| E merkure, 11.03.2015, 08:16 PM |
THËRRET SHQIPËRIA E THËRRET KOSOVA
Thërret Shqipëria e thërret Kosova –
Moj Evropë , a erdhi koha ,
T’ gjithë shqiptarët me u bashkua ,
Në një shtet , për të jetua ?!
Moj Evropë , a do t’ na mbështet –
T’ rrojmë shqiptarët , në një shtet ?
Se nuk bahet n’ botë tërmet ,
As n’ Evropë s’ kërcet kiamet !...
Ilirët janë popull i vjetër ,
Prej teje , s’ kërkojnë gjë tjetër –
Veç t’ jetojnë t’ gjithë në një shtet ,
T’ gëzojnë liri , sovranitet !
Moj Evropë , moj heroike –
Ndreq gabimet historike !
Përmirëso gjithë padrejtësitë –
T’ gjithë shqiptarëve ua jep liritë !
Shqiptarët janë histori n’ vete –
Janë copëtua në disa shtete !...
Do t’ mallkojë gjithë Iliria ,
Mbarë Kosova e Shqipëria !...
Ilirida e Çamëria ,
Tuzi , Kraja e gjithë Malësia ,
Plava , Gucia e Tutini ,
Rozhaja , Tivari e Ulqini !...
T’ mallkon Zoti e t’ vret ndërgjegjja ,
T’ mallkojnë fshatrat nga Medvegjja !...
T’ mallkojnë fshatrat nga këto treva ,
Bujanoci edhe Presheva !...
Do t’ ketë paqe , do t’ veprojnë drejt ,
Do t’ punojnë në vend të vet ,
Do të rrojnë në unitet !
Gjilan, më 09.03.2015 . Demir KRASNIQI