E diele, 28.04.2024, 01:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Poezi nga Hans Georg Bulla

E merkure, 11.03.2015, 08:05 PM


HANS GEORG BULLA

Hans Georg Bulla u lind më 1949 në Dylmen (Vestfalen, jeton në Kalbrun). Merret kryesisht me poezi dhe prozë të shkurtë. Ka botuar disa përmbledhje me poezi dhe prozë. Në bibliotekën e mirënjohur ‘‘Suhrkamf’’ ka botuar përmbledhjet me poezi ‘‘Vazhdimi‘‘ më 1980 dhe përmb­ledhja ‘‘Notuesi’’ 1982. Poezinë e këtij autori e karakterizon shtimungu i lirizmit dhe fryma realiste. Ky autorë me mjeshtri të rrallë evokon të kalua­rën, fëmijërinë e ikur dhe dashurinë për vendlindjen. Në vargjet e këtij poeti vibron një ton melankolik dhe  me një stil lakonik jep momente të shpresës dhe fatit, të dëshirave dhe  humbjeve të shumta, madje lidh me mjeshtëri të kaluarën me të sotmen, tërë këtë atmosferë e bën me një intensitetet të qetë. Në disa poezi jep imazhe të bukura të vendlindjes, kështu që poezia e tij, nga dita në ditë, bëhet më e kërkuar.

 

KËRKESA PËR ENGJËLL

 

Ato vijnë nga Bambergu

esëll siç vjen fati,

me një tren më herët.

 

Ose shkojnë mbi liqe

me hapa të sigurt,

me pulëbardhat mbi supe.

 

Dhe qëndrojnë në gardërobë

ndërmjet manteleve të zbrazët,

me njërin gisht në buzë,

i mbylli unë dosjet e tyre.

 

 

NDARJE

 

Nën dritën pranë tryezës

së rrumbullakët, hijet mbeten

të shtanguara në mur.

 

Aty pranë një karrige e zbrazët

nuk mund ta sjellë

frikën më në këtë vetmi.

 

Kjo tryezë është vetëm një tryezë,

një karrige është vetëm një karrige

e ndarjes, çohu shko.

 

 

PËRSHKRIM I SHKURTËR

 

Një letër të rreckosur,

e ke dërgua, ka arritur,

në ajër e ke braktisu.

 

Dëshira është letër e copëtuar,

një gjurmë e rreckosur,

që s’bëhet kurrë e plotë.

 

 

HIJET

 

E hodha gurin

Si një zog, ai fluturon

i përhimët kundrejt qiellit,

zhytet brenda në liqe dhe

zhduket, ai fluturon

i përhimët  kundrejt tokës.

 

 

AROMË E FRESKËT

 

Një mëngjes me diell të kuq,

me aromë të freskët nëpër livadhin e kositur.

Kaloi një fëmijëri e vogël mbi breg.

 

Verën e kërkova në katër gjethet e tërfilit,

lëpjetat i mbaja të shtrënguara në grusht,

dhe mbeta përgjithnjë i hidhur në gjuhë.

 

Pranë këtij kopshti ishte një kosë e mprehur.

Një mëngjes me një diell të kuq,

që sillte aromë të freskët nëpër livadhin e kositur.

 

 

FUNDE TË HAPURA

 

Përqafimi nga hekurudha,

ndarja para hotelit.

 

Ne të dy së bashku

nuk mund të shkojmë përpara

 

Funde të hapura të frikës,

por ne ushtrojmë zanatin e dëshirave.

 

Shputat e vetme të dorës janë ato

që na përshtaten neve të dyve.

 

 

NË LIRI

 

Uji nën akull,

ai rrjedh, ditët

e ngrohta do të vijnë.

 

Një dorë që rri hapur,

është krejt ajo çka më duhet,

është krejt ajo çka dëshiroj.

 

Një ditë e mbarë iku,

ajo s’është më, ajo  s’mund të kthehet.

Kështu është çdo nisje e mbarë.

 

Uji nën akull,

ai rrjedh, ditët

e ngrohta kanë arritur.

 

 

PËRMBI VEND

 

Ne tërhiqemi zvarrë, ne shkojmë. Nëpër

lartësitë e kthjella, midis barit

të lagur. Eja, unë do të ndihmoj ta kalosh

ujin. Vetëm një kërcim i vogël na duhet

neve tashti  s’na mungon fuqia.

 

Njëri-tjetrin do ta bartim në shpinë,

kodrës matanë të fluturojmë

që shalli pas neve gjatë të valëvitet,

e sytë të na hapen përmbi breg.

 

Këtu ne mundim përsëri të zbresim.

Ende era neve na mban për flokësh.

 

Eja, unë do të ndihmoj ta kalosh

ujin, vetëm një kërcim i vogël na duhet.

neve tani s’na mungon fuqia.

 

 

DITËLINDJA

 

Miqësisht më kanë rënë në duar

Ca zogj të vegjël.

 

Sytë e kuq prej qelqi.

Këmbët e blerta prej druri.

 

Kurse sqepi i tyre

hyn thellë në lëkurën time.

 

Që frika të mund të fluturojë

lart si të gjitha dëshirat e mia.

 

 

ME RËRË

 

A do të tërhiqet anija

nga bedeni i limanit, ti mos

rri aty më tepër se sa mundesh.

Besoi hekurit, ndryshku është i ri dhe

lulëzon freskët nëpër binarët mbi ujë.

Biseda të gjata vetëm për rërë

dhe kohë, rëra në pantallonat e bregut

ta sjell prapë rrugën ty.

Përktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihu



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora