Kulturë
Përparim Hysi: Një Poete e bukur
E merkure, 18.03.2015, 07:28 PM
Një Poete e bukur që kërkon t'i
thuash "Diçka të bukur"
Libri me poezi i VLLASOVA MUSTËS "Më thuaj diçka të bukur"
(esse)
Nga Përparim Hysi
Kushdo që pëlqen poezinë, nuk ka se si mos njoh Poeten e bukur, Vllasova Musta. Kur përdor epitetin:e bukur, ky epitet merr vlerë të dyfishtë. Është në sinkron portreti i poetes, me poezinë cilësore të saj.
Vllasova Musta ka hyrë në fushën e letrave, jo rastësisht. Ajo vjen nga një familje ku libri ka patur një peshë dhe dimension të veçantë. I ati,sado ushtarak, ka qenë i lauruar nga një Akademi ushtarake në Itali dhe dy të tjera në Rusi, njëra pas tjetrës. Jo vetëm kaq, por dhe e ëma,deri në moshën tetëdhjetëvjeçare ka qenë me libër në dorë. Parë, pak më gjërë, edhe i vëllai i Vllasovës, oficeri Roland Musta (tani në pension), është një nga poetët e mirë që ka Shqipëria.
Vllasova Musta ka hyrë me këmbë të mbarë në letërsi, sidomos në gjininë e poezisë, që kur ka qenë në bankat e shkollës së mesme dhe, ca më shumë, kur qe stundente. Faqet letrare të "Zëri i rinisë", faqet e gazetës letrare "Drita"( e vetmja në kohë të diktaturës), shpesh do mbushej me poezi të saj. Aq pëlqeheshin këto poezi dhe aq muzikalitet kishin, sa shpesh kompozitorët vargjet e saj, i kthenin në këngë. Që studente, poezia "Xhaketa e kuqe" jo vetëm u bë këngë, por mori dhe çmimin e parë.
* * *
Ajo që
dua të theksoj, në këto përshtypje modeste të mia, është fakti tjetër: për tridhjetë vjet me radhë ajo
ka punuar pranë Kinostudios,si skenariste për filma dokumentarë dhe ato
vizatimorë. Duke qenë skrupuloze në punë, ajo është vlerësuar me çmime edhe si
skenariste. Pa numëruar çmimet si skenariste, nuk mund të rri pa nënvizuar: dy
herë është fituese Kupës "Për skenarin më të mirë".
Por objekti i shkrimit tim është tek poezia e saj dhe , për të qenë më i drejtpërdrejtë, tek libri i fundit me poezi "Më thuaj diçka të bukur".
Poezinë e
Vllasova Mustës (dhe jo vetëm të saj) e kam dashur dhe e dua. Rastësisht, më ra
libri në dorë, dhe, kur e lexova, u mbusha me emocione. Sado që shkruaj dhe vet
poezi, jam bërë paksa qibar kur lexoj vëllime të shkruar nga poetët. Vet kam
bindjen e paluajtshme: kurrë nuk mund të shkruash një poezi të bukur, po nuk e
ndjeve. Unë mendoj që poezia e mirë dhe e bukur ( poezia e Vllasovës është e
tillë),
Ky "rikthim imi" ndodhi në një kohë, kur krejt "Bota letrare", në mund të shprehem kështu, shtron pyetjen sugjestive: " Çfarë po ndodh me poetët?!" Kjo pyetje që është kaq alarmante, nuk është dhe aq subjektive. Përkundrazi: poezia e ka humbur atë "hierarkinë" në letërsi, dhe, siç është vënë re, është zhdukur nga libraritë. Është zhdukur dhe, sado që lirikat kanë vendin e vet në shtëpitë e mëdha botuese, e, megjithatë, lirikat nuk luajnë ndonjë rol në jetën shoqërore. Këtë e vë re fare lehtë: fakit që ka dalë nga moda të mësuarit përmendësh të lirikave në shkolla. Ka dhe një fakt tjetër domethënës: fituesi i çmimit në Panairin e Lajpsingut,Jan Wagner, sado që ka marrë 28 çmime e bursa, megjithatë, për të jetuar si poet në profesion të lirë, i duhen angazhime të tjera, si: leksione, përkthime, reportazhe radiofonike dhe në gazeta. *
* * *
Por le t'i lëmë poetët në "hallet e tyre" dhe të kthehemi tek poetja, Vllasova Musta.
Libri
"Më thuaj diçka të bukur" është botuar në vitin 2014. Libri është
përkthyer në gjuhën italiane nga Profesore-Doktore Klara Kodra. Të gjitha
poezitë e Vllasovës sikur qëndrojnë mbi një bosht: atë të dashurisë. Kumtojnë
dashuri. Japin dashuri, Dhe presin dashuri. Poezitë, sado të shkurtëra, janë
shumë domethënëse. Japin një kumt. Ose ngrishin lexuesin drejt një kumti të
bukur e të bardhë. Poezitë e këtij vëllimi, autorja i ka shkruar në vend të
ndryshme, dhe, në se vargjet
Ose sa e drejtpërdrejtë është poetja, kur e grryen malli për Atdhenë. Sado larg dhe nuk njeh njeri, ajo ndejn diçka që e thërret "... ky rit që më thërret/vjen nga larg e quhet mall/.
* * *
Një nga poezitë që do veçoja, në optikën e shijes sime, pa dyshim që është "Dielli im". Nuk është vështirë që kjo poezi, nga më të bukurat, i kushtohet të shoqit, të ndjerit dhe të bukurit Kujtim Spahivogli. "... si një rrëkezë me diell e hënë/ deri sa mbrriti ajo ditë, kur erdhe ti dhe më bëre nënë/. Dhe tek ndalem tek kjo poezi, pak më gjatë, nuk kam si mos e bie të plotë strofën e fundit të poezisë:
" Ky diell je ti,
Kjo dritë je ti,
Si ëngjëll jete je për mua
Ndaj është pak,
Fare pak
Kur përsëris:
Sa shumë të dua! "
Komentet
do të ishin të tepërta, por unë ngulmoj tek kjo poezi jo pa qëllim. Për ata që
nuk e dinë, Vllasova Musta e Kujtim
Sahivogli, si çift nga më të bukurit e atyre viteve, kanë jetuar atë Golgotën
që, për fat të keq, nuk qe ponteciale, por reale. Ata qenë martirë të një
dashurie të vrarë në atë regjim mesjetar që vriste dashuritë. Nuk janë veç këto
vargje si një përmasë dashurie të madhe, por janë disa syresh që përmjet
vargjesh, të bëjnë që të lëshosh dhe lotë. Tek shkruaj kështu, lotimi im, është
shumë më i drejtpërdrjetë nga mijëra lexues e dashamirë të këtij çifti, që
"vranë në gjumë". Vrasjet në gjumë janë më tragjike nga gjithë
vrasjet në histori. Në gjumë dhe, kur pi ujë, nuk të ha as gjarpëri.
-Hamlet,- i thashë,- ti në Mbrostar-Ura?
-Pse më njef?
-
E pashë që u përlot, por, sa hodhëm së bashku atë platformën e betonit, pashë që u afrua një nga ata "sytë e veshtë e mbretit" dhe, mjerisht, biseda nuk vazhdoi më tutje.
Shkova në shtëpi dhe shkrova " Hamleti në Mbrostar-Ura". E shkrova, po tani them: sa të drejtë ka Kadareja kur thotë" autocensura" ku e ku ka qenë më e frikshme se censura. E shkrova vërtet si një pamflet, po, kur të nesërmen po nisesha në shkollë, u ktheva nga rruag dhe e grisa. Frika më hyri në palcë. E kam rishkruar, në vitet e postdemokracisë, po nuk pati atë "vlagën" e njëhershme. Dhe, pse e sjell si një "antipastë" këtë, për të thënë edhe diçka: veç tjerash, në shkrimin tim, qortoja dhe Vllasovën. Si të brishtë që e ndau. Lexoj tani poezinë (veç kësaj dhe disa të tjera ku dashuria për Kujtimin lakohet në të gjitha rasat e shqipes) dhe them: populli me të drejtë thotë: " E sheh tjetrin me një pallë, po nuk e di se si e ka hall". Për të shpëtuar familjen, bën divorc. Por thellë në zemër, Kujtimi ka qenë dhe është. ende pranë saj; pranë të bijës, Anit dhe si një përjetim i bukur: vet emri i të nipit, Tim është një fshat që duket dhe nuk do kallauz. Me dashurinë për Kujtimin ajo është mar me disa poezi. Në poezinë "Në Venecia" ajo, thotë mes tjerash: i dashuri im, endet në qiell.
* * *
Për t'ju dëshmuar,sado pak, se sa e kanë dashur njëri-tjetrin ky çift, do mjaftonte t'ju silja një poezi të hershme të Vllasovës. Më ndiqni:" Nëma ta thith, i dashur, llullën tënde/Nëm të pi me të një grusht duhan/Kur të dua ty, dua gjithë botën/ dhe nuk ka forcë që nga ty më ndan/.
Nëma ta
thitih, i dashur, llullën tënde/ Nëm të pi duhani që dua/ Le të marë
bashkë me nikotinën/ Dashurinë e buzëve
të tua/ Vetëm kaq dhe fare lehtë
Mund të vazhdoja që të sillja për lexuesin dhe një varg poezishë të tjera, por dhe me kaq, mund të them, se me këtë vëllim poetik, Poetja e bukur, Vllasova Musta, bën apel dhe aspiron për kumte të bukur poetik. Sado e "vrarë" nga jeta, ajo nuk është ai "shelgu i trishtuar me sytë nga prapa", por një shelg i gjelbër e vital që me poezitë e saj ta ngrohë gjakun dhe të mbushë me optimizëm.
* Për Panairin e Laipsingut me "Çfarë po ndodh me poetët" jam bazuar tek gazeta "Standard" 18 mars 2015.