E diele, 28.04.2024, 12:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Thërret Shqipëria e thërret Kosova

E merkure, 11.03.2015, 08:16 PM


THËRRET SHQIPËRIA E THËRRET KOSOVA

 

Thërret Shqipëria e thërret Kosova –

Moj Evropë , a  erdhi  koha  ,

T’ gjithë shqiptarët me u bashkua ,

Në një shtet ,  për të  jetua ?!

 

Moj Evropë ,  a do  t’ na mbështet –

T’ rrojmë shqiptarët ,  në një shtet ?

Se nuk bahet   n’ botë tërmet ,

As n’ Evropë  s’ kërcet kiamet !...

 

Ilirët janë  popull i vjetër ,

Prej teje ,  s’ kërkojnë gjë  tjetër –

Veç t’ jetojnë   t’ gjithë në  një shtet ,

T’ gëzojnë liri ,  sovranitet !

 

Moj Evropë ,  moj heroike –

Ndreq gabimet  historike !

Përmirëso  gjithë padrejtësitë –

T’ gjithë shqiptarëve ua jep liritë !

 

Shqiptarët janë  histori n’ vete –

Janë copëtua në  disa shtete !...

Do t’ mallkojë  gjithë Iliria ,

Mbarë Kosova e Shqipëria !...

 

Ilirida e Çamëria ,

Tuzi , Kraja e gjithë Malësia ,

Plava , Gucia e Tutini ,

Rozhaja , Tivari e Ulqini !...

 

T’ mallkon Zoti e t’ vret  ndërgjegjja ,

T’ mallkojnë fshatrat  nga  Medvegjja !...

T’ mallkojnë  fshatrat  nga  këto treva ,

Bujanoci edhe Presheva !...

 

Po u bashkuan shqiptarët  krejt –

Do t’ ketë paqe , do t’ veprojnë  drejt ,

Do t’ punojnë  në vend të vet ,

Do të rrojnë    unitet !

 

Gjilan, më 09.03.2015 .         Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora