E shtune, 03.05.2025, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Sadik Bejko: Poezi nga Genc Leka

E marte, 24.03.2015, 07:31 PM


Genc Leka (1941-1977) për arsye politike u ndalua të jetë mësues, për arsye politike u ndalua të shkruajë e të botojë. Po për këtë arsye dhe u pushkatua.

Po sjell prej tij 4 poezi: një për dashurinë, dy për prindërit dhe një poezi për vdekjen.

 

KUJTIMI YT

 

Kujtimi yt më hodhi këtë natë

Në thellësinë e brengave pa fund...

(Ah ëndërr e kaltër, këputur për mes)

Dhe nis mendimi rrugën më të gjatë,

Shtegun e blertë kur nuk e gjen gjëkund

Vezulluar prapë mbrëmjes e çdo mëngjes.

 

(Genci e vuajti një dashuri të parealizuar, derisa... ajo vdiq)

 

 

BABAIT

 

Si vegim më erdhi këtë natë

(Ku t’i çojë shpirti këta lot)

Si dikur hedh fletë vjeshtë e artë

Unë thinjem te kjo rrugë e gjatë

Kurse ti këndej nuk vjen më dot.

.........

Kushedi sa herë nëpër net...

Ti do vish i heshtur si vegim...

Fletë do të hedhë vjeshta e tretë.

 

(Babai i Gencit u varros në Prizren më 1966. U arratis në Jugosllavi më1954. Mbetën ‘jetimë’ Gencin dhe dy motrat, vajza të mitura)

 

 

NËNËS

 

Eh ç’do perëndojnë nënat tona

Dhe si dielli i bukur plot shkëlqim

Këtij “qielli” më s’do lindin dot.

Ndaj me mall gjer n’orët më të vona

Do na rrahin zemrat me trishtim

Dhe për to gjithnjë do derdhim lot.

 

(Nëna vdiq rreth 20 vjet pas Gencit)

 

 

POEZIA E FUNDIT

 

O hënë, pse dole, moj, kaq e trishtuar,

Mos vallë për mua po mban zi?

........

Ç’më fsheh ashtu me sy të lotuar,

Mos m’u sos jeta dhe unë s’e di?

Po dhe në vdeksha, jeta s’ka të mbaruar

Dhe pse sot po shkruaj të fundmen poezi.

 

(Shkruar në gusht 1976, pak ditë para arrestimit që i mori jetën)



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx