Kulturë
Gjon Neçaj: Poeti anafabet shpallet ''Qytetar Nderi''
E hene, 23.03.2015, 09:10 PM
POETI ANALFABET SOKOL ARIFI,
SHPALLET QYTETAR NDERI I BASHKISË SË “BAJRAM CURRIT” (
Nga Gjon Neçaj
TROPOJË- Me propozim të Klubit Letrar, bashkia “Bajram Curri”, para disa ditësh ka miratuar unanimisht dhënien “Qytetar Nderi” Sokol Arif Secit, raposdit popullor, anëtarit të parë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, autorit të 3 librave të botuara, analfabetit, i cili mbante përmendësh mijëra vargje, e kjo është një eveniment dhe kuriozitet i përbotshëm. Pa asnjë klasë shkollë, plotësisht analfabet, e një poet popullor, ndër më të njohurit për 50 vjet në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Sokol Arifi ishte një artist, valltar dhe lulishtar ( bahçevan ) i përkryer, i cili ua dinte përmendës emrat latinisht të gjitha luleve të qyteti “Bajram Curri”, ku punoj rreth 30 vjet , derisa dioli në pension. Ai ishte bahçevani i kujdesshem i qytetit të vogël në zemër të Alpeve, njeriu i dashur i çdo tropojani. Sa e sa njerëz e merrnin rrugën per në festen lokale të rrethit, në një të diel, fundgushti a fillimshtatori, vetëm me një mendim që ta a dëgjojnë Sokol Arifin duke recituar vjershat që i thurte në çast vet dhe i deklmanote si një artist skene. Ndonëse analfabet, Sokol Arifi, ka botuar tri libra: “Lum për ty, moj Tokë amtare” (1969), “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen” (1974), “Rapsodi popullore” (1986). Ai është dekoruar me shumë medalje dhe çmime letrare.Libri dorëshkrim “Armata e heronjve”, ka fituar çmimin e tretë në konkursin letrar të 35 vjetorit të ushtrisë popullore në vitin 1978.
Sokol Arifi lindi në Markaj të Tropojës më 10 shkurt 1925 dhe vdiq në vendlindje më 18 mars 2005.
Në 90 vjetorin e lindjes dhe 10 vjetorin e vdekjes, Klubi letrar në bashkëpunim me bashkinë “Bajram Curri” organizuan në mesditën e sotme një ceremoni solemne për dorëzimin e titullit “Qytetar Nder” i bashkisë “Bajram Curri”.Në këtë eveniment morën pjesë këshilltarët, kryetari i këshillit bashkiak, Xhemë Neza, kryetari i bashkisë Afron Demushi, krijues, bashkëkohës të Sokolit, bashkëfshatarë dhe familjarë.Në fillim foli kryetari i Klubit Letrar, Lulzim Logu, njëkohësisht moderator i aktivitetit, i cili shpalosi jetën dhe krijimtarinë e Sokol Arifit, e pastaj u shfaq edhe një dokumentar me autor Ismail Buçpapaj.
Për jetën dhe veprën letrare të Sokol Arifit folën krijuesit Haki Zllami, Gjon Neçaj, nënkryetari i këshillit të qarkut Sherif Hasandoçaj, kryetari i komunës Bujan, Bujar Hasanpapaj, bashkëfshatarë dhe bashkëkohës të tij.
Përshëndeti edhe kryetari i bashkisë, Agron Demushi.