m.” 11)
Vjershat e Serembes me përmbajtje erotike që i kemi të përkthyera e të njohura deri më tash janë: Kënga e mallit të parë, Malli, Vashës së largët, Më të bukurës në Strigari, Elegji, Këngëtari dhe bilbili, Fytyra e asaj, Këngë gazmore, Zonjës Lule, Serenatë, Këngë malli, Kujtim, Këngëtari i dashuruar, sikundër edhe vjershat: Një vajze të panjohur refugjate, Fantazi, Dashuria ime e parë, Asaj që dikur më deshte, Këngë lumturie, këngë Dashurie, e ndonjë tjetër, të cilat mund të jenë si variante të poezive të tjera, të këtij motivi, me tituj të tjerë (?).
“Kujtim” dhe “Elegji” janë dy kryeveprat e lirikës dashurore të poetit që qëndrojnë si të tilla në fondin e artë të erotikës shqiptare. Kujtimi është një nga vjershat më tipike roman-tike të poetit, ku motivi i vetmisë, aq i dashur për romantikët si dhe nostalgjia e joshja nga bota e kujtimeve, kanë gjetur një shprehje origjinale. Vjersha zbulon një kontradiktë që ka-rakterizon gjendjen shpirtëtore të Serembes. Në të gërshetohen momentet e fatalizmit me tablotë plot dritë e gjallëri të dashurisë, që jepen nëpërmjet kujtimeve të po-etit. Kontrastet e forta mbi bazën e të cilave është ndërtuar poezia, shprehin në mënyrë të gjallë dhimbjen e thellë të poetit, iluzionin e tij të përkohshëm se poi kthehet lumturia e shkuar dhe dëshpëri-mi i dyfishtë, kur zëri i arsyes i thotë se vasha e tij nuk do të ngrihet më nga varri.
Në fillim poeti kërkon ta shuajë brengën me ëndrra, po këto zhduken si fluska përballë realitetit të ashpër. Ai atëherë kërkon një strehë në kujtimet që i shfaqen si vegim, me ngjy-rat më të bukura:
E ja nga buza vasha ime nxjerr
Fjalë të ëmbla e puthje pambarim
Gjithçka për rreth mbushet me gëzim
Kumbon bota, e mbushet me hare
Se vasha m’u kthye nga i huaji dhe.
Mirëpo, poeti shpejt zgjohet edhe nga ky ëndërrim. Ai i sheh me sy më tepër kritik ilu-zionet e veta, por, megjithatë, nuk e mohon jetën. Përkundrazi ai kërkon që fytyra e vashës së vdekur të jetë për të jo burim brenge, po burim ndjenjash fisnike dhe frymëzuese për një lartësim moral të tij:
Çdo gjë mbaroi! E moj vashëz sot
Ndrroma këtë shpirt në gji
Thellë e më thellë
Dërgomë baltën prej nga s’shqitemi dot
dhe për mua prind të jetë
ky diell.
Siç shihet edhe nga këto vargje, poeti di ta shprehë me forcë kontrastin midis iluzionit dhe realitetit. Këtë kontrast e nxjerrin në dritë më qartë mbylljet me intonacion të njëjtë të dy strofave të poezisë, që jepin gjendje shpirtërore të kundërta.
4.
Ndikimi i veprës së Petrarkës dhe Leopardit në krijimin poetik të Serembes është i duk-shëm. Kështu vjershat e tij të shkruara pas vdekjes së vashës të kujtojnë lirikat e shkruara nga Petrarka pas vdekjes së Laurës në elementet që i bëjnë: evokimi i së dashurës, shkrirja e natyrës me ndjenjën etj. Në lirikën dashurore të Serembes, ndihen jo vetëm gjurmët e ndi-kimit të Petrarkës e Leopardit, por edhe Dantës, kryesisht lidhur me koncep-tin e gruas dhe të dashurisë, që poeti e përpunon sipas mënyrës romantike.
Mendimi i dashurisë e ndjek poetin në
çdo çast, kudo: në gjueti, në mal kur
shkon për dru, natën vonë duke ndenjur pa gjumë, kur niset për udhëtim e kur
është larg nga vasha. Shpesh ai shpreh me nostalgji brengat e “mallit” të tij.
Vashë e gëzuar, ku je, ku rri ku bredh?
Ç’ëndërron, ç’pandeh, ç’kërkon?
Zemrën ti nga e sjell. Ti nga e dredh?
Dhe bukuria jote ku gëzon?
Dhe ja se po fryn puhia nga deti i gjerë
E nuk më sjell përgjigjë asnjëherë.
… Dhe vajtën si sot nëntë vjet,
Nëntë herë pranvera lulëzoi.
E nëntë plagë unë kam tek zemra e shkretë,
dhe keq vuajtja jetën ma shkurtoi:
i lodhur jam si ajo thëllëzës
që detin duke kënduar gjithnë perfali.
( Nga: Elexhi)
Një ditë për ty m’u tregua ky dhe
plot ëndje dhe gjithë hare,
sedashuria jote, vashë, më lëshoi një dritë
që shpërndau gjithë termin që më prit,
që dashuri të dy ishim fort të gëzuar,
(
Edhe Serembeja, si Çajupi më vonë në elegjitë e tij të mallëngjyera, “Vajet”, kthehet në revoltë:
O vashë me ata sy ...
thuajmë nani ku je ...
Ku prehe te këjo here
e qetë dhe plot trishtim?
E pse ju nuk ndriçoni,
o mure, çë mua të bukurën
më fshihni dhe vetëm hëna
brënda mund të hedhë një si?
O vashëz, o! të mundësha
të bëhesha ajo dritë
Që të vdes ty çdo mëngjes. (
Përfundim
Serembja është poeti i madh e gjenial.
Ai krijoi poezinë lirike moderne arbërore. Ai u mbështet në traditën artistike
kombëtare dhe folklorike, mësoi nga arti i madh i De Radës dhe i poetëve të
tjerë arbëreshë, por edhe nga përvoja dhe arritjet e poezisë italiane dhe ev-ropiane.
Ai e njohu thellë Danten e Petrarkën, Leopardin, Paskolin e Karduçin, por dhe
po-ezinë e Lamartinit e të Mysesë, Hygoin dhe Bodlerin, Getën dhe Hajnen,
Bajronin e Shelin.
Poezia e Serembes ka gjerësi e hapësirë. Ajo gjallon nga vlimi e shpërthimet e ndjenjës, nga gjallëria e përmbajtja jetësore. Serembe e nisi udhën e poetit si poet romantk dhe e për-fundoi si poet realist, si akuzonjës i tmerrshëm i padrejtësisë , i shthurjes morale dhe i kal-bëzimit të shoqërisë së kohës. Por, “Fati i verbër u soll ashpërsisht me Seremben, me rininë dhe dashurinë e tij të madhe e fisnike për njerëzit e për botën, me aftësitë e ta-lentin e tij të jashtëzakonshëm me shkëndija gjenialiteti,, por dhe me atë trashigimi të çmuar artistike që e krijoi me mund e dashuri të madhe e të zjarrtë gjatë viteve.”, tha stu-diuesi e njëri nga përkthyesit e poezisë së Serembes, Perikli Jorgoni, i cili edhe përgatiti për botim librin e Zef Serembes, “Më të bukurës në Strigari”. Ndërkaq, që shkrimin për veprën e Serembes, që zë faqet e para të këtij libri (3 – 14), e kishte titulluar “Serembe – gjeniu i lirikës arbërore”, që mban datën: Tiranë, më 18 janar 2000.
Poeti i mbylli ditët e fundit në një spital psikiatrik të sao Paolos të Brazilit, larg të afër-mëve e njerëzve të gjakut e të fisit të vet arbëror, duke vdekur në dhe të huaj, kam mijëra kilometra larg nga fshati i lindjes, nga Strigari buzë detit Jon, që i kujtonte gjithmonë at-dhenë e dashur nga mërguan pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe rënies së Krujës të parët e vet…
Referencat:
1)Historia e letërsisë shqipe, I – II, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1975, f. 379.
2) Latif B e r i s h a, Vepra, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002, f. 143.
3) Robert E l s i e, Historia e letërsisë shqiptare, NBGL “Dukagjini”, Pejë, 2001, f. 133.
4) P o A t y
5) Anton G o j ç a j, Poeti arbëresh Zef Serembe – Romantik në vepër dhe në jetë, Revista ” IDENTITETI”, nr. 3, Prishtinë, 2002 , f. 29-31),
6)Historia e letërsisë shqipe, I – II, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1975, f. 379.
7) Robert E l s i e, Historia e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, f. 134.
8)Historia e letërsisë shqipe, I – II, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1975, f. 379.
9) Klara K o d r a, Rita F i l i p i, Stefan Ç a p a l i k u, Letërsia shqiptare 2, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Toena, Tiranë, 1998, f. 167.
10)Ali A l i u, Kërkime, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, f. 302 – 303.
11) Klara K o d r a, Vendi i Serembes në letërsinë arbëreshe, në librin Serembe, Më të bukurës në Strigari, SH B. Toena, Tiranë, 2000, f. 376 – 377.
LITERATURA:
SEREMBE, Më të bukurës në Strigari, Toena, Tiranë, 2000.
Historia e letërsisë shqipe, I – II, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1975.
Robert E l s i e, Historia e letërsisë shqiptare, NBGL “Dukagjini”, Pejë, 2001.
Ali A l i u, Kërkime, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990.
Latif B e r i s h a, Vepra, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2002.
Klara K o d r a, Rita F i l i p i, Stefan Ç a p a l i k u, Letërsia shqiptare 2, Shëpia Botuese Toena, Tiranë, 1998.